Zbulohen detajet e rrëzimit të helikopterit të Vichai

Periskopi.com Sporti

Helikopteri që u rrëzua afër stadiumit të Leicesterit, duke i vrarë pesë njerëz, nuk iu përgjigjë komandave të pilotit, kanë treguar gjetjet e para.

Presidenti i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër të tjerë vdiqën kur helikopteri u rrëzua pas ndeshjes më 27 tetor.

Dega e hetimeve të aksidenteve ajrore (AAIB) njofton se helikopteri ka filluar të kthehej në të djathtë, ani pse piloti e kishte komanduar në të majtë.

Helicopter landing at the stadium

Tutje, AAIB ka shtuar se humbja e dukshme e kontrollit të helikopterit është duke u hetuar ende.

Pamjet tregojnë se helikopteri i quajtur, AugustaWestland AW169 ishte duke lëvizur normalisht për 40 sekonda, para se të bllokonte dhe të përplasej.

Përveç Vichait, në këtë incident mbetën të vdekur edhe Kaveporn Punpare, Nusara Suknamai, Izabela Roza Lechowicz dhe Eric Swaffer./Periskopi/

(L-R): Vichai Srivaddhanaprabha, Kaveporn Punpare, Nusara Suknamai, Izabela Roza Lechowicz and Eric Swaffer

Ja çfarë bëri Leicester për Vichain para se të fillonte ndeshja

Periskopi.com Sporti

Leicester ka luajtur sot ndeshjen e parë në King Power Stadium që pas tragjedisë së 27 tetorit, ku pronari i ‘Dhelprave’ u nda nga jeta, së bashku me 4 persona të tjerë në aksidentin me helikopter.

Gjithçka ka ndryshuar në Leicester.

Vdekja e Vichai Srivaddhanaprabha ka lënë një boshllëk të madh në qytetin që vetëm para 2 vitesh festonte titullin më të pamundur në histori dhe sot zhvilloi ndeshjen e parë në shtëpi, pa pronarin e paharrueshëm në tribunë.

Një ditë drithëruese, e gjitha kushtuar personit që e ktheu Leicesterin në një klub të njohur dhe të dashur në gjithë botën.

Para fillimit të ndeshjes me Burnleyn, i gjithë ekipi u bashkua në mesfushë për të kujtuar ish-pronarin.

Dy minuta heshtje absolute (për Vichain dhe për Remembrance Day, dita e dëshmorëve të Luftës së Parë Botërore), në mes tyre edhe i biri i Vichait, i cili do të vazhdojë misionin, ndërsa nuk mund të mungonte edhe Claudio Ranieri, i cili u kthye në stadiumin ku ka shkruar historinë.

Jashtë stadiumit, tifozët ishin me mijëra për të kujtuar presidentin, duke vendosur lule e duke lënë mesazhe në një zonë të caktuar.

Një ylber doli mbi King Power pak orë para ndeshjes, që u luajt nën një shi të lehtë e të pandalshëm, sikur edhe moti vajtonte në këtë ditë të hidhur.

Mijëra tifozë u bashkuan që në drekë, për të marshuar drejt stadiumit, në “Rrugëtimin për Vichain”, i pagëzuar edhe si “Rrugëtimi 5000:1”, për kuotën e famshme që Leicester dilte kampion para dy vitesh, ndërsa në sheshin e qytetit një parullë shkruante: “Për ty, Zoti President, Leicester të do më shumë se sa do ta dish ndonjëherë”./Periskopi/

Emocionuese: Leicester i dedikon fitoren presidentit të ndjerë

Periskopi.com Sporti

Leicester City arriti fitore të mundimshme në udhëtim ndaj Cardiff, me rezultat minimal.

Draymond Gray ishte realizatori i vetëm i kësaj ndeshje, shkruan Periskopi.

Dhe futbollistët ia dedikuan fitoren presidentit Vichai, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë pas përplasjes me helikopterin e tij privat.

Kujtojmë se gjithë tifozët që udhëtuan në qytetin e Uellsit kishin ushqim dhe fanela falas, në nderim të Vichai./Periskopi/