Le Monde: Macron dëshiron të rifillojë marrëdhëniet franko-serbe

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës në Serbi, ka treguar se dëshiron të jetë një garantues i ndikimit evropian në rajon, i cili është objekt i dëshirave të Rusisë dhe Kinës, shkruan e përditshmja franceze Le Monde.

Duke përshkruar atmosferën gjatë vizitës së Macron në Beograd, gazeta thotë se kryeqyteti serb ishte i rrethuar nga ngjyrat e Francës – blu, të bardha dhe të kuqe.

Le Monde po ashtu përshkruan atmosferën gjatë adresimit të Macron dhe Vuçiq përballë Monumentit të Falënderimeve për Francën në Beograd, duke përkujtuar se Ivan Mestroviq, një student i skulptorit të njohur francez Ogist Roden, bëri statujën e bronzit të një gruaje – simbol të lirisë.

Gazeta gjithashtu thekson se gjatë një vizite dy-ditore në Serbi, Macron nuk u takua me përfaqësuesit e opozitës.

Mësohet çfarë shkruhej në letrën që Lavrov ia dërgoi Mogherinit para vizitës së Putinit në Serbi

Periskopi.com Lajme

Bëhet e ditur që Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, disa ditë para ardhjes në Beograd i ka shkruar Federika Megherinit ku i ka kërkuar informacione për bisedimet Kosovë- Serbi.

Gjatë vizitës të Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd, nuk kishte ndryshime në atë që tha në publik dhe atë që tha pas dyerve të mbyllura, tha sot ministri i jashtëm serb Ivica Dacic.

Ai shtoi se Serbia ka pritur me ndrohtësi delegacionin rus sepse ka “lidhje vëllazërore” me ta.

“Tema bazë është një miqësi e madhe që ekziston, jo një karakter historik i një miqësie të përjetshme, por një miqësi e provuar në punën, planin politik dhe ekonomik. Ne kemi rezultate të mira në periudhën e mëparshme, në ekonomi mund të jetë më mirë. Në pjesën politike, nuk kishte shumë ndryshim midis asaj që u tha hapur dhe asaj që u tha pas dyerve të mbyllura. Kjo është një mbështetje e plot për Serbinë. Të dy Putin dhe Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov janë të njohur me situatën, thotë Dacic.

Ai gjithashtu deklaroi se, sipas urdhrit të Putinit, në prag të vizitës së tij në Beograd, Lavrov i dërgoi një letër përfaqësueses së lartë të BE’së, Federika Mogherini, ku i kërkoi ta informojë atë sapo të arrihet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ajo u përgjigj një ditë para vizitës së tyre në Beograd, dhe ajo nuk tha asgjë në thelb. Por ajo tha se nëse kjo marrëveshje do të arrihej, ajo duhet të verifikohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thotë Dacic.