Videoja më qesharake që i është bërë ndonjëherë Trumpit: Rojet nuk arrijnë  ta largojnë nga lojërat e fëmijëve

Periskopi.com Fun

Në rrjete sociale po qarkullon një video mjaft qesharake për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump – raporton Periskopi.

Aty paraqitet presidenti amerikan duke luajtur me fëmijë, derisa rojet e tij tentojnë ta largojnë nga salla duke e ngrehur për dysheme.

Në videon satirike që kinse është bërë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti refuzon të largohet.

Kjo nuk është hera e parë që nëpër rrjete sociale qarkullojnë video e fotografi të tilla qesharake për presidentin Trump.