71 vite nga themelimi i NATO-s

Periskopi.com Lajme

E themeluar 71 vite më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me tashmë 30 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: Dhjetë evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.

Gjatë viteve u bënë pjesë edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982). Kur BRSS-ja u shpërbë, në vitin 199 1, një fazë e re po krijohej për Aleancën dhe në maj 1997, NATO-ja dhe Rusia do të nënshkruanin “Aktin Themelues”.

NATO hapi zjarr për herë të parë më 28 shkurt 1994 duke gjuajtur katër avionë serbë në një zonë të ndaluar fluturimi të OKB-së në Bosnje-Hercegovinë. Më 16 dhjetor 1995, ajo zhvilloi operacionin e saj të parë në Bosnjë, ku shpërndau 60 000 trupa të forcave të IFOR-it.

Më 24 mars 1999, NATO nisi një fushatë bombardimi ajror për të ndalur shtypjen serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë 78-ditore, pa mandatin e OKB-së, rezultoi me tërheqjen e serbëve nga provinca, që kaloi nën administrimin e OKB-së, një forcë e NATO-s (KFOR) prej 40 000 trupash të cilët do të ruanin paqen. Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e kësaj ish-krahine serbe në shkurt të vitit 2008.

Në vitin 1999, NATO mirëpriti vendet e para të Evropës ish-komuniste: Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë.

Në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që i drejtohen nenit 5. NATO më pas bashkohet me Uashingtonin në “luftën kundër terrorizmit”.

Si e tillë, në vitin 2003, Aleanca mori udhëheqjen e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan (ISAF), misioni luftarak i cili do të zgjaste deri në vitin 2014.

Në mars 2004, shtatë vende të Evropës Lindore i bashkohen NATO-s: Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe tre ish-republikat sovjetike (Lituania, Estonia, Letonia), anëtarësimi e të cilave veçanërisht irritoi Moskën.

Këtyre vendeve u janë bashkuar në 2009 Shqipëria dhe Kroacia. Në 2017, Mali i Zi bëhet anëtari i 29-të, ndërsa këtë vit Maqedonia e Veriut u bë anëtari i 30.

Më 31 mars 2011, NATO mori komandën e ndërhyrjes perëndimore në Libi, e zbatuar nën një mandat të OKB-së në emër të mbrojtjes së civilëve. Operacioni “Unif ied Protector” prej 7 muajsh çon në përmbysjen e Muamar Gadafit.

NATO po ndihmon gjithashtu në parandalimin e piraterisë jashtë brigjeve të Afrikës dhe që nga viti 2016, ajo ka vendosur anijet e mbikëqyrjes për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Mesdhe. Aleanca ndihmon gjithashtu anëtarët e saj për të forcuar mbrojtjen e tyre kibernetike.

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe veprimeve të Rusisë kundër Ukrainës, NATO pezulloi bashkëpunimin me Moskën. Në vitin 2016, Aleanca vendos katër grupime shumëkombëshe taktike në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Ky është përforcimi më i rëndësishëm i mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.

Në nëntor 2018, NATO kreu manovrat më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë në Norvegji, disa qindra kilometra larg kufirit rus.

​Dy vite nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Periskopi.com Lajme

Sot bëhen dy vite që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosje.

Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vite dhe u paraprijë nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.

Liderët e vendit në atë kohë deklaruan se miratimi i demarkacionit do të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë, por sot, edhe një vit më pas, ende nuk ka asnjë zhvillim pozitiv rreth liberalizimit të vizave.

40 vjet jetë, ja 40 mësimet që mora

Periskopi.com Zoya

Nuk është e thjeshtë të jesh 40 vjeç. Familja, puna, jeta e përditshme na kërkojnë energji të vazhdueshme ditë për ditë.

Jemi energjike por të lodhura, të sprovuara nga jeta, me gabime plot por të mbushura me dije e mësime që na kanë bërë më të mprehta e më të ditura.

Këtu janë 40 gjërat që kam mësuar gjatë 40 viteve të mia:

  1. Rrudhat shfaqen gjithsesi.
  2. Ushtrimet janë themelore, por shumë më tepër për shëndetin sesa për estetikën e jashtme.
  3. Zbulon se kremi i diellit është një element më i domosdoshëm sesa mascara për qerpikët.
  4. Dashuria për bimët dhe kafshët është e pafund.
  5. Librat janë shoqëruesit tanë më të mëdhenj.
  6. Pirja e një gote verë me burrin tuaj është më e rëndësishme se sa një shtëpi gjithmonë xixë e pastër.
  7. Fillojmë të dëshirojmë nipër e mbesa, që në momentin që fëmijët janë rritur dhe kanë hapur krahët e tyre.
  8. Asnjë horoskop i mirë nuk e tejkalon një libër në duar.
  9. Dhënia e kohës tonë për një qëllim më të madh, na mbush me gëzim më shumë sesa blerja e një palë këpucëve të reja.
  10. Gjykojmë më pak, por kuptojmë më shumë.
  11. Flasim më pak, por dëgjojmë më shumë.
  12. Preferojmë të kalojmë kohën në një kurs me grep, në vend të një kursi të ri të një gjuhe të huaj.
  13. Daljet jashtë zëvendësohen nga takime me miq të mirë në dhomën e ndenjes.
  14. Shtylla kurrizore dhe gjunjët ekzistojnë dhe janë edhe kur je 40 vjeç. Ndonjëherë të mbajnë edhe deri 80 vjeç. Tregoni kujdes për to!
  15. Flokët e gjatë e të bukur u lënë hapësirë flokëve praktikë e të shkurtër.
  16. Ne nuk mbahemi më tek klishetë.
  17. Thjeshtësia bëhet një objekt luksoz.
  18. Një pushim i shkurtër pas drekës është gjallërues.
  19. Nuk na interesojnë më mendimet e të tjerëve.
  20. Lumturia jonë është qëllimi ynë më i lartë.
  21. Preferencat dhe shijet tona ndryshojnë shumë, por ato janë ende të mira!
  22. Paraja nuk ka më të njëjtën vlerë si më parë për ne.
  23. Thirrja e një shoqeje për një pije jashtë shpesh do të ndryshohet me një ftesë për kafe në shtëpi.
  24. Çaji ekziston! Është më i shijshëm se pijet e tjera të përpunuara dhe e gjen me shije të ndryshme.
  25. “Në ditët e mia” bëhet një shprehje e përdorur shpesh.
  26. Qenushët pjesërisht kompensojnë mungesën e fëmijëve tanë.
  27. Përvetësimi i inteligjencës emocionale dhe shpirtërore bëhet më i rëndësishëm sesa të kesh makinën e ëndrrave.
  28. Ecja në natyrë dhe dëgjimi i zogjve, ka një efekt qetësues që nuk e kishit menduar ndonjëherë.
  29. Një burrë ushtarak do të mbetet gjithmonë një ushtarak! Që në fëmijëri madje, adoleshencë dhe pjekuri. Kjo nuk ndryshon!
  30. Dalja nga shtëpia me diçka hedhur supeve dhe një ombrellë bëhet një rutinë.
  31. Të ndjesh përkujdesin e bashkëshortit, kur arrin në këtë fazë të jetës, ka më shumë vlerë sesa deklarimet gjithë mjaltë të dashurisë.
  32. Shkëputja është një fakt i ditur. Asgjë nuk është e jona, gjithçka është e shkurtër.
  33. Xhelozi?! Nuk kemi kohë për xhelozi, por bashkëshortin nuk duam ta ndajmë me femra të tjera gjithsesi.
  34. Angazhimi, besnikëria dhe bashkëpunimi janë vlera shumë më të vlefshme në një martesë sesa një fytyrë e bukur dhe një trup i paparë.
  35. Intensiteti zëvendësohet nga “armëpushimi”.
  36. Marrim zakonin e të përgatiturit për gjithçka.
  37. Qeshja me veten është argëtimi ynë më i mirë.
  38. Kemi mësuar të festojmë çdo fitore të vogël.
  39. Ne shqetësohemi gjithnjë e më shumë për familjarët e të afërmit tanë, edhe pa shkak.
  40. Ne bëjmë paqe me veten, me të kaluarën tonë dhe me frikërat tona.

Gruaja më e vjetër në botë mbush 117-vjeç: Dua më shumë

Periskopi.com Lajme

Kane Tanaka është personi më i vjetër në botë, duke festuar datëlindjen e 117-të në një shtëpi pleqsh në Fukuoka, në jug të Japonisë.

Në festën e datëlindjes që u mbajt sot, stafi në shtëpi dhe miqtë ishin gati, raporton TVQ Kyushu Broadcasting Co.

Tanaka, datëlindja e së cilës ishte më 2 janar, mori një pjesë të tortës së shijshme të datëlindjes dhe komentoi me një buzëqeshje: “Është e shijshme, dua më shumë”.

Tanaka u emërua personi më i vjetër i gjallë vitin e kaluar, sipas Librit të Rekordeve të Guinness.

Mosha e saj rekorde simbolizon popullsinë e jetuar gjatë, e cila, së bashku me nivelin e ulët të lindjes, ngjall shqetësime për mungesat e punës dhe mundësitë për rritjen e ardhshme ekonomike.

Numri i foshnjave të lindura në Japoni ka rënë me rreth 5.9 për qind në më pak ose 900,000, për herë të parë që kur qeveria filloi mbledhjen e të dhënave në 1899, sipas Ministrisë Japoneze të Mirëqenies Sociale.

Tanaka u lind në vitin 1903, u martua në vitin 1922 me Hide Tanaka. Çifti ka katër fëmijë dhe birësoi edhe një fëmijë tjetër, transmeton KosovaPress.

Ja personat më të rrezikshëm që po kërkohen me vite nga Policia e Kosovës (Foto)

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, është në kërkim të 6 personave të cilët po akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga vrasjet e rënda e deri tek grabitjet.

Lista e kërkimeve për persona të ndryshëm është e gjerë, por sipas faqes zyrtare të Policisë së Kosovës,  këta 6 persona po konsiderohen si persona të rrezikshëm, ndonëse ende nuk ka zhvillime për vendodhjen e tyre.

Në mesin e listës së personave të cilët po kërkohen nga autoritetet tona, janë edhe 3 serb, por që ende nuk është e specifikuar se për çfarë veprash po kërkohen këta persona.

Dusan Dragoljub Jovanovic, Ratomir Radun Bozovic, Branislav Rakic, janë 3 emra serbësh të cilët ende figurojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës vite me radhë, por se nuk dihet se çfarë veprash penale kanë kryer këta persona.

Në mesin e kësaj liste, ka edhe kosovarë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989, adresa e banimimit në fshatin Dobratin KK. Podujevë , po kërkohet për veprën penale, grabitje.

Policia i kishte rënë në gjurmë një grupi të cilët dyshoheshin se po vepronin në rajone të ndryshme të vendit, ku cak kishin bankat, pikat e shitjes së naftës, marketet e veturat, për këtë rast u arrestuan dy persona, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, ndërkaq Ridvan Ademi  dyshohet se është larguar nga Kosova dhe deri tani nuk ka informacione se ku është vendndodhja e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për IndeksOnline se emrat e personave që janë duke u kërkuar, janë në faqen e PK-së, duke mos dhënë detaje për numrin në tërësi të personave që po kërkohen.

“Lidhur me kerkesen tuaj ju njoftoj se, ne si Polici e Kosoves i kemi te publikuar ne ëeb faqe disa nga personat ne kerkim, ndërsa për detaje rreth numrit te atyre qe janë ne kërkim me urdhërarrest për vepra te ndryshme mund ti adresoheni organeve te drejtësisë”, tha Hoxha.

Listës së personave të kërkuar të cilët po konsiderohen si të rrezikshëm, i prijnë edhe Petri Salihu dhe Korab Zogjiani, ky i fundit dyshohet për vrasje të rëndë të Bekim Osmanit në vitin 2006, ku konsiderohet se motivi i kësaj vrasje, ishte hakmarrja.

Lidhur me këtë rast u arrestua axha i Korab Zogjianit, Shefki Zogjiani, me veprën shtytje dhe ndihmë në vrasjen për hakmarrje, ai u arrestua me 8 vite burg, ndërsa që nga 2006, nipi i tij, Korab Zogjiani, vazhdon të mbetet në arrati.

Në mesin e kërkimeve për veprën penale, vrasje e rëndë, ani pse jo zyrtarisht, 1 vit e gjysmë pas vrasjes sëliderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, nga autoritetet kosovare, ka urdhërarrest edhe për për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili dyshohet të ketë gisht në vrasjen e politikanit serb.

Për vrasjes e Ivanoviqit, Prokuroria Speciale kishte ndaluar shumë persona të cilët konsideroheshin si persona zyrtarë në veri e për të cilët ishin ngritur dyshime se ishin të implikuar në vrasjen e Ivanoviqit dhe se i ishin bindur urdhrave të Millan Radojçiqit.

Për Radojçiqin u tha se ai është parë shpesh herë në Kosovë, por që nuk ishte ndaluar nga askush.

Për Radojçiqin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe.

 

 

Për këta persona, Policia e Kosovës, ende kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tyre, madje Policia ka bërë thirrje që nëse i shohin këta persona, ti lajmërojnë menjëherë tek organet kompetente.

 

Hillary Clinton sot mbush 72 vjet

Periskopi.com Lajme

Hillary Clinton e lindur më 26 tetor 1947 është ish-sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Gjithashtu, ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante demokratike, si dhe e vetmja Zonjë e Parë që kandidon për post publik.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretarja e 67-të e SHBA, duke qenë nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë vitit 2001-2009.

Gjithashtu, si gruaja e Presidentit Bill Clinton, ajo ka qene Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001 Në zgjedhjet e vitit 2008, brenda partisë, Clinton ishte një kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale. Zonja Clinton është e admiruar në gjithë botën, dhe jo vetëm brenda SHBA.

Një banore autoktone e Illinois, Hillary nga fillimi ishte e angazhuar në politikë, si studente në Wellesley College në vitin 1969, pastaj dhe u diplomua si Juris Doctor në Yale Law School në vitin 1973,Yale University.

Pas diplomimit në universitetin e Jalës, Hillary u bë një avokate e shkëlqyer, duke këshilluar Fondin e Mbrojtjes të fëmijëve të Cambridge përpara se të bashkohet me ekipin e juristëve që këshillonin për Komisionin Juridik përfaqësues gjatë fajësimit të Presidentit Richard Nixon për skandalin Watergate.

Pas një kohe të shkurtër si avokate e Kongresit ligjor, ajo u zhvendos në Arkansas dhe u martua me Bill Clinton në vitin 1975,të cilin e kishte njohur ne universitet.

Rodham drejtoi gjygjin e Arkansas për Fëmijët dhe Familjet në vitin 1977. Ndërsa në vitin 1978, ajo u bë kryetarja e parë femër e Shërbimeve Ligjore të Korporatës, dhe në vitin 1979 ortakja e parë femër në Rose Law Firm.

“The National Law Journal” e ka renditur dy herë atë si njëra nga qindra avokatet më me ndikim në Amerikë.

Si Zonja e Parë e Arkansas 1979-1981 dhe 1983-1992 me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, në atë kohë guvernator, ajo udhëhoqi një grup pune për të reformuar sistemin e Arkansasit në arsimim. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në bordin e Wal-Mart dhe disa korporatave të tjera.

Në vitin 1994, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, për iniciativën e saj të madhe, për planin e kujdesit shëndetësor Klinton, nuk arriti të fitojë miratimin nga Kongresi amerikan. Megjithatë, në vitin 1997 dhe 1999, Clinton luajti një rol udhëheqës në mbrojtjen për krijimin e Programit kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për fëmijë, Akti adoptimi dhe Familjet e sigurta dhe Akti Foster Care Pavarësia.

Gjatë viteve si Zonjë e Parë ajo tërhoqi një përgjigje të polarizimit nga publiku amerikan. E vetmja Zonjë e Parë të cilës i është bërë thirrje gjyqi, ajo dëshmoi para një jurie federale në vitin 1996 në lidhje me polemikën e Whitewater, por asnjëherë nuk u akuzua për shkelje për këtë ose në disa hetime të tjera gjatë presidencës Clinton. Gjithashtu martesa e saj ka përjetuar skandalin Lewinsky në vitin 1998, një sprovë për çiftin Clinton. Hillary Clinton ka dalë e pastër tek të gjitha hetimet që i janë bërë.

Pas transferimit të shtetit, Clinton u zgjodh senatorja e parë femër e Nju Jorkut; ajo ishte e vetmja Zonjë e parë që ka kandiduar ndonjëherë për këtë post publik. Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, ajo mbështeti veprimet ushtarake në Afganistan dhe rezolutën e luftës në Irak, por më pas e kundërshtoi sjelljen e Presidencës së George W.Bushit të luftës në Irak dhe vazhdon të kundërshtojë shumicën e politikave të saj të brendshme.

Clinton u rizgjodh për Senatin në vitin 2006 në zgjedhjet paraprake Demokratike presidenciale të vitit 2008, Hillary Clinton fitoi shumë më tepër vota në zgjedhjet paraprake se sa kandidatet e tjera femra në historinë amerikane, por ngushtë ajo humbi nominimin për presidente, i cili arriti të fitojë zgjedhjet kombëtare.

Obama e emëroi Clinton si sekretare e shtetit, dhe ajo u konfirmua nga senati në janar 2009 ajo ka qenë në ballë të përgjigjes amerikane ndaj Pranverës Arabe, duke përfshirë dhe avokimin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Libi.

Si Sekretare e Shtetit, ajo mori përgjegjësinë për dështimin e masave të sigurisë në lidhje me sulmin e Bengazit në vitin 2012 , i cili rezultoi në vdekjen e personelit konsullor amerikan, por mbrojti veprimet e saja personale në lidhje me këtë çështje.

Clinton vizitoi më shumë vende se çdo sekretar tjetër shteti. Ajo shihte “fuqinë e zgjuar” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji, dhe fusha të tjera.

Krokodili që ka jetuar 110 milionë vjet më parë

Periskopi.com Lajme

Shkencëtarët më 25 tetor të vitit 2001, kanë gjetur mbetjet e një krokodili që ka jetuar 110 milionë vjet më parë.

Kafsha, e gjetur në Gadoufaoua në Nigeri, ishte e gjatë 12 metra dhe peshonte rreth 8 tonë.

Vrasësit të Ermal Kamberit i rritet dënimi në 16 vjet, familja kërkon së paku 25 vjet

Periskopi.com Lajme

Dy vite më parë u vra Ermal Kamberi në lokalin të cilin ai e menaxhonte..

Ndërsa vitin e kaluar Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Belgjikës, kishin arrestuar vrasësin e Ermal Kamberit, Sadik Bajramin.

Ky i fundit u dënua me vetëm 12 vite burg, por pas ankesës së familjarëe mbi vendimin, gjatë këtij viti dënimi i tij u rrit për katër vite.

Vëllai i Ermalit, Shpëtim Kamberi tha se për familjen e tij ky vendim është i papranueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se familja duan burgim të përjetshëm apo më së paku 25 vite.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:

Kemi lajme nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, pasi e kemi bër ankesen me Avokatin tonë, mbi vendimin e pa drejtë me vetem 12 vite burg me shumë shkelje nga Gjykata e Mitrovicës për vrasjen e vëllaut-djalit tonë Ermalit.

Me 4 tetorë dy ditë para zgjedhjeve e kishum seancen e parë dhe të fundit nga kjo Gjykat e Apelit, paskan vendos jo rigjykim por vetem rritje denimi direkt me vetem 4 vite rritje nga 12 qe kishte e shqiptuan denimin me 16 vite burg.

Për neve si familje është i pa pranueshem ky vendim nga Gjykata e Apelit, ne duam burg të përjetshem ose më se paku 25vite denim për kriminelin që na e vrau Ermalin tonë në punë, ky person është me të kaluar kriminale nga burgu i Zvicrres qe kishte mbajtur burg 4vite për hajni të rënda e kthejn në Kosovë sepse ishte pa dokumente atje “ilegal” kthehet k’tu bën vrasje për një rezervim tavoline, sepse Ermali nuk e kishte lën të ulët në atë tavolin. Për gjdo informatë më shumë do ju mbajm të informuar nesër.

 

18 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja Kornizë e Ohrit që u nënshkrua para 18 vitesh është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë.

Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni.

Roli i bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në ish-IRJM, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit e tyre: Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e paqes.

Pas negociatave të mundimshme me palët e konfrontuara, ata përgatitën dokumentin e ashtuquajtur “Versioni Draft i Dokumentit Kornizë”, të cilin më 7 korrik 2001 ua dorëzuan katër liderëve pjesëmarrës në Qeverinë e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe presidentit Trajkovski.

Gjatë zhvillimit të negociatave në Ohër, faktori politik shqiptar startoi me pozicione euro-perëndimore. Ai nuk doli me kërkesa për ndarje territoriale, por për barazi të plotë etnike, që ishte në harmoni me parimet europerëndimore.

Në fakt, kërkohej që karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase të pasqyrohet në rregullimin shtetëror.

Ndërkaq, pala maqedonase mbante pozicion ekskluziv duke refuzuar kërkesën që pasqyronte diversitetin objektiv të shoqërisë në konceptin e shtetit. Ose me fjalë të tjera, përderisa pala maqedonase synonte të kontrollojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve, pala shqiptare nuk ndërhynte në korpusin e të drejtave të maqedonasve.

Fundi i negociatave shqiptaro-maqedonase ishte Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Në momentin kur pritej që negociatat e Ohrit të marrin fund, qarqe të caktuara nacionaliste, qeveritare dhe joqeveritare maqedonase filluan të japin deklarata të pamatura, të cilat shkaktuan reagime të ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Këto deklarata përpiqeshin të minojnë procesin politik dhe projektin e marrëveshjes të hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Por, qendrat e vendosjes ndërkombëtare ia bënë me dije palës maqedonase, se: “Rrugëdalje më të mirë, pos pajtimit dhe nënshkrimit të këtij dokumenti nuk ka”.

Negociatat shqiptaro-maqedonase në Ohër zgjatën rreth dhjetë ditë dhe përfunduan më 13 gusht 2001. Nën trysninë ndërkombëtare, konflikti shqiptaro-maqedonas u mbyll me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Ajo u nënshkrua në Shkup nga përfaqësuesit shqiptarë dhe maqedonas që merrnin pjesë në koalicionin e zgjeruar qeveritar: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri.

Këtë marrëveshje e nënshkroi edhe kryetari i shtetit, Boris Trajkovski dhe ndërmjetësuesit evro-amerikanë, Leotard dhe Perdew.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfshinë dhjetë pika kyçe:

1. Parimet themelore;

2. Ndërprerja e armiqësive;

3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;

4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;

5. Procedurat e posaçme kuvendore;

6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;

7. Shprehja e identitetit;

8. Implementimi;

9. Anekset; dhe

10. Dispozitat përfundimtare.

Ndahet çifti i famshëm, pas 6 vitesh bashkë

Periskopi.com Showbiz

Aktori amerikan Jamie Foxx dhe tashmë ish- partnerja e tij, Katie Holmes i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndonëse ndarja erdhi muaj më parë, lajmi mundi të bëhet publik së fundmi, ku mësohet se ishte vetë 41-vjeçarja ajo që kërkoi shkëputjen pas qëndrimit së bashku për gjashtë vjet.

Sipas “US Weekly”, aktorja nuk ishte dakord me stilin e jetesës së Jamie Foxx-it. Ky i fundit thuhet se takonte vazhdimisht gra të tjera dhe përfshihej në festa të shumta.

Po kështu, burimi në fjalë shton se Holmes dhe Foxx nuk kanë pasur kurrë një lidhje normale pasi jetonin në qytete të ndryshme dhe takoheshin rrallë.

Nga ana tjetër, Holmes është më së shumti e fokusuar te rritja e vogëlushes së saj, Suri-t./tch

 

Tuna sot ka ditëlindjen, ja sa vjet mbush

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu – Tuna, sot feston ditëlindjen e saj të 34.

Tuna u rikthye pas një pushimi që kishte bërë për shkak se solli në jetë djalin e saj, Tianin.

Ajo u rikthye me albumin ‘Fortuna’ duke bërë një rikthim të fuqishëm.

Për këngëtaren duket se vitet janë vetëm numra, pasiqë ajo po mbahet në formën më të mirë, duke mahnitur me pozat edhe në moshën 34 vjeçare.

 

Messi sot ka ditëlindjen, mbush 32 vjet

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi, ka lindur më 24 qershor të vitit 1987. Ai është një futbollist argjentinas i cili luan si sulmues me klubin spanjoll Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren argjentinase.

Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012.

Ai gjithashtu fitoi në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Evropë. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompedicionet.

Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 Gola në La Liga. Në Shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 Gola me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare.

Njohur gjerësisht si lojtari më i mirë në botë, Messi është vlerësuar nga shumë komentues, trajnerë dhe lojtarët si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

 

Mbi 170 mijë qytetarë lëshuan Kosovën për 5 vjet

Periskopi.com Lajme

Migrimi i qytetarëve të Kosovës nëpër vende të ndryshme, kryesisht ato evropiane, pavarësisht perceptimit se ka shënuar rritje, sipas të dhënave zyrtare ka shënuar rënie.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës.

Përgjatë viteve 2013 – 2017, nga Kosova, sipas këtyre të dhënave, të cilat kanë si burim Agjencinë e Statistikave të Kosovës, kanë emigruara më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt dhe se një numër i konsiderueshëm emigruan duke kërkuar azil.

Trendi i emigrimit në Republikën e Kosovës thuhet në këtë raport, ka pasur një rritje të vazhdueshme deri në vitin 2016, përderisa pas vitit 2016 emigrimi se ka shënuar rënie të konsiderueshme.

Numri më i madh i qytetarëve, të cilët kanë migruar nga vendi gjatë kësaj periudhe ishte viti 2015, kur nga Kosova emigruan mbi 75 mijë qytetarë, shumica prej tyre në formë të parregullt. Derisa, në vitin në vitin 2017 emigrimi ka shënuar rënie dhe atë në rreth 12 mijë qytetarë. Pjesa më e madhe e emigrantëve për vitin 2017, ishin emigrantët të rregullt dhe arsyet ishin: bashkimi familjar, martesat, punësimi, studimi, etj.

Qytetarët e Kosovës, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, migruan kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, por kishte edhe qytetarë që u evidentuan se emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Sa u përket të dhënave për vitin 2018, ato nuk janë finalizuar ende nga autoritetet e Kosovës, por sipas disa të dhënave që i janë dhënë Radios Evropa e Lirë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tregohet se trendi i emigrimit ka shënuar rënie edhe gjatë vitit 2018.

Sefedin Kuçi, udhëheqës i Divizionit për planifikim dhe statistika në Ministrinë e Punëve të Brendshme thotë për Radion Evropa e Lirë se të dhënat për numrin total të emigrantëve të Kosovës për vitin 2018 nuk dihen, por dihet se janë rreth 3500 qytetarë, të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE-së përgjatë vitit 2018.

“Në aspektin e migrimit, në përgjithësi, duke përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë trendet gjatë këtyre viteve, kanë qenë pozitive sa i përket emigrimit të parregullt çka do të thotë se kemi pasur rënie të konsiderueshme të migrimit të parregullt. Nëse e shikojmë aspektin e azilkërkuesve në shtetet e BE-së, emigrimi në vitin 2018 ka qenë në pikën më të ulët të azilkërkuesve. Nga 67 mijë kërkesapër azil, të cilat kanë qenë në vitin 2015 kjo shifër në vitin 2018 ka qenë 3515, pra ka një rënie të konsiderueshme. Ne mendojmë se ky trend i rënies do të jetë edhe në vitin 2019”, thotë Kuçi.

Ai thekson se rreth 98 për qind e këtyre kërkesave për azil të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së gjatë vitit 2018, janë refuzuar.

“Në vitin 2018 kemi pasur një ndryshim sa i përket shteteve ku qytetarët e Kosovës kanë kërkuar azil. Para vitit 2018, vendet ku qytetarët e Kosovës kanë kërkuar më shumë azil ka qenë Gjermania, Franca, Austria..kurse gjatë vitit 2018 kjo ka pasur ndryshim në renditje, ku 58 për qind e kosovarëve kanë kërkuar azil në Francë ndërsa në Gjermani 16 për qind në Itali 9 për qind e kështu me radhë”, thotë Kuçi.

Ky trend i rënies së emigrimit të parregullt, shton Kuçi, do të ketë ndikim pozitiv edhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza.

Përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut emigrimin e qytetarëve të Kosovës për në vendet e ndryshme të botës e konsiderojnë si mjaft shqetësues.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se emigrimi i qytetarëve të Kosovës në vendet e botës është luftë për ekzistencë.

Kosova shton ai është një vend, i cili nuk është duke iu ofruar kushte elementare qytetarëve të saj dhe perspektivë të rinjve.

“Emigrimi po ndodh për faktin se ka mungesë të vendeve të punës. Të rinjtë ndonëse përfundojnë studimet apo shkollat profesionale nuk mund të gjejnë një vend pune. Nepotizmi ka lëshuar rrënjë në Kosovë, nëse nuk ke një përkrahje politike nuk mund të gjesh një vend pune dhe në mungesë të perspektivës, ata janë të detyruar të ikin nga vendi dhe të bëjnë një punë që nuk është në përputhje me kualifikimin që kanë, mirëpo ata detyrohen të ikin për një jetë më të mirë”, thotë Shala.

Ai thotë se të rinjtë nga Kosova po emigrojnë duke kaluar në rrugë të rrezikshme dhe po ju rrezikohet edhe jeta.

“Të rinjtë nga Kosova po detyrohen që të emigrojnë, kjo nuk është dëshira e tyre por është një zgjidhje e imponuar nga kushtet e vështira ekonomike dhe sociale dhe pa perspektivës. Emigrimi është bërë një domosdoshmëri për të mbajtur familjen”, thotë Shala.

Shala thekson se më shqetësuese është edhe fakti që kjo dukuri po tenton të minimizohet nga autoritetet e vendit, të cilat siç thotë ai kanë përgjegjësinë kryesore për këtë emigrim.

Në anën tjetër, Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se numri i qytetarëve, të cilët po lëshojnë vendin është shqetësues dhe se edhe pavarësisht kësaj, siç thotë Mazreku, institucionet e Kosovës po e neglizhojnë këtë dukuri.

“Unë mendoj se Kosova është duke u konsumuar me disa tema të tjera, të cilat tema në fakt janë duke i margjinalizuar këto temat reale që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, sepse pa pasur zhvillim ekonomik të vendit, nuk mund të ketë stabilitet politik e as social të atij vendi, në këtë rast të Kosovës”.

“Prandaj është shqetësuese se sa pak publicitet, sa pak theks media, publik dhe institucional i jepet këtij fenomeni, kur fshatra të tëra thuajse janë boshatisur. Kjo vërehet edhe në numrin e nxënësve që regjistrohen në nivelin fillor, atë të mesëm, por edhe universitar. Krejt kjo qasje, publike dhe mediale, nga shoqëria civile, por edhe institucionale, mendoj që është shumë shqetësuese”, thotë Mazreku.

Në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte theksuar se emigrimi i lartë do të ndikojë edhe në strukturën e popullsisë në vitet vijuese pasi që vlerësohet se pjesa dërmuese e emigrimit kishte përfshirë grup-moshat e reja kryesisht 25-44 vjeç.

Shqetësuese, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbetet emigrimi i qytetarëve me nivel të lartë të edukimit.

“Emigrimi po ndodh për shkak të mundësive më të mira për të bërë karrierë dhe kushteve socio-ekonomike në vendet e destinacionit, siç është evidente mjekët po emigrojnë në Gjermani. Bazuar në këtë, Kosova gradualisht po ballafaqohet me fenomenin e ‘Ikjes së trurit’ ose me humbjen e kuadrove”, thuhet në raportin e Ministrisë.

Popullata me origjinë nga Kosova që jeton jashtë vendit më 2017 është llogaritur të jetë më shumë se 800 mijë, që është ekuivalente me 46.36 për qind e popullatës që jeton në Kosovë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, i bërë në vitin 2011, numri i qytetarëve të Kosovës është llogaritur të jetë rreth 1.8 milion.

 

Tuna feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi sot

Periskopi.com Showbiz

Altuna Sejdiu e njohur për publikun si Tuna, sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja edhe pse nuk është aktive me projekte të reja muzikore, ajo përmes rrjeteve sociale i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Për Tunën, data 14 korrik është shumë e veçantë, kjo ngase me këtë datë këngëtarja feston ditëlindjen.

Sot, Tuna ka mbushur plot 33 vjet jetë, meqë rast ka pranuar shumë urime nga miqtë dhe fansat.

Kujtojmë që këngëtarja ka paralajmëruar rikthimin në skenë me një projekt të ri, por nuk ka dhënë datë të saktë.