Vinicius Junior ndjek metodën e Cristianos, ushtron më shumë se kurrë

Periskopi.com Sporti

Vinicius Junior është duke u ushtruar këtë kohë më shumë se kurrë për ta mbajtur gjendjen e tij më solide.

Mënyra e ashtuquajtur Cristiano ka ndihmuar atë të bëhet një lojtar i klasit botëror, duke punuar në palestrën e tij, si dhe atributet e tij fizike dhe mendore.

Trajneri i tij Lobo është ndër trajnerët më të respektuar të fitnesit në Brazil dhe ka punuar më parë me futbollistë të njohur dhe, Vinicius e bindi atë që të vijë në Madrid për të punuar me të pas lëndimit që pësoi, transmeton Periskopi.

Kështu Vinicius është bërë më i fortë, me peshë më pak të panevojshme dhe më shumë muskuj, duke ulur edhe përqindjen e yndyrës në trupit të tij, duke e bërë atë më të shpejtë pa humbur asnjë prej shkathtësisë së tij. /Periskopi.com.