Për 20 vjet rresht, modelet e Victoria’s Secret u bënë më të holla e më të holla

Periskopi.com Showbiz

 Përgjatë 20 viteve modelet e Victoria Secret vazhduan të bëhen më të holla e më të holla. 

Sipas një studimi beli i modeleve të Victoria Secret ka vazhduar të bëhet më i imët. Beli i modeleve u zbrit rreth një inç përgjatë viteve, nga një mesatare prej 24.7 inç në 1995 në rreth 23.6 në vitin 2018, zbuluan studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit.

“Të heqësh një inç nga beli – kjo është shumë e vështirë për t’u bërë,” tha Dr. Neelam Vashi, autor kryesor i studimit.”

Disa blerëse që dilnin nga dyqani i Victoria Secret’s pranë Sheshit Herald thanë qe gjithcka u bie shumë e vogël.

“Kam vetëm një pale sytjena sepse shumica e gjërave nuk u përshtaten grave si ne,” tha 37 vjeçarja Amy De La Cruz për veten dhe vajzat e saj, përcjell Periskopi nga BBC.

Një grua 47-vjeçare tha: “Unë kryesisht shkoj për buzëkuq dhe parfume sepse e di se nuk ka asgjë që më përshtatet atje.”

Siç vuri në dukje studimi, ndërsa modelet e Victoria’s Secret e ben belin kërkesa për procedura kirurgjikale u rrit në mesin e amerikanëve, duke treguar kështu një dëshirë të mundshme për të arritur belin ideal thuhet në studim.

Por studentja 28-vjeçare e Kolegjit York, Elizabeth Rogers, e cila po bënte blerje në Victoria’s Secret në Midtoën tha se nuk idealizon modelet e markës VS. “Unë nuk do të dua të jem si ato modele sepse ju lexoni për të gjitha ato çrregullime të ngrënies që këto gra kalojnë vetëm për të qëndruar në formë dhe është e trishtueshme,”

Victoria’s Secret anulon spektaklin e madh, engjëjt s’do të veshin më krahët

Periskopi.com Showbiz

Nëse po prisnit që të shijonit sfilatën më të bukur në botë të modës, na lini t’ju themi se sfilata e engjëjve të Victoria’s Secret është anuluar zyrtarisht këtë vit!

Dje brand-i i njohur i të brendshmeve seksi, njoftoi se kompania po punon për të shpëtuar reputacionin e saj, pas rënies së vlerësimeve dhe kritikave për mungesën e diversitetit të saj.

Kompania L Brands njoftoi zyrtarisht se këtë fundvit nuk do t’i shohim engjëjt në pasarelë, katër muaj pasi modelja Shanina Shaik dha lajmin e trishtë.

Vendimi është pjesë e një lëvizje për të “evoluuar mesazhin e kompanisë” dhe duket se shfaqja është drejt rrugës për t’u bërë një relike e së kaluarës.

Kompania po largohet nga metodat ekstravagante të marketingut, pasi shitjet në Victoria’s Secret vazhdojnë të bien.

Shitjet kanë rënë 7 për qind në tremujorin e fundit në krahasim me një rënie prej 2 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

E dashura e Feros pjesë e Victoria’s Secret ?

Periskopi.com Showbiz

Disa ditë më parë lajmi se Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë në një lidhje bëri bujë në të gjitha mediat rozë në vendin tonë.

Ndërkohë që Fero është gjithmonë aktiv nëpër koncerte, Arbenita po zhvillon karrierën e saj në Londër. Pak orë më parë modelja zbuloi se është përzgjedhur nga make up artistja e famshme Charlotte Tilbury për tutorialin e modeleve të Victoria’s Secret.

Mesa duket shumë shpejt të “dashurën”  e Feros do ta shohim në pasarelat dhe kopertinat e revistave të famshme nëpër botë.

Kjo është modelja me të brendshmet mbi 1 milion dollarë

Periskopi.com Showbiz

Këtë vit, ‘Fantasy Bra’ e Victoria’s Secret do të veshet nga engjëlli Elsa Hosk.

Çdo vit, Victoria’s Secret dizajnon një palë të brendshme ‘të çmuara’ që kushtojnë mbi 1 milion dollarë e që ndonjëherë kapin vlerën e 2 milionshit.

Këtë vit këto të brendshme janë shumë të veçanta, të punuara me gurë Swarovski dhe në mbrëmjen e veçantë të spektaklit të madh të Victoria’s Secret, do të prezantohet nga modelja e njohur Elsa Hosk.

Elsa është një engjëll i VS që nga viti 2007 dhe është shprehur se nuk mund ta besojë se ajo është përzgjedhur për këtë privilegj.

Ajo këto ditë do të përcillet nga shumë truproje të cilët i qëndrojnë pas për t’u përkujdesur që këto të brendshme të mos zhduken ose modelja të mos sulmohet derisa pozon e parakalon në pistë për t’i prezantuar.

Spektakli i madh ‘Victoria’s Secret Fashion Show’ do të mbahet gjatë mbrëmjes së nesërme, 8 nëntor ndërsa do të transmetohet në televizion më 2 dhjetor.

Këtë vit ndër artistët që do të performojnë në pistë, derisa parakalojnë modelet, janë edhe këngëtaret shqiptare Rita Ora e Bebe Rexha.

Trapi i Gjermanisë e harron shpejt eliminimin e kombit gjerman, zbavitet me modelen braziliane

Periskopi.com Sporti

Kevin Trapp nuk ka humbur shumë kohë pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa Botërore… ai tashmë po kalon pushimet me modelen braziliane Izabel Goulart.

Portieri i PSG, 27-vjeçar, i ka dhënë fund paraqitjeve në Kupën e Botës me Gjermaninë pas eliminimit në fazën e grupeve.

33-vjeçarja, ish-modele e Victoria’s Secret, Izaebl u paraqit në disa foto në gishtin e saj me një unazë diamante duke treguar momentet e mira që po kalojnë në plazh.

Më parë, modelja braziliane zbuloi: “Kevin dhe unë bëjmë shumë dashur – katër ose pesë herë në javë”.

Pavarësisht se gjyshi i saj është gjerman, ajo nuk e mbështeti kombëtaren e Gjermanisë, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Në fakt ajo është parë në stadiumin ku Brazili e zhvilloi kundrejt Serbisë për t’i dhënë kurajo vendit të saj në një fitore të rëndësishme prej 2-0.

Ajo asnjëherë nuk ka postuar ndonjë mesazh publik për të mbështetur Trappin, por për Brazilin ajo nuk u kursye duke i uruar fat në përballjet e ardhshme./Periskopi/