Ambasada ia heq sanksionet Haradinajt, i jep vizë amerikane

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.

Reporteri ka raportuar se ai është pajisur me vizë amerikanë ditën e hënë.

Për këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar zëdhënësen e Qeverisë, Donjeta Gashin, e cila ka thënë se nuk ka informacion për këtë çështje dhe se do të konfirmojnë një gjë të tillë, sapo të kenë informacionin.

Ndërkohë, këshilltari për media i Haradinajt, Halil Matoshi ka qenë i paqasshëm në telefon, pavarësisht disa përpjekjeve të Periskopit.

Kryeministrit Haradinaj, në janar të këtij vitit i ishte refuzuar viza amerikane. Kjo i kishte pamundësua atij udhëtimin për në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte ftesë për pjesëmarrje në këtë ceremoni.

Haradinaj që e quajti palaço ish-ambasadorin Delawie, mori vizë amerikane për 17 minuta

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i OVL UÇK’së, Nasim Haradinaj njihet për reagimet e tij temperamente. Ai është i pari që reagon e kundërpërgjigjet sa herë që dikush sulmon veteranët. Për këtë, ai nuk kursen askënd. Madje, as ndërkombëtarët. Njëherë e quajti palaço ish-ambasadorin amerikan, Greg Delawie, e së fundmi u përplas edhe me ambasadorin e  Zvicrës, Jean-Hubert Lebet. Por, përplasjet apo ofendimet ndaj ambasadorëve, asnjëherë nuk u bënë pengesë për Haradinajn në një prej çështjes më të ndijshme për të gjithë qytetarët e Kosovës – Lëvizjen pa viza.  

Nënkryetari i OVL UÇK’së, Nasim Haradinaj, në një deklaratë dhënë Periskopit bën të ditur se asnjëherë nuk përballet me pengesa, ku përpiqet të marrë viza për udhëtim.

Madje, konfirmon se ka shtetësinë evropiane, andaj nuk ka nevojë fare për vizë kur udhëton në Evropë.

Haradinaj thotë se ai ka nevojë veç për vizë amerikane.

E, atë thotë se e merr fare lehtë kur pati nevojë për të.

“Unë e kam shtetësinë evropiane, unë s’kam nevojë për vizë evropiane, kam nevojë veç për vizë amerikane. Për 17 minuta e kam marrë vizën amerikane. Unë isha në vizitë në Amerikë”, ka thënë Haradinaj në një deklaratë dhënë Periskopit.

Pak kush do të besonte se Nasim Haradinaj ka marrë vizë për 17 minuta në një vend, ambasadorin e së cilit e kishte quajtur palaço politik.

Ky reagim i  Nasim Haradinajt ndaj ambasadorit pati ardhur pas deklaratës mbrojtëse të Delawies për prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj.

“Pse nuk e mbrojti pra ai Delaëie palaço prokurorin Elez Blakaj. Ai i dinë krejt, është dashtë me e mbrojt edhe atë sikur po bëjnë në tërë botën”, kishte thënë Haradinaj.

Por, kjo deklaratë e tij nuk e pengoi atë që të marrë një vizë amerikane për pak ditë.

Sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat për çështje të ndryshme politike për të cilat nuk arrihet pajtueshmëri politike, përdor mosdhënien e vizave si sanksion ndaj figurave politike, përfshirë edhe kryeministrin e deputetë.

Kjo nuk është përplasja e vetme e Haradinajt me një diplomat ndërkombëtar në Kosovë.

Se fundmi, ai u përplas edhe me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, i cili dje tha se nuk është në rregull që Kosova të paguajë veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte të rëndësishme për qytetarët.

Haradinaj ka thënë për Periskopin se i vie mirë që ambasadori zviceran ka reflektuar për këtë çështje dhe shpreson se do të ndërmarrë hapa për mashtruesit që jetojnë në Zvicër, e vazhdojnë të marrin pensione të veteranit në Kosovë.

“Unë nuk kam thënë që ambasadori është veteran i rrejshëm. Më vjen mirë që ka reflektuar ai. Edhe në Zvicër ka mashtrues që i marrin këto para dhe jetojnë atje. S’kam thënë që është veteran i rrejshëm. Ai është pjesë e mashtruesve që i ka në Zvicër atje vetë. Në Zvicër ka punëtorë që jetojnë atje, e këtu i marrin paret. I ka qytetarë të vetë atje. Ambasadori masi ka dashtë me hy në këto sene, është dashur të matet mirë. Ai e ka marrëveshjen që Zvicra mund t’i kontrollojë ata të cilët e keqpërdorin kodin zviceran dhe atë të Kosovës. Unë e kam kuptuar që ambasadori ka reflektuar drejtë dhe do të veprojë tash e mbas”, ka thënë Haradinaj për Periskopin.

Ndërkohë, Parlamenti Evropian gjatë ditës së sotme ka votuar që të vazhdohet tutje me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./PERISKOPI  

 

 

E djegur në fytyrë e kraharor nga bombat në Siri, 16 vjeçares i refuzohet viza amerikane për shërim

Periskopi.com Lajme

16 vjeçarja nga Siria, e shpërfytyruar si pasojë e shpërthimit të një bombe, nuk mund të mjekohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i është refuzuar viza amerikane.

Një refugjateje siriane 16 vjeçare e cila ka mbetur e shpërfytyruar gjatë një bombardimi, i është mohuar viza amerikane për një trajtim mjekësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “Ndalimit të Udhëtimeve” të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Pas arratisjes në Turqi, ku mori mjekimin e parë, 16 vjeçarja u vendos me familjen e saj në Gjermani, por mjekët gjermanë e këshilluan të shkojë tek mjekë të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja është raportuar nga britanikja “The Guardian”.

Vajza u është nënshtruar 13 operacioneve për të mjekuar traumën e shkaktuar nga djegie të shkallës së tretë në fytyrë, kraharor dhe krahë.

Spitali pediatrik në Boston i kishte vendosur një rakim në nëntor të vitit 2018 dhe një agjenci vullnetarësh nga Massachusetts kishte siguruar një vendbanim të përkohshëm për të dhe babanë e saj.

Por qeveria amerikane i refuzoi vizën në 20 dhjetor me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar se vajza do të rikthehej sërish në Gjermani.

“Ndalimi i Udhëtimeve” ndalon hyrjen në Territorin amerikan të qytetarëve nga vende me mazhorancë myslimane mes të të cilëve dhe Siria.