“Shko q..” dhe karton i kuq për Valdes

Periskopi.com Sporti

Në ndeshjen e tij të parë në kampionat si trajner Viktor Valdes ndëshkohet me karton të kuq.

Trajneri i Barcelonës U19 u ndëshkua me karton të kuq pasi që përdori fjalor ofendues ndaj referit – shkruan Periskopi.

Ish-portieri i Barcelonës, ofendoi gjyqtarin kryesor duke i thënë “shko q..” pasi referi kishte akorduar një faull në dëm të Barcelonës.

Të rinjtë e Barcës fituan 1-0 me një gol të Nico Gonzalez./Periskopi/