Tag: vetura e djegur

I largohen mbeturinat veturës së djegur të shndërruar në kontejner në Prishtinë
Hedhja e mbeturinave vend e pa vend është bërë dukuri mjaft e përhapur në vend.
Qytetaret në shumë raste nuk hezitojnë t’i shfrytëzojnë hapësirat e ndryshme për t’i hedhur ato, shkruan Periskopi.
Njëjtë po ndodh edhe në rrugën “Kadri Gjata” në Prishtinë, ku një veturë e djegur e cila ka kohë që qëndron aty, përpo që është e djegur, këtë veturë qytetarët po e shfrytëzojnë për hedhjen e mbeturinave.
Pas raportimit nga mediat për veturën e djegur e të shndërruar në kontejner, dikush ka marrë masa dhe i ka hequr mbeturinat që ndodheshin brenda saj./Periskopi/

Nuk largohet, vetëm pastrohet “kontejneri” veturë në Tophane
Dikur përdorej për transport, por deri në mëngjesin e së enjtes, e kryente një funksion tjetër.
Automjeti i djegur ishte shndërruar në kontejner nga banorët e lagjes “Tophane” në Prishtinë.
Dhe atë që nga marsi i këtij viti kur dikush i vuri flakën.
Kështu, ishte bërë shumë pengesë për banorët e rrugës “Kadri Gjata”.
Kompania “Pastrimi”, që të enjten e hoqi bërllokun, një ditë më herët i tha Klanit se nuk e ka përgjegjësi largimin e mbeturinave që janë jashtë kontejnerëve.
Ndërkohë, mbetet e padefinuar se kush është përgjegjës pse vetura e djegur mbeti në këtë pjesë të qyteti.
Pronari i makinës, Edis Sherif, thotë se policia ende nuk i ka përfunduar hetimet për rastin e djegies, andaj nuk e ka larguar nga aty.