Vietnami i jep shpresë botës: I shëron të gjithë të prekurit me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Autoritetet shëndetësore në Vietnam raportojnë se, të gjithë pacientët që rezultuan pozitiv me koronavirus në vend, janë shëruar dhe që prej 13 shkurtit nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se në Vietnam ishin të prekur 16 persona me virusin vdekjeprurës dhe tashmë edhe një pacientë i fundit nga ëuhani është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, në reanimacion ndodhet dhe një foshnje 3-muajshe, e cila nuk ka më shenja nga virusi. Vietnami shënoi të infektuarit e parë me koronavirus në 23 janar dhe 2 pacientët e parë ishin shtetas kinezë.

Edhe 8 persona arrestohen në Vietnam, për viktimat që u gjetën në kamion në Britani

Periskopi.com Lajme

Policia e Vietnamit i ka arrestuar tetë persona në lidhje me gjetjen e 39 trupave të pajetë në një kamion në Londër muajin e kaluar. Lajmin për arrestimin e tyre e bënë të ditur mediet shtetërore vietnameze.

“Duke u bazuar në atë që kemi marrë vesh nga personat e dyshuar, ne do të zhvillojmë hetime në mënyrë aktive për t’i luftuar këto rrjete që dërgojnë njerëz në Britani në mënyrë ilegale”, tha komandanti policor Nguyen Huu Cau.

“Gjëja më e mirë që mund ta bëjmë tash është që të merremi me pasojat e incidentit dhe t’i ndihmojmë familjet e viktimave që t’i marrin trupat e më të dashurve të tyre”, shtoi ai.

Ky rast i rëndë e ka vënë në pah dukurinë e dërgimit të njerëzve të varfër nga Azia dhe Afrika drejt shteteve perëndimore përmes mënyrave të rrezikshme të transportit.

Qeveria e Vietnamit njoftoi se një delegacion i diplomatëve dhe zyrtarëve policorë të këtij vendi janë nisur drejt Britanisë për t’u takuar me homologët e tyre dhe për të bashkëpunuar lidhur me hetimin e vdekjes së 39 qytetarëve të Vietnamit në kamionin që vozitej nga një shofer i Irlandës Veriore, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

Fëmijët e kalojnë lumin, të mbështjellur me qese, për të shkuar në shkollë

Periskopi.com Video

Modelja nga Vietnami rrezikon të dënohet rëndë për veshjen e saj (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Fustani i saj kishte kërkuar rreth një muaj punë, dhe tani po rrezikon modelen me një dëmin të rëndë.

Ngoc Trinh është një modele me origjinë nga Vietnami, e cila ishte pjesëmarrëse në festivalin filmik të Cannes, shkruan lajmi.net.

Por tani ajo rrezikon të dënohet me një gjobë të madhe për veshjen që e kishte përzgjedhur gjatë këtij organizimi.

Ministri i Kulturës dhe Sportit në Vietnam kishte thënë se veshja që modelja ka zgjedhur ishte në ndesh me ligjin në Vietnam dhe nëse modelja shpallet fajtore mund të gjobitet rëndë.

Trump në Vietnam: Masë e jashtëzakonshme e njerëzve dhe kaq shumë dashuri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump falënderoi popullin vietnamez për pritjen e ngrohtë pas arritjes në kryeqytetin vietnamez Hanoi.

“Sapo mbërrita në Vietnam. Faleminderit të gjithëve për pritjen e madhe në Hanoi. Një masë e jashtëzakonshme e njerëzve dhe aq shumë dashuri! “, shkroi presidenti i SHBA-së në Twitter.

Trump arriti në Hanoi në orët e mbrëmjes së kohës lokale, vetëm disa orë pasi një udhëheqës i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, arriti me një tren të veçantë në kryeqytetin e Vietnamit.

Ky do të jetë takimi i dytë i dy shtetasve që u takuan për herë të parë qershorin e kaluar në Singapor, kur sipas AP nuk u arrit asnjë marrëveshje e zbatueshme që do të detyronte Korenë e Veriut të heqë dorë nga arsenali bërthamor.

Trumpi arrin në Vietnam për samitin e dytë me Kim Jongun

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, kanë arritur në Vietnam një ditë para mbajtjes së samitit të dytë, në të cilin do të diskutohet për armët bërtahmore të Koresë Veriore.

“Sapo arrita në Vietnam. Faleminderit të gjithëve për pritjen e mrekullueshme në Hanoi. Sa shumë njerëz dhe sa shumë dashuri”, shkroi presidenti Trump në Twitter.

Në anën tjetër, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka ardhur në Hanoi me tren. Ky udhëtim ka zgjatur tri ditë dhe ka qenë rreth tre mijë kilometra i gjatë. Sidoqoftë, ai e bëri pjesën e fundit të udhëtimit me një veturë.

Të dy liderët, marrëdhëniet e të cilëve duket se janë përmirësuar gjatë samitit të parë në Singapor, do të takohen për një bisedë të shkurtër të mërkurën në mbrëmje dhe më pas do të hanë darkë së bashku.

Takimi i tyre i dytë po ndodh vetëm tetë muaj pas samitit të parë, i cili ishte takim historik mes liderëve të dy vendeve.

Qëllimi kryesor i takimit të dytë është arritja e marrëveshjes për hapa konkretë drejt çarmatosjes së Gadishullit Korean, shkruan “Reuters”.

Trump mbërrin në Vietnam për samitin e dytë me Kim Jong-un

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka arritur në Vietnam.

Ai për atje ka udhëtuar për të zhvilluar një samit që është I dyti me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jogn-un, shkruan Euronews.

Temë prapë do të jetë arritja e një marrëveshje të mundshme për denuklaerizimin e verikoreanëve .

Nisja me tren e Kim Jong ut për t’u takuar me Trumpin në Vietnam

Periskopi.com Lajme

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, e ka nisur udhëtimin me tren nëpër Kinë për të arritur në Vietnam, ku do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin do ta zhvillojë samitin e dytë për armët bërthamore.

Dy presidentët do të takohen në Hanoi tetë muaj pas takimit të tyre të parë historik në Singapor. Në atë takim, ata ishin zotuar se do të bashkëpunojnë për çarmatimin e Gadishullit Korean. Ndonëse prej asaj kohe është shënuar pak përparim, në takimin e dytë pritet të bisedohet për programin bërthamor të Koresë Veriore.

Në pamjet e publikuara nga mediet shtetërore të vendit komunist, Kim Jong Un është parë duke ecur drejt trenit në tepihun e kuq dhe i nderuar nga garda ushtarake dhe një grumbull i qytetarëve. Pasi ka hipur në tren, ai e ka përshëndetur turmën nga dritarja e vagonit duke mbajtur një cigare në dorë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët kishin marrë pjesë edhe në samitin e Singaporit. Pjesë e delegacionit është edhe motra e diktatorit, shkruan “Reuters’’.

 

Çka do të hanë Trump dhe Kim Jong’un në Vietnam

Periskopi.com Lajme

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga takimi i dytë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij koreano-verior, Kim Jong Un, vietnamezët kanë menduar çdo detaj për mikpritjen e dy mysafirëve.

Banorët e Hanoit, ku edhe do të zhvillohet takimi, shpresojnë që t’u jepet mundësia për t’u shërbyer dy liderëve, specialitetet e tyre.

Një pronar restoranti dëshiron që të shërbejë për dy udhëheqësit, supën e famshme vietnameze të quajtur, Fo.

Një supë me makarona orizi, dhe mish derri të pjekur në skarë. E njëjta supë në restorantin Bun Cha është shërbyer edhe për ish presidentin amerikan Barack Obama në vizitën e tij të parë në Vietnam.

Po ashtu, një bar në Hanoi ofron një koktej të veçantë të përgatitur enkas për samitin e dytë mes Trump dhe Kim Jong Un.

Kokteji special quhet “Peace Negroniations”, dhe bazohet në koktejin italian Negroni, i përbërë nga vermout, xhin, dhe kampari. Por kokteji për dy liderët në vend të xhin do të ketë soju, për të përfaqësuar Korenë e Veriut.

26 vjeçari shpreson se kokteji i tij do të ndihmojë në lehtësimin e bisedimeve.

Përveç koktejit, Trump dhe Jong-Un duhet të provojnë edhe kafenë me vezë, si simbol i paqes.

Pronari i “ Giang Coffee”, Van Dao shpreson që do t’i takojë dy liderët për t’u shërbyer atyre edhe kafen tradicionale vietnameze, transmeton oranews.

“ Unë do të isha shumë i nderuar nëse do t’i takoj ata,”-është shprehur 73 vjeçari, i cili tregon edhe sekretin e kafes me vezë. Meqë qumështi ishte me pakicë gjatë Luftës së Vietnamit, babai i tij mendonte se mund ta zëvendësonte atë me vezë, dhe kështu nisi tradita e kafesë me vezë.

Por banorët, nuk kanë menduar vetëm për ushqimet dhe pijet që do të ofrojnë për ta. Një endëse kapelesh ka menduar të bëjë për dy presidentët, kapele të veçanta, në rast se do të ketë reshje shiu.

Presidenti amerikan dhe ai koreano-verior do të takohen në Hanoi më 27 dhe 28 shkurt, pas takimit të parë historik të mbajtur në qershor 2018 në Singapor, ku dy udhëheqësit ranë dakord për të punuar për denuklearizimin e plotë të gadishullit koreno-verior.

 

Zyrtare: Formula 1 edhe në Vietnam

Periskopi.com Sporti

Prej muajsh qarkullonte lajmi se Formula 1 do të zbarkojë në Vietnam dhe sot ka ardhur zyrtarizimi.

Nga viti 2020, një nga garat e Botërorit të automobilizmit do të zhvillohet edhe në cirkuitin e Hanoi, në Vietnam.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Formula 1 në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, që konfirmon marrëveshjen mes presidentit Chase Carey dhe kompanisë Vingroup, që do të promovojë dhe organizojë këtë garë.

Sipas burimeve pranë F1, mësohet se gara e Vietnamit do të zhvillohet në prill të 2020-ës dhe do të jetë gara e katërt që zhvillohet në kontinentin aziatik, pas Kinës, Japonisë dhe Singaporit. Për në këto pista aktuale, Botërori do të zhvillohet në pjesën e dytë të sezonit.

Pista do të jetë e gjatë 5.5 km, në total janë 22 kthesa dhe do të jetë një pjesë e drejtë e gjatë 1.5km, ku shpejtësia maksimale pritet të shkojë 335km/orë.

Jemi të lumtur të konfirmojnë se Hanoi do të mirëpresë një garë të Formula 1. Kemi vendosur prej kohësh që të zgjerojmë horizontet tona dhe Vietnami përfaqësonte një ambicje për ne”, tha Chase Carey, presidenti i Formula 1.

Gara në Hanoi pritet të zhvillohet në rrugët qytetase, pra pritet një pistë spektakolare dhe mjaft interesante.

Formula 1 edhe në një vend aziatik

Periskopi.com Sporti

Formula 1 do të zgjerojë gamën e garave gjatë sezonit të vitit 2020.

Gara me vetura të shpejta do të shkojë edhe në një vend aziatik, e cila do të bëjë si duket të shtohen numri i pistave.

Në fakt, udhëheqësit e qytetit të Hanoi ka njoftuar se do të lejojnë që të mbahen garat e muajit prill pas dy vjetëve.

Agjencia France Press ka raportuar se do shteti vietnamez do të jetë nikoqir i garës pas arritjes së një marrëveshje mes palëve.

“Qyteti i Hanoi ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi që i lejon organizatorët e kampionatit të Formula 1 të zhvilloj garat në muajin prill të vitit 2020”, tha organizatori.

Theksojmë se gjatë vitit të ardhshëm janë planifikuar të mbahen 21 gara në shumë shtete të botës.

Ndryshe, tashmë dihet edhe kampioni i këtij sezoni, ku për të pestën herë titullin e më të mirit e ka fituar piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton./Periskopi/

E donin të njejtin mashkull, sot lidhen bashkë

Periskopi.com Fun

Dy konkurrente u larguan nga “The Bachelor Vietnam” pasi i shprehën ndjenjat njëra-tjetrës dhe tani po jetojnë të lumtura.

Ishte Minh Thu që tronditi shikuesit në shtator kur pranoi se është e dashuruar me konkurrenten e saj, Truc Nhu. Ajo po fliste me një mashkull që e donin të dyja, të cilit i tha hapur se nuk ka ndjenja për të.

Në intervistën e tyre për BuzzFeed, ato thanë se kuptuan ndjenjat kur ishin larg njëra-tjetrës pasi Minh u largua nga spektakli.

“Kur Mihn Thu u largua dhe unë mbeta pas, filloi të më merrte malli. Kisha shumë kujtime me të,” tha Nhu.

Sapo zbriti nga avioni, u takua me Thu që e priti në aeroport dhe kuptoi rëndësinë e lidhjes. Nhu shtoi se vendosi të qëndrojë pjesë e “The Bachelor” për t’u siguruar se ndjenjat ishin të vërteta dhe ti jepte një shans kësaj marrëdhënie.

Është hera e parë që kuptojnë se kanë ndjenja për një person të së njëjtës gjini.

Dalja në publik ishte pjesa më e vështirë pasi familja do të zbulonte cdo gjë.

“Para se të transmetohej episodi, u përgatita mendërisht për ç’do t’i thoja familjes sime. Kur më kërkuan të shpjegohesha, iu përgjigja me ‘Çfarë doni nga unë? Që të gjej një burrë dhe të bëj fëmijë? Apo të gjej lumturinë?’”, tregoi Minh.

Ndërsa Turc i tregoi hapur se është e lumtur dhe rruga tradicionale për një lidhje nuk është gjithmonë e duhura. Të dyja janë mbështetur nga ndjekës në të gjithë botën për këtë romancë të re.

Historia e tyre theu rekord audience pasi në Vietnam është ende e paligjshme martesa e të njëjtit seks.

Vdes presidenti i Vietnamit

Periskopi.com Lajme

Presidenti vietnamez, Tran Dai Quang vdiq sot në spital për shkak të një sëmundjeje të rëndë, bënë të ditur autoritetet vietnameze.

Ai ishte 61 vjeç. Quang kishte pritur presidentin amerikan, Donald Trump gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në vendin komunist vitin e kaluar.

Shfaqja e tij e fundit në publik ishte të mërkurën në një takim të Byrosë Politike të Partisë Komuniste vietnameze dhe në një pritje të një delegacioni kinez.

Quang nuk ishte shfaqur në publik për më shumë se një muaj vitin e kaluar duke ngritur spekulime për shëndetin e tij.

Ai u zgjodh president në prill 2016.

 

Koha kur McCain u kap rob nga Vietnami (Foto)

Periskopi.com Lajme

Senatori amerikan John McCain që vdiq mbrëmë në moshën 81 vjeç, ishte një pilot avionësh bombardues dhe ka marrë pjesë në luftën e Vietnamit.

Avioni i McCain ishte goditur dhe ai kishte rënë në një lumë, për t’u zënë rob nga vietnamezët.

Në disa foto të publikuara nga Agjencia Vietnameze e Lajmeve shihet momenti kur vietnamezët e kishin nxjerr nga lumi amerikanin.

Bëhet fjalë për 26 tetorin e 1967-ës, njofton Klan Kosova.

McCain ishte torturuar shumë nga vietnamezët, për t’u dhënë informacione për ushtrinë amerikane, por ai nuk ishte treguar asgjë.

“Ata më linin në tokë të qelisë për katër ditë rresht, kohë gjatë secilës herë kisha ndjenja e herë jo”, tregonte McCain.

“Politikë e tyre ishte që nuk të ofronin asgjë, kurrfarë shërbimi mjekësor, nëse nuk u jepje ndonjë informacion. Unë u pata treguar vetëm, emrin tim, gradën ushtarake, numrin serik dhe ditëlindjen. Kështu, pas ditësh të shtrira në qeli, atë nuk arritën të merrnin asnjë informacion nga unë”, ka shtuar ai.

​Stuhia merr jetën e 20 personave në Vietnam

Periskopi.com Lajme

Stuhia tropikale “Son Tin”, e cila e ka goditur këtë javë Vietnamin e Veriut , la pas 20 viktimave, njoftuan sot autoritetet vietnameze.

Stuhia e përfshiu vendin të enjten, ndërsa sot është ndalur, ku u bë e mundur edhe konfirmimi i numrit të viktimave.

Përveç konfirmimit të vdekjes së 20 personave, 16 janë të zhdukur dhe 14 janë të plagosur.

 

Joshua para përballjes me rusin Povetkin deklarohet rreth dopingut

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua nuk do të dëshironte që kundërshtari i tij Alexander Povetkin të rezultonte me doping.

Povetkin dy herë ka rezultuar pozitiv në testet e dopingut duke përdorur substanca të ndaluara. Por ai do të sfidojë Joshuan për të mbrojtur titullin kampion në Wembley më 22 shtator, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

“Më shumë do të dëshiroja ta humbisja ndeshjen se sa ai të rezultonte pozitiv në testet e dopingut”, tha Joshua.

“Nuk e shoh dopingun si një rrugë për ta bërë veten më të mirë, nëse një person është në gjendje të mirë kjo është arritur falë punës së tij të vështirë, dhe ju nuk do të keni nevojë për doping”, shtoi bokseri britanik.

“Peshojeni atë, doping, të qenët e ndaluar, rreziqet legale ose  dikush që është më i mirë se ju në një mbrëmje, jepini respekt dhe vazhdo”.

Sa për Povetkin, ai hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me të kaluarën e tij dhe tha se ai ishte i pastruar nga çdo veprim i gabuar.

“Kam qenë i justifikuar”, tha Povetkin.

“E di që unë jam i pastër. E di që unë isha i pastër kur u ktheva  që prej atëherë. Nuk e di çfarë ndodhi, por në fund të ditës, të gjithë çfarë mund të them është se unë isha i akuzuar për diçka të bërë gabimisht”.

Ndërsa, Joshua tha se nuk dëshiron që të jetë një zë i luftës kundër dopingut në boks.

“Muhamed Ali ishte një luftëtar për të drejtat e njeriut dhe Vietnamit, ai ishte një luftëtar i pabesueshëm por shkak i kësaj është që ata i erdhën pas e bënë një ikon atë”./Periskopi/

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

NEW YORK, NY - JULY 17: Anthony Joshua on stage at the U.S. launch of DAZN - The Future of Sports Streaming at Industria Studios on July 17, 2018 in New York City. (Photo by Johnny Nunez/Getty Images for DAZN)