Në Fushë Kosovë ky person po ua vjedhë këpucët banorëve

Periskopi.com Lajme

Banorët e një blloku të banesës në Fushë Kosovë janë në hall me hajnat.

Këpucët të cilat i lejnë në hyrje, përkatësisht koridor,  banorët e ndërtesës ‘Fontana’ në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, më nuk i gjejnë.

 

 

H.M për Indeksonline ka treguar se një palë këpucë i janë vjedhur nga një person të cilin kamerat e sigurisë së banesës e kanë identifikuar.

Ai ka treguar se jo vetëm atij, por edhe të tjerëve që janë në këtë ndërtesë, shpesh iu ndodhin raste të tilla.

“Po ju kanë vjedh edhe ma herët shumë kojshive të njëjtës ndërtesë. Para disa muajve, njërit i është thyer hyrja në katin e gjashtë.  E vjedhje të këpucave kanë ndodhur edhe disa herë”, ka thënë H.M.

Ai ka treguar se rastin e kanë hapur edhe në Polici.

“Po, rastin e kemi paraqitur në Polici. Është hapur rast për vjedhje. Por, edhe Policia nuk po mundet me identifiku mirë personin në pamje”, ka shtuar ai.

Sic shihet në këto fotografi të dërguara në redaksi, hajni këpucët e vjedhura i bartë në qesen e zezë.