Maskat, probleme për policinë: Si do të zbulohen kriminelët?

Periskopi.com Lajme

Veshja e maskave mbrojtëse do të bëhet një normë e re, por edhe një problem i madh për kriminologët, shkruan CNN.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se njerëzit do të ndjeheshin më të rehatshëm duke dalë nga izolimi nëse ata mbanin maska.

“Si pjesë e heqjes së izolimit dhe kufizimeve, unë mendoj se mbulimi i fytyrës do të jetë i dobishëm,” tha ai, duke argumentuar se maskat do të ndihmojnë që njerëzit të japin besimin për t’u rikthyer në punë.

Sidoqoftë, perspektiva e një shoqërie të re në të cilën do të vishen maska ​​në publik krijon probleme për sigurinë dhe kriminologët.

Një kriminolog nga Universiteti Kingston afër Londrës, Francis Dodsworth, tha që një normalitet i tillë do të krijonte probleme të mëdha për ta.

“Kjo mund të hapë mundësi për ata që duan të mbulojnë fytyrat e tyre për një arsye penale. Ata mund ta bëjnë këtë tani pa shumë dilema,” paralajmëroi ai.

Ai dha një shembull të një arrestimi të kohëve të fundit në Spanjë.

“Ministria e Brendshme atje tha se një terrorist i ISIS ishte arrestuar muajin e kaluar në Almeria, një qytet jugor, ku ai kishte ikur nga Siria. Ai tha në një deklaratë se kishte rregulluar pamjen e tij nën pandeminë duke veshur një maskë”, tha kriminologu.

Ekspertët paralajmërojnë se veshja e maskave do të ndërlikojë hetimet e krimit, dhe njohja e fytyrave do të jetë e vështirë.

Francis Dodsworth paralajmëroi gjithashtu se është ende e paqartë se si maskat në fytyrë do të ndikojnë në algoritmin e programeve që punojnë në kërkimin e fytyrës.

​OBSH: Mund të duhet një vit për të përcaktuar origjinën e saktë të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se mund të duhet të paktën një vit për të përcaktuar origjinën e saktë të Covid-19.

Duke folur nga Gjeneva të premten, një ekspert i OBSH-së për viruset që përhapen nga kafshët, ka thënë se të dhënat e marra tregojnë se lakuriqin si burim kryesor dhe më pas te disa kafshë tjera si bartëse, shkruan BBC.

Kjo organizatë ka përsëritur se nuk ka parë ndonjë të dhënë, të cituar nga presidenti amerikan, Donald Trump, që virusi mund të ketë dalë nga ndonjë laborator në Kinë.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku saktësisht ka shpërthyer virusi. Sipas disa të dhënave ka dyshime për një treg të kafshëve në Vuhan, por nga 41 raste me koronavirus, vetëm 27 kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me këtë treg.

Ky virus mund të ketë kaluar prej disa lakuriqëve në disa kafshë të tjera, para se të kalonte në njerëz, megjithatë lloji i kafshës mbetet i paqartë.

Më 2012, kur ishte shfaqur virusi MERS, është dashur të bëhen kërkime një vit për të kuptuar që sëmundja ka pasur si origjinë devenë.

E pyetur javën e kaluar nëse kanë bazë pretendimet amerikane se virusi ka dalë nga laboratori, OBSH-ja ka thënë se pas rishikimit të të dhënave nga disa shkencëtarë, është e sigurt se shpërthimi ka origjinë natyrale.

Malishevë: Nga 78 të infektuar, 58 janë shëruar

Periskopi.com Lajme

Malisheva edhe sonte merr lajme të mira nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi në testet e sotme, konfirmohet edhe një i shëruar nga Komuna e Malishevës, ndërsa të gjitha rastet tjera të dyshuara, kanë dalë negative.

Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 58 persona, ndërsa në kurim e sipër janë edhe 17 persona.

 

 

Në komunikimin zyrtar me IKSHP, gjithashtu konfirmohet se sot janë bërë testet edhe për tetë persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qëndruar në karantinë në konvikte, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë, është si vijon:

Nga 76 të prekur, 58 janë shëruar, 17 janë në kurim e sipër, një ka pësuar me fatalitet.

Vitia: Më 30 prill i publikojmë masat zbutëse, por situata nuk do i kthehet normales për muaj e muaj

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte në Rubikon ka thënë se zbutja e masave do të bëhet publike më 30 prill, transmeton Periskopi.

Vitia ka thënë se megjithatë, situata  nuk do të jetë sikurse më herët, pasi virusi do të jetë prezentë për muaj e muaj.

‘’Më 30 prill, publike zbutja e masave, në bashpëunim me MEPTINIS dhe ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Në fillim kemi pasë disa mospajtime rreth këtyre masave, pork am marrë mirëkuptimin e tyre’’.

..Mund të ju konfirmoj se në takimet e pasura me ministritë, kanë qenë dy anë dhe në mes ministria e Shëndetësisë. Nuk do të ketë normalitet sic jemi mësuar më heret. Virusi do të jetë prezent për muaj e muaj, e ndoshta edhe vite. Derisa të zbulohet një vaksinë’’

‘’Në të gjithë botën. Para se të merren masat, janë disa rekomandime nga OBSH që duhet të sigurohemi se barja e Covid është nën kontroll’’./PERISKOPI/

 

 

​Shënohet rënie e numrit të viktimave nga koronavirusi në Turqi

Periskopi.com Lajme

Një rënie e lehtë e numrit të viktimave të koronavirusit vazhdon në Turqi, me 92 njerëz të vdekur në 24 orët e kaluara, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Bilanci i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 2.992, teksa 95 vdekje janë raportuar në të dielën dhe po aq edhe ditën e hënë.

Sot janë raportuar 2,392 raste të koronavirusit, një rritje e lehtë gjatë dy ditëve të kaluara, por numri është ende në përputhje me rënien e përgjithshme që Turqia ka regjistruar që nga mesi i prillit, kur arriti në 5,000 raste të raportuara brenda një dite.

Një total prej 114,653 u infektuan në Turqi, më i larti jashtë Evropës Perëndimore dhe SHBA.

Po ashtu, numri i personave të rikuperuar nga koronavirusi është rritur në 38.809, transmeton KosovaPress.

Kina karantinon 10 milionë banorë pas shpërthimit të virusit në qytetin Harbin

Periskopi.com Lajme

Një qytet i madh kinez ka miratuar masa të rrepta karantine kundër koronavirusit pasi u zbulua një shpërthim i ri atje.

Më shumë se 70 persona janë infektuar dhe mbi 4,000 janë duke u testuar në Harbin, pasi virusi besohej se ishte ‘importuar’ në qytet nga një student që ishte kthyer nga New York, sipas raportimeve të mediave lokale.

Zyrtarët kanë ndaluar tubimet dhe kanë urdhëruar komunitetet të monitorojnë nga afër vizitorët jo-lokalë dhe automjetet në qytetin me rreth 10 milionë banorë.

Pika kontrolli janë instaluar në aeroport dhe stacionet e trenave, për të kontrolluar ata që vijnë nga vende tjera.

Ky lajm vjen përderisa Kina njoftoi sot se kishte vetëm dy pacientë të prekur nga Covid-19 në gjendje kritike në Wuhan, vendi kur shpërtheu virusi në dhjetorit të vitit të kaluar.

Infektohet me koronavirus foshnja dy javëshe në Iran

Periskopi.com Lajme

Në Iran është infektuar me koronavirus një foshnje dy javëshe.

Prorektori i Universitetit të shkencave shëndetësore “Shehid Saduki”, Mehmud Nuri Sadkam, për agjencinë IRNA tha bëhet fjalë për një foshnje nëna e së cilës ka treguar simptoma të infektimit me koronavirus.

Duke theksuar se foshnja ka lindur para dy javëve, Sadkam tha se nuk kanë pritur transmetimin e infektimit tek foshnja.

Sadkam konfirmoi se foshnja ka qenë pozitiv ndaj koronavirusit dhe ndodhet e shtruar në spital.

 

Shkaku i virusit pezullohet prodhimi i birrës Corona

Periskopi.com Lajme

Grupi Modelo, e cila është kompania që prodhon birrën e famshme Corona, ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht prodhimin e këtij produkti për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore.

E njëjta kompani prodhon edhe birrat Modelo dhe Pacifico.

Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 prill në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Ky vend numëron më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje.

Lidhja e rastësishme në emër e birrës Corona me virusin thuhet se nuk ka ndikuar në shitblerje. Sipas kompanisë, shitjet e produkteve të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin më të shiturat.

Madje, kompania tha se në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë ka për 24% më shumë shitje.

Megjithatë, shitjet e produkteve alkoolike janë duke u rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas izolimit të amerikanëve të cilët duket se po konsumojnë edhe më tepër alkool.

​Zbulohet se cili lloj i gjakut është më i ndjeshëm ndaj koronavirusit

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët kinezë rishikuan të dhënat e 2,000 pacientëve nga spitalet në Wuhan dhe Shenzhen, duke përfshirë më shumë se 200 vdekje.

Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit me virusin korona, ndërsa ata me llojin zero të gjakut janë më rezistues, sipas një studimi të publikuar në faqen e internetit “medRxiv”.

Sipas të dhënave, në mesin e banorëve të Wuhan, 34 për qind kanë grupin e gjakut zero, 32 për qind llojin A, 25 për qind B dhe 9 për qind AB.

Për të marrë këtë informacion, shkencëtarët analizuan gjakun e 3,700 qytetarëve jo koronarë të Wuhan me virusin.

Banorët më të infektuar në Wuhan (38 për qind) janë ata me llojin e gjakut A, ndërsa 26.4 për qind të infektuar me llojin e gjakut B dhe 25.8 për qind kanë llojin e gjakut zero. Pacientët më të paktë, dhjetë për qind, janë ata me grupin e gjakut AB.

Për të kontr olluar terrorin e tyre, ata bënë një studim kontrolli mbi 398 pacientë shtesë nga Wuhan dhe Shenzhen dhe morën të njëjtin rezultat.

​Shkencëtarët italianë: Koronavirusi është inteligjent, do të dobësohet për të mbijetuar

Periskopi.com Shëndeti

Koronavirusi do të dobësohet me kalimin e kohës dhe do të bëhet më pak ngjitës. Kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar dhe është pikërisht ajo që do të ndodhë, pasi që virusi është inteligjent, tha shkencëtarja italiane Elisa Vicenza.

Ajo studioi SARS, gripin e derrit dhe virusin ZIKA si drejtuese e Divizionit të Patogjenezës dhe Biosigurisë Virale në Qendrën Kërkimore San Rafael, dhe tani është në ekipin koronavirus me imunologun Albert Mantovani të Universitetit Italian Humanitas.

Vicenza, së bashku me një grup shkencëtarësh, po eksplorojnë se si trupi lufton infeksionin e koronavirusit.

“Në luftën kundër koronavirusit, imuniteti i lindur, i ndërtuar nga qelizat e gjakut, lëngjet dhe indet, luan rolin më të madh, duke qenë linja e parë e mbrojtjes kundër çdo lloj infeksioni. Është një sistem me reagim të shpejtë, ndryshe nga imuniteti i fituar që përbëhet n ga limfocitet që kërkojnë javë për të prodhuar antitrupa. Hulumtimi ynë është i bazuar në molekula të imunitetit të lindur që mund të parandalojnë përhapjen e virusit më tej, “tha ajo.

Shkenca po përparon gjithnjë e më shumë çdo ditë në hulumtimin e efikasitetit të ilaçit kundër koronavirusit duke u përqendruar më shumë te molekulat që parandalojnë përhapjen e infeksionit dhe shumëzimin e tij.

Virusi COVID-19 ka një strukturë tredimensionale. Ajo është e përbërë nga një proteinë virale që lidh një receptor specifik në qelizat e synuara të sistemit të frymëmarrjes.

Bazuar në këtë strukturë, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë molekulat e duhura që do të punojnë për të parandaluar përhapjen e virusit në qelizat.

Për të parandaluar infektimin e virusit, shkencëtarët rekomandojnë marrjen e vitaminës B12 dhe vitaminës D, e cila vjen nga dielli. Ata gjithashtu rekomandojnë një dietë të pasur me vitaminë C.

​Ramadani: Asnjë indikator deri sot nuk na ka paralajmëruar se në Podujevë ka rrezik për shfaqjen e sëmundjes

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht se janë tri raste të konfirmuara me koronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk do të rekomandojë që të anulohen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, ka deklaruar se asnjë indikator deri sot nuk i ka paralajmëruar se nesër ka rrezik eventuale për shfaqje të sëmundjes.

Ai tha se të gjitha rekomandimet i janë dhënë KQZ-së dhe nëse mbahet distanca nuk ka përhapje të infeksionit.

“Procedurat e zgjedhjeve në Podujevë kanë qenë të parapara më herët dhe kanë mundur të ndërpriten në çdo moment po që se kishte ekzistuar rreziku i përhapjes së sëmundjes Covid 19. Asnjë indikator deri sot nuk na ka paralajmëruar, indikator matë s të situatës epidemiologjike, se në Podujevë nesër ka rrezik eventual për shfaqjen e sëmundjes. Kjo nënkupton se të gjitha masat janë ndërmarrë, KQZ-së i janë dërguar udhëzuesit e posaçëm se si të mbrohen dhe se dje dy rastet e para pozitive kanë dalë gjatë orëve të pasdites, domethënë deri të dielën i kemi 48 orë, dhe nën dy sot është heshtje zgjedhore, pra nuk kemi mundur ta parandalojmë dje fushatën, duke pasur parasysh se rastet kanë ndodhur pasdite. Kurse të dielën jemi të bindur dhe i kemi dhënë rekomandimet KQZ-së se në çdo vendvotim që në shumicën e rasteve janë shkolla ku ka hapësira të mëdha dhe po shihni se një hapësira e një klase mund të jetë si kjo hapësirë ku jemi ne sot dhe nuk ka asnjë rrezik mes neve sepse po e mbajmë distancën dhe të gjithë votuesit nesër në Podujevë do ta mbajnë distancën prej njëri-tjetrit dy metra , pa shkaktuar ndonjë grumbullim të madh. Dy metra larg njëri-tjetrit ne garantojmë se nuk ka përhapje të infeksionit”, tha ai.

Sot KQZ ka mbajtur një mbledhje, ku është thënë se do të vazhdojnë me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve nëse nuk do të kenë rekomandim nga IKShPK-së që t’i anulojnë këto zgjedhje.

Kutive të votimit qytetarët e Podujevës do t’i drejtohen nesër, pasi kryetari Agim Veliu është zgjedhur ministër në Qeverinë e Kosovës.

Nuk kanë të ndalur vdekjet nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Zyrtari kryesor mjekësor i Skocisë ka konfirmuar se personi i parë ka vdekur në vend nga Covid-19.

Gjendje alarmante në të gjithë botë, koronavirusi po shkakton vdekjen e shumë personave por bashkë me të edhe panik të madhe tek të tjerët, raporton “Sky News Breaking”, transmeton lajmi.net.

Kemi dëgjuar që Italia është vendi me më shumë raste të të infektuarve pas Kinës. Raste të reja në shumë vende të botës po transmetohen çdo ditë.

Kësaj radhe edhe në Skoci një person ka vdekur nga Covid-19, dhe ky rast është konfirmuar nga zyrtari kryesorë mjekësorë i Skocisë.

E rëndësishme është që të qëndrojmë të pastër duke larë duart në momentin e kontakteve me personat e tjerë, mbani distancë në mënyrë që të mos transmetohet virusi tej apo tek të tjerët.

Latifi kritikon zgjedhjet në Podujevë: Britania e Madhe i ka shty zgjedhjet lokale ne jo

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Blerim Latifti ka komentuar anulimin e zgjedhjeve në Podujeveë, ku sipas Latifit vendi jonë e ka traditë zhvillimin e zgjedhjeve në kushte të jashtëzakonshme.

Ai ka marrur shembull Britanin e Madhe e cila I ka shtyrë zgjedhjet e Kosova jo.

Ja statusi i plotë:

Britania e Madhe i ka shty zgjedhjet lokale, ne jo! Në fakt, ne kemi traditë të zhvillimit të zgjedhjeve në kushte të jashtëzakonshme. Në vitin 1992, në rrethana të terrorit policor serb, i patëm mbajtur “zgjedhjet e lira”. Pastaj në vitin 1998, kur lufta sapo kishte filluar, prapë u patën mbajtur “zgjedhjet e lira”. Vërtet, ne jemi sui generis, e shpesh edhe sui degeneris!

Gjumi jo i mirë ndikon në rritjen e rrezikut të prekjes nga gripi

Periskopi.com Shëndeti

Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Shumë studime konfirmojnë sa nevojë ka trupi për të paktën 7 orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet. Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flejnë pak, janë katër herë më të rrezikuar nga e ftohura se njerëzit që flejnë sa duhet.

Në një studim të fundit mjekësor, morën pjesë 164 njerëz, të prekur nga gripi. Shkencëtarët mbikëqyren ndikimin e faktorëve të ndryshëm në aftësinë e trupit për të mposhtur sëmundjen. Rezultatet konfirmuan se pjesëmarrësit që flinin më pak se gjashtë orë në natë ishin katër herë më rëndë me gripin në krahasim me ata që flinin 7-8 orë. Për më tepër, njerëzit që flinin më pak se pesë orë në ditë ishin shumë herë më të rrezikuar nga sëmundja. Mjekët nënvizojnë se gjumi ka një ndikim sh umë të fortë dhe të painjorueshëm në organizëm. Gjithçka shkon përtej ndjesisë së irritimit që të le mungesa e gjumit. Shëndeti fizik dhe ai mendor preket fort nga gjumi apo mungesa e tij.

Virozat janë gjithë kohën në qarkullim dhe i kemi gjithë kohën pranë. Viruset janë tek doreza e derës, tek kompjuteri, celulari që keni në dorë e në shumë vende dhe pajisje të tjera. Po atëherë si mundet që jo gjithmonë na kaplon e ftohura? Ekspertët pranojnë se ndonëse njeriu është gjithë kohën i ekspozuar ndaj viruseve, nuk sëmuret gjithmonë. Kjo ndodh sepse sistemi imunitar bën punë kryesore për të luftuar sëmundjet. Por ky sistem mbrojtës ka nevojë për pushim, dhe atë e merr vetëm nëpërmjet gjumit.

Rritet edhe më shumë numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

Periskopi.com Lajme

Rritje e konsiderueshme e të infektuarve me koronavirus në Serbi.

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se është shënuar rritje në numrin e të infektuarve me koronavirus.

Aktualisht në Serbi me koronavirus janë infektuar 31 persona, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm në Institutin Torlak janë testuar gjithsejtë 214 persona që janë konsideruar të dyshimtë me simptomat e koronavirusit.

Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar 29 persona prej të cilëve 7 kanë dalë pozitiv dhe 22 negativ.

Shërohet pacientja 0 e prekur nga koronavirusi në Greqi

Periskopi.com Lajme

Qendra operative e krizave spitalore ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin COVID-19, është plotësisht e shëruar. Me përmbushjen e afatit prej 14 ditësh në spital, pacientja 38-vjeçare dhe fëmija i saj 9 vjeç priten të largohen nga spitali për t’iu kthyer jetës së tyre normale.

Rasti 0 u evidentua në vend, mbasi pacientja 38-vjeçare u paraqit në spitalin Ahepa të Selanikut, mbas një udhëtimi biznesi në Milano.

Prej ekzaminimeve, u konstatua se edhe djali i saj 9 vjeç kishte simptoma të sëmundjes, ndaj edhe të dy u izoluan në spitalin e Selanikut në kushtet e karantinës së plotë.

Ata u mbajtën në një dhomë me presion negativ, ndërsa simptomat e tyre nuk ishin të rënda dhe organizmi reagoi mjaft mirë ndaj medikamenteve me të cilat u trajtuan.

Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe gjendjes së tyre psikologjike, e cila u vlerësua e kënaqshme.

Lajmi për shërimin e pacientes së parë, ka shtuar optimizmin në Greqi, ku deri tani janë diagnostikuar me koronavirus 99 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Vlen të theksohet se deri tani, në vendin fqinj, nuk ka asnjë viktimë prej këtij virusi, ndërsa prej gripit H1N1, janë shënuar më shume se 85 viktima që prej vjeshtës së vitit 2019./tch

KSHP: Deri sot në Kosovë nuk ka koronavirus

Periskopi.com Lajme

Virusi kinez Covid-19 apo i njohur ndryshe si koronavirusi i cili ka nisur që me të madhe të shpërndahet në të gjithë botën, ende nuk ka arritur në Kosovë. Të gjitha mostrat e marra nga Instituti Kombëtar deri më sot, kanë rezultuar negative.

“Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, sqarohen nga IKSHP.

Të tetë rastet sa janë analizuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë rezultuar negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në deklaratë.

Edhe 8 të testuar për koronavirus në Kosovë, rezultatet negative

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë sonte ka kryer edhe testimin e 8 personave të dyshuar me koronavirus që kanë rezultuar të jenë negativ.

IKSHPK informon qytetarët e Kosovës se që nga 8 shkurti deri më sot janë testuar 75 persona të dyshuar me koronavirus që kanë rezultuar negativ.

Sonte, të tetë rastet e adresuara si tëdyshimta kanë rezultuar negative, pra sipas IKSHPK në Kosovë nuk ka koronavirus.

Kjo është komunikata e plotë:

NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS !

Komunikatë për media (e treta nga laboratori)

Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Njofton IKSHPK: Nuk ka coronavirus në Kosovë, tri rastet e dyshimta të shfaqura sot janë negative

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur me coronavirus (COVID-19).

Në njoftimin e bërë nga IKSHPK thuhet se që nga data 08.02 deri me 06.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 56 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative, transmeton Telegrafi.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 06 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tri raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Me datë 06.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar tre pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2”, thuhet në njoftim

Tutje në njoftim bëhet e ditur se që nga data 01.02.2020 deri me 06.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.831 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.198, Vërmicë 825, Jarinje 187, Dheu i Bardhë 49, Hani i Elezit 56, Kullë 21, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë.

 IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:

• Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Lani duart porsa hyni në shtëpi!
• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
• Lani duart pas përdorimit të tualetit!
• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
• Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
• Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
• Personat të cilët kanë histori udhëtimi në zonat të cilat raportojnë për përhapje lokale të COVID-19 brenda 2 javëve të fundit, kanë kontakt të afërt me personat e konfirmuar ose të mundshëm me COVID-19, dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
• Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.

• Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.
• Kontaktet duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi
• Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të shumë personave
Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:
• Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.
• Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet, sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e higjienës së duarve është esenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe syve.
• Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të sigurta.
• Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.
• Mos pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.
• Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë dhe sapun.
• Monitoroni simptomat e juaja.
• Thirrni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.
• Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.
• Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
• IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 mars 2020, janë raportuar gjithsej 98.171 raste me COVID-19 dhe gjithsej 3.385 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 5.544 raste me COVID-19 dhe 159 raste të vdekjes. Itali (148), Francë (7), Spanjë (3) dhe Mbretëri të bashkuar (1).

Vdes 50-vjeçarja në Korçë, kishte probleme me frymëmarrjen, a ishte prekur nga koronavirusi?

Periskopi.com Lajme

Një 50 vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Korçës.

Mësohet se 50 vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë shtrimit në spital.

Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe pritet përgjigjja ditën e nesërme edhe pse paraprakisht mësohet se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga Koronavirusi.

Spitali Rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor kanë marrë masa ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse kemi të bëjmë me një rast të Koronavirusit.

Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojnë shkaqet e vërteta të vdekjes së 50 vjeçares./tch