Përmbledhja e paraqitjes së Viniciusit kundër Gladbachut pasi Benzema i tha Mendyt ‘ai po luan kundër neve’

Periskopi.com Sporti

Vinicius Jr i dha fund një nate të vështirë në barazimin 2-2 të Real Madridit me Borussia Monchengladbachun, të martën.

Sulmuesi brazilian, 20-vjecar, u vlerësua me notën më të ulët nga të gjithë futbollistët e Realit nga ‘Marca’, transmeton Periskopi.

Por ky nuk është lajmi kryesor që vjen për të nga ndeshja, pasi bashkëlojtari i tij, Karim Benzema kritikoi rëndë paraqitjen e brazilianit.

Në pamjet e mëposhtme Benzema dëgjohet duke i thënë Ferland Mendyt në frengjisht: ”Mos ia paso atij. Për jetën e nënës time, ai [Vinicius] po luan kundër neve,” derisa vetë Vinicius ishte vetëm disa centimetra larg bisedës.

Skuadra e Zinedine Zidane ishte në disavantazh 1-0 në kohën kur Benzema i dha këto komente. Vinicius kishte pasur një 45 minutësh të parë të vështirë, duke humbur topin në disa raste.

Derisa nuk i përkrahim aspak këtë reagim të Benzemas, frustrimi i tij ishte i kuptueshëm.

Tash është publikuar përmbledhja e paraqitjes së Viniciusit, që shpjegon frustrimin e sulmuesit francez. /Periskopi.com/

 

Vinicius: Tash po e kuptoj pse Pique më quajti të çmendur gjatë ‘El Clasicos’

Periskopi.com Sporti

Vinicius Junior ka pasur një zënkë me Gerard Piquenë gjatë El Clasicos së fundit, ku Real Madridi fitoi 2-0.

Vinicius ishte rrëzuar dhe kërkonte penallti, duke i kërkuar llogari edhe Piques, i cili i kthye me fjalët: “A jeni i çmendur apo cili është problemi i yt? A je i çmendur”.

“Unë nuk të kam prekur, nuk të preka”, i kishte thënë qendërmbrojtësi spanjoll.

Pasi i ka parë pamjet e asaj ndërhyrje, Vinicius, ka thënë se tani e kupton Piquen pse u shpreh ashtu, pasi ndërhyrja ishte bërë nga Arthur.

“Mendova që ai më preku, por kur i shikova pamjet, e pash që nuk ishte ai, por Arthur”.

“Për atë ai më pyeti se a jam i çmendur”, ka thënë Vinicius në kanalin e Real Madridi në YouTube.

Vinicius Jr. shkëlqen në fitoren e vështirë të Realit (Video)

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka arritur me shumë vështirësi ta mposhtë Valladolidin në Santiago Bernabeu.

Në fakt u desht inkuadrimi i transferit të ri Vinicius Jr., që ti jepte një kahje tjetër ndeshjes.

Ylli brazilian shënoi në minutën e 83′ për ta zhbllokuar ndeshjen, por që u konsiderua si autogol i Kiko.

https://www.youtube.com/watch?v=g6UN6UxrZyg

Në fund Benzema fitoi një penallti, të cilën në gol e shëndrroi Sergio Ramos, duke fituar tre pikë dhe duke çliruar trajnerin e ri Solari, pasi gjatë gjithë ndeshjes ishte në ankth.

Los Blancos ngjiten në pozitën e gjashtë me me 17 pikë, kurse mysafirët në pozitën e tetë me një pikë më pak./Periskopi/

Solari jep lajmin e papritur për Vinicius, reagojnë edhe tifozët

Periskopi.com Sporti

Vinicius Junior është po aq i gatshëm të startojë sa Karim Benzema, Gareth Bale, Asensio dhe gjithë lojtarët tjerë të ekipit të parë.

Ky është mesazhi që ka dhënë trajneri i ri i Real Madridit, Santiago Solari, para ndeshjes në “Santiago Bernabeu” me Valladollidin e Ronaldos, fenomenit.

Related image

“A është i gatshëm për të startuar Vinicius? Të gjithë lojtarët që kemi këtu janë të gatshëm për të luajtur, për të startuar, përveç atyre të dëmtuar. Të gjithë i dimë kualitetet që ka Vinicius, është e qartë”, u shpreh ai.

“Me Vinicius është e qartë, për mua janë dy gjëra; koha dhe loja, çka do të thotë se duhet të luajë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë lojtar më i mirë”.

Solari dhe një tjetër mesazh për të gjithë lojtarët, “kurrë s’ka lojtarë të padiskutueshëm”, duke i paralajmëruar se do të luajë ai që jep më të mirën çdo stërvitje e ndeshje.

Kjo deklaratë e trajnerit të ri i ka gëzuar tejmase tifozët madrilen, që një kohë të gjatë janë duke pritur për t’i parë kualitetet e brazilianit me ekipin e parë./Periskopi/

Ky është plani i Realit për Vinicius Jr

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka një plan për Vinicius Júnior i cili ka të bëjë me përmirësimin e këmbës së tij të majtë, lojës ajrore si dhe goditjes së tij.

Klubi Madrilen megjithëse ka planifkuar diçka të tillë nuk kanë caktuar afate se kur duhet kryer kjo gjë. Drejtuesit Madrilen gjithçka e kanë lënë të varet nga evolucioni i 18 vjeçarit.

Madrilenet, kur Vinicius Jr po luante ende në Brazil, i dërguan video atij për t`i shpjeguar se si luajnë lojtarët që tani janë bashkëlojtarë të tij.

Nga ana tjetër, Flamengo poashtu i dërgoi Madrileneve të gjitha të dhënat e lojtarit në fjalë.

Që nga viti 2016, Vinicius është rritur për pothuajse dy centimetra (1.77) dhe ka shtuar tre kilogramë të trupit (nga 65 në 68).