Tahiri: Jam shumë i lumtur që sot fillojnë mësimin edhe fëmijët e kthyer nga Siria

Periskopi.com Lajme

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka uruar të gjithë nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, në veçanti fëmijët që në fillim të këtij viti u riatdhesuan nga Siria.

Ai tha se janë 74 fëmijë shqiptarë janë nxjerrë nga tmerri i luftës, për t’iu dhënë një mundësi të re si çdo moshatar i tyre.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Nga sot fillon një periudhë e re për fëmijët tanë. Në shkollat e Republikës, që janë burim i dijes e socializimit, mësuesit i presin krahëhapur mijëra fëmijë për të ecur bashkërisht me ta në rrugën e ndërtimit të së ardhmes.

Ky fillim viti shkollor, është akoma më i veçantë. Jam shumë i lumtur që sot në bankat shkollore do të ulen edhe fëmijët e kthyer nga konflikti në Siri.

Nuk ka qenë aspak e lehtë ta drejtoj një mision të tillë, por kam qenë i bindur se ka qenë vendim i drejtë që të marrim përgjegjësi për këta fëmijë dhe t’i kthejmë në vendin tonë.

74 fëmijë shqiptarë i kemi nxjerrë nga tmerri i luftës, për t’iu dhënë një mundësi të re si çdo moshatar i tyre.

Askund më mirë se në shkollë, nuk gjendet një mundësi e tillë.

Duhet t’i përkrahim e t’i inkurajojmë që të nxënë dije e të bëhen pjesë e jetës sociale që zhvillohet brenda shkollave tona.

Me kthimin e tyre, jo vetëm që kemi shfaqur një anë njerëzore të vlerave tona si shoqëri, por edhe kemi vendosur një standard të ri në rrafshin global, që sot është referencë edhe për vendet më të zhvilluara demokratike.

Me këtë rast, këtyre fëmijëve në veçanti dhe të gjithë fëmijëve të Republikës së Kosovës që filluan shkollën, ju dëshiroj shëndet dhe mësim nxënie të suksesshme.

 

 

Një mundësi e dytë për nxënësit e Mjekësisë në Prizren që kanë njësha

Periskopi.com Lajme

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka marrë vendim që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Vendimi është marrë nga drejtori i Arsimit, Skënder Susuri. Ky vendim duhet të zbatohet në afat prej 5 ditësh.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë =kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhet në vendimin e DKA-së në Prizren,

Tre zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ndërkaq kanë konstatuar se gjatë vlerësimit të nxënësve mësimdhënësit nuk kanë respektuar dispozitat ligjore.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shkollës, Zade Bytyci, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Drejtorisë së Arsimit.

Drejtoria e shkollës ka të drejtë ankese.