Bill Clinton në Kosovë, takime me krerët e vendit

Periskopi.com Lajme

Miku më i madh i Kosovës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë.

Presidenti Clinton pritet nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet.

Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve.

Rita Ora vizitoi edhe varrin e gjyshit gjatë vizitës së fundit në Kosovë

Periskopi.com Showbiz

Para disa ditësh, Rita Ora erdhi në Kosovë për një mision bamirës në bashkëpunim me Unicef.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare vizitoi shumë familje në nevojë dhe mbi 400 mijë fëmijë.

Por, përveç vizitës së saj për punë bamirëse, Rita vizitoi edhe familjarë të saj dhe ishte tek varri i gjyshit Besim Sahatçiu, regjisorit të njohur shqiptar.

Këtë e ka bërë të ditur babai i Ritës, Besniku, i cili postoi disa fotografi në Instagram duke dokumentuar vizitat e saj.

Mediet serbe: Barrikadat që penguan Vuçiqin u vendosen me urdhër të Kadri Veselit

Periskopi.com Lajme

Mediet serbe të cilat vazhdimisht po raportojnë për ndalesën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për ta vizituar fshatin Banjë të Skenderajt, bëjnë përgjegjës Kadri Veseli për barrikadat në rrugë, raporton Periskopi. 

Mediumi serb Tanjug raporton se sipas burimeve jozyrtare se barrikadat për ta penguar Vuçiqin të shkojë në Banjë, janë vendosur me urdhër të Kadri Veselit.

Ky medium shkruan se Veseli aktualisht është kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mediet serbe përmendin deklaratën e Veselit dhënë ditë më parë se Vuçiq nuk ka pse të shkoi te Liqeni i Ujmanit.

Madje, patën thënë se nëse diçka i ndodh Vuçiqit në Kosovë, do të dihet se kush është përgjegjës, duke aluduar në Veselin./Periskopi

 

Vuçiq ndalet për kafe afër Ujmanit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili para pak minutash ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, aktualisht është duke pikë kafe në afërsi të liqenit të Ujmanit.

Vuçiq ka ndaluar tek liqeni i Ujmanit dhe nga aty ai pritet të vazhdojë për në Leshak.

Ai ka kaluar kufirin në mes të Serbisë dhe Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Kjo është agjenda dyditëshe e vizitës së tij në Kosovë:

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Përgjigja e shtetit të Kosovës që ia lejon Vuçiqit vizitën te Liqeni i Ujmanit

Periskopi.com Lajme

Shteti i Kosovës ka vendosur t’ia lejojë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që gjatë vizitës në Kosovë ta vizitojë edhe liqenin e Ujamnit.

Ky ndryshim i vendimit paraprak ka ardhur pas sugjerimeve të SHBA-së për institucionet e Kosovës, në mënyrë që të mos të ngritën tensionet ndërmjet dy shteteve.

“Kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar itinerari në përputhje me kërkesën zyrtare dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e re të institucioneve të Kosovës që i kanë kthyer palës serbe.

Burime brenda institucioneve të Kosovës bëjnë të ditur se pala kosovare gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me partnerët perëndimor lidhur me këtë vendim.

Në anën tjetër, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër do të vizitojë Liqenin e Gazivodës.

Këto janë paralajmërimet e Veselit për vizitën e Vuçiqit që alarmuan Serbinë

Periskopi.com Lajme

Në një konferencë për media të mbajtur dy ditë më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte folur për vizitën e paralajmëruar të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë. Ai kishte bërë të ditur se Vuçiqit nuk i ishte dhënë leje për vizitë te Liqeni i Gazivodës, ku thotë se nuk ka për çka të shkojë. Gjuha e Veselit kundër Vuçiqit në atë konferencë ishte më e ashpër se zakonisht, gjë që ngjalli menjëherë reagime në Serbi, raporton Periskopi.

Veseli disa herë në konferencë kishte përsëritur se nëse institucionet e Kosovës vendosin që ai të mos vinte, ai nuk do të futej në Kosovë.

Veseli dha deklarata edhe më ashpra.

Tha se po të mos ishte situata aktuale ku Kosova po tenton të fitojë liberalizimin e vizave dhe mirëmbajtjen e raporteve me partnerët ndëkombëtar, këmba e Vuçiqit nuk do të shkelte në Kosovë.

“Nuk e di nëse ka me ardh Vuçiqi në Kosovë. Ia kemi dhënë lejen. Nuk ka çka shkon te Liqeni i Gazivodës, nuk e di kush ka thanë që ka me shku. Nuk dihet as a ka me ardh. Nuk dua të bëhem këtu para jush të qenit më pak apo më shumë patriot. Kur ka qenë koha me tregu vetën ndaj agresorit, e kam treguar, kur ka mundur të më kushtojë edhe më jetë. Me Vuçiqin e kemi lehtë, me Serbinë do ta kemi lehtë sa të jemi të bashkuar.  Vuçiqi duhet ta dijë që nëse ne vendosim mos me ardh, nuk ka për t’u futur në Kosovë. Ajo çfarë tani jemi duke e menduar është vetëm për situatën e bashkëqytetarëve tanë, që ka të bëjë me pozicionin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran, me liberalizimin e vizave, me partnerët tanë perëndimor. Po të mos ish kjo situatë, le ta dijë çdo kush, madje edhe Vuçiqi, që nuk i kish shkel këmba në Kosovë me ditën e djehit. Këmba s’do t’i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje nëse mund të futet, le ta provon. E dinë edhe për atë tjetrin qysh ka shku”, kishte deklaruar Veseli gjatë konferencës për media, raporton Periskopi.

Pas kësaj deklarate të Veselit, kishte reaguar ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili tha se  ‘nëse i ndodhe dicka Vuçiqit në Kosovë, pas deklaratave të Veselit, atëherë Serbia do ta dijë kush është fajtor për këtë’.

Për të njëjtat deklarata të Veselit, sot reagoi edhe Instituti për Siguri Ndërkombëtare në Serbia, sipas të cilëve bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tyre, ndaj deklaratës së Veselit duhet të reagojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian sepse ‘ajo deklaratë paraqet një kërcënim të pashembullt ndaj një presidenti’.

“Nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk reagojnë ndaj kërcënimeve të Veselit dhe ndaj fjalimit të tij të mbushur me urrejtje, ne kemi frikë se Serbia mund ta humb besimin në vlerat dhe institucionet demokratike Perëndimore si dhe partnerët tanë, do të dekurajojnë Serbinë për të vazhduar tutje temat me interes strategjik që gjithashtu kanë të bëjnë edhe me integrime evropiane”, ka thënë Orhan Dragash, drejtor i këtij Instituti.

Në anën tjetër, Periskopi sot gjatë ditës raportoi se presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk i është dhënë leje për ta vizituar Liqenin e Gazivodës.

Policia e Kosovës në një përgjigje dhënë Periskopit bëri të ditur se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse Vuçiq tenton të shkojë te Gazivoda, pa leje./Periskopi

Gjuriq shtyn vizitën në Kosovë, jo të dielën, paralajmëron për javët e ardhshme

Drejtori i së ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar sot, se në javët e ardhshme do të jetë shumë publikisht në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Për dallim nga dje kur tha se këtë të diele do të jetë në veri të Kosovës, Gjuriq duket se ka ndërruar mendje.

Ai në Vrnjaçko Banjë ka thënë se ekzistojnë indikacione serioze që një grup i njerëzve, përfshirë ministrat Enver Hoxhaj dhe Edita Tahiri, janë të përzier në ndalimin e lirisë së lëvizjes, që në Serbi, sipas tij, paraqet vepër penale, transmeton lajmi.net.

Edhe dje Gjuriq kishte deklaruar diçka të ngjashme për Hoxhajn dhe Tahirin, por duket se është më i zbutur sot.

“Tentuan që ta pengojnë personin zyrtar dhe përfaqësuesin e qeverisë që ta kryej punën e tij. Unë do të jem me popullin tonë në Kosovë. Kam shkuar edhe më herët, do të shkojë edhe tash. Shembuj të tillë ka çdo ditë, sepse populli serb në Kosovë është i diskriminuar sistematikisht”, ka thënë ai.

Sipas tij, autoritetet në Kosovë “nuk duhet të luajnë me fjalë kërcënuese”, sepse askënd nga Serbia nuk do të mund ta ndalojnë që të lëviz lirshëm në Kosovë.

“Tentuan edhe në Graçanicë që të më ndalojnë, por nuk ia arritën qëllimit. As tash nuk do t’ia arrijnë”, ka thënë ai në fund.