​Nuk vuri masa, mbi 1 mijë viktima dhe 11 mijë të infektuar nga koronavirusi në Suedi

Periskopi.com Lajme

Suedia është një prej vendeve që ka ndjekur një strategji ndryshe nga shumë shtete të tjera të botës në luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë që shtete si Italia, Spanja, Franca e Gjermania kanë izoular të gjithë vendin, Suedia i ka lënë të hapura të gjitha aktivitetet e saj, përveç atyre me më shumë se 50 persona.

Tashmë numri i viktimave në vend ka kaluar mbi 1 mijë, më konkretisht 1,033.

Ndërsa numri i të infektuarve është 11,445.

Të pakët janë ato pacientë të cilët kanë fituar betejën me koronavirusin. Vetëm 381 persona kanë dalë nga spitali.

Pjesa tjetër ndodhen ende në terapi intensive e në spitale.

28 të vdekur dhe mbi 1 milion të evakuuar pas tajfunit Lekima në Kinë

Periskopi.com Lajme

Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe më shumë se një milion janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi tajfuni Lekima goditi Kinën.

Zyrtarët thanë se vdekjet u shkaktuan nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga stuhia.

Dhjetë persona të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Lekima goditi Wenling midis Tajvanit dhe kryeqytetit financiar të Kinës, Shanghai, në orët e para të së shtunës.

Stuhia fillimisht u cilësua një “super-tajfun”, por u dobësua pak para rënies së tokës.

Lekima tani po ngadalëson rrugën drejt veriut përmes provincës Zhejiang dhe pritet të godasë Shanghai, e cila ka një popullsi prej më shumë se 20 milionë banorë.

Ekuipazhet e urgjencës kanë luftuar për të shpëtuar shoferët e bllokuar nga përmbytjet dhe kanë kërkuar të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara.

Pemët e rëna dhe ndërprerjet e energjisë janë të përhapura.