Kongresmeni amerikan, Eliot Engel viziton sot Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, pritet që të qëndrojë sot në Kosovë.

Engel do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, Engel ka qëndruar në Beograd ku ka takuar edhe presidentin Aleksandër Vuçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një vizitë në Luginën e Preshevës.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me presidentin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Ndryshe, Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Kështu po mundohet Ministria e Jashtme ta nxjerr veten pas lejes absurde që ia dha Gjuriqit të vijë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të vijë në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ia ka aprovuar kërkesën për vizitë, por, vetëm me lëvizje të kufizuar. Kërkesa e tij ka qenë ta vizitojë një Qendër të Studentëve.

Megjithatë, pasi MPJ-ja ia ka aprovuar këtë kërkesë, Gjuriqi ka bërë tjetër kërkesë për të vizituar edhe Ujmanin, çka më pas iu është refuzuar.

Sot, sipas mediave serbe Gjuriqi, bashkë me ministrin e Kulturës, Mladen Sharqeviç, do të takohet në Zubin Potok, në rajonin ku gjendet liqeni i Ujmanit (Gazivoda), me katër kryetarë të komunave veriore.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, në një përgjigje për Kohën tha se çdo tendencë tjetër e Gjuriqit, për të vizituar pika tjera, përfshirë këtu Ujmanin, do të ndërmerren masa të menjëhershme.

“Ka kërkuar leje për vizitë në Qendrën e Studentëve dhe ajo leje i është aprovuar nga ne. Dje ka bërë kërkesë për zgjerim të agjendës t’i vizitojë edhe disa pika tjera, ndër to edhe Gazivodën. Kërkesa i është refuzuar dhe ka ngelur në fuqi vetëm leja për vizitë në Qendrën e Studentëve. Në rast se ka tendenca për të vizituar pika tjera, përveç Qendrës së Studentëve, do të ndërmerren masa”, ka thënë Zyberaj.

Emina Çunmulaj arrin për vizitë në Kosovë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Modelja shqiptare ka arritur në Kosovë.

Emina Çunmulaj tash e sa ditë ka qëndruar për pushime në Ulqin, shkruan lajmi.net.

Pas Malit të Zi, ajo mori rrugën për në Shqipëri, ku qëndroi për pak orë dhe u nis për në Kosovë.

Modelja me të arritur në kufi, ka publikuar një fotografi, ku shihej tejet e lumtur për këtë vizitë.

“Mirë se vini në Kosovë”, ka shkruar ajo mbi foton, në të cilën u shfaq e veshur me një palë pantallona të verdhë dhe një bluzë të bardhë.

 

View this post on Instagram

 

Welcome to Kosovo ??

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Bill dhe Hillary Clinton vijnë në Prishtinë për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, të martën dhe mërkurën pritet të qëndrojë në Prishtinë, për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Bashkë me të është paraparë të jetë edhe gruaja e tij Hillary – por një tragjedi në familjen e saj e ka bërë të paqartë vizitën e saj në Kosovë, ndonëse ardhja vazhdon të jetë e konfirmuar.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se Bill dhe Hillary Clinton parashihet të mbërrijnë në Prishtinë të martën në mbrëmje.

Ish presidenti që ishte në krye të ShBA-së para dy dekadash kur Amerika sponsorizoi fushatën e NATO-s për çlirimin e Kosovës, të nesërmen – të mërkurën, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të kësaj dite historike për kosovarët.

Të konfirmuar ardhjen në Prishtinë e ka edhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton. Por vdekja e të vëllait të saj, një ditë më parë, e ka bërë të paqartë ardhjen e saj në Kosovë pas dy ditësh.

Megjithatë ardhja e saj, sikurse edhe e ish-presidentit vazhdon të jetë e konfirmuar zyrtarisht në agjendën e ceremonisë shtetërore që mbahet më 12 qershor.

Agjenda në fjalë, parasheh që çifti Cliton pas ceremonisë qendrore të 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s, të vizitojnë edhe bulevardin ‘Bill Clinton’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku ndodhet shtatorja e ish-presidentit të SHBA-ve që konsiderohet si miku më i madh i vendit dhe çlirimit të Kosovës.

Për këtë në ditët e fundit është punuar rreth zonës ku gjendet kjo shtatore dhe restauruar një pjesë e bulevardit ‘Bill Clinton’.

Pikërisht në shënimin e kësaj dite në Kosovë do të vijë edhe ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

“Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë“, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ.

Sipas këshillit, tubimi qendror do të mbahet në sheshin “Skëndërbeu”, duke filluar nga ora 11:00.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka provuar të dielën të marrë konfirmim për ardhjen e çiftit Clinton në Kosovë nga organizatorët e cermonisë, por ka qenë e pamundur.

Kujtojmë se Hillary Clinton për herë të fundit vizitoi Kosovën me 13 tetor të vitit 2010, kurse Bill Clinton më 1 nëntor të 2009 për të përuruar shtatoren e tij.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit nesër viziton Kosovën (Foto)

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, nesër pritet ta vizitojë Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se kjo vizitë, e para e nivelit të lartë, flet për afrimin e marrëdhënieve të Kosovës me Selinë e Shenjtë në aspektin bilateral dhe atë shoqëror.

“Vatikani ka qenë gjithmonë përkrahës i pavarësisë së Kosovës, ndërsa në këtë fazë finale të shtet ndërtimit është e domosdoshme që marrëdhëniet tona t’i lëvizim drejt njohjes”, shkruan Hoxhaj në facebook.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit vjen në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, ku do ta vizitojë Prishtinën e Prizrenin.

Kisha Katolike në vend e sheh këtë vizitë si një mundësi për ndryshim të qëndrimit sa i përket njohjes së pavarësisë së shtetit. Në një prononcim për Express, vikari i Ipeshkvisë, Don Lush Gjergji jep detaje për vizitën.

Njeriu i dytë i Kishës Katolike, Kardinali Pietro Parolin këtë vikend do të qëndrojë në Kosovë.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit që shumëkush e sheh edhe si Papën e ardhshëm, pritet që gjatë qëndrimit në Kosovë të marrë pjesë në dy mesha në Prishtinë e Prizren.  Në Kosovë shpresojnë që kjo vizitë e tij të sjellë edhe mesazhe politike që mund të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Vikari gjeneral i Ipeshkvisë në Kosovë, Don Lush Gjergji ka bërë të ditur se kjo vizitë vjen pas shpalljes së Dekretit të Papës për Ipeshkvinë Prizren e Prishtinë.

“Është publike vizita e tij, ka qenë më parë edhe delegati apostolik i Papës ku është bërë publik dekreti i Papës për shpalljen e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë. Kardinali Pietro Parolin vjen për një vizitë pas shpalljes dhe ka me qenë edhe ri shugurimi i Katedralës së vjetër që është meremetuar në Prishtinë”, tha ai.

Sipas Don Lush Gjergjit, ai do të vijë në Kosovë të shtunën e ardshme, derisa të dielën do të ketë meshë në Kateralen Nëna Terezë në Prishtinë si dhe në Prizren, deri sa të hënën do të largohet nga Kosova.

Por, se sa mund të sjellë ndonjë mesazh nga Vatikani për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Don Lush Gjergji shpreson për zhvillime të reja.

“Është gjest vetë ngritja e administraturës në nivelin e Ipeshviksë vetë ardhja e delegatit apostolik të ri vetë ardhja e personalitetit të dytë të Kishës flasin vetvetiu për marrëdhënie të mira dhe dashtë zoti për zhvillime të reja”, deklaroi ai.

Ndryshe dy muaj më parë në Vatikan, Papa Francesku ka emëruar Nuncin e ri Apostolik për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte shkruar se denominimi i Dioqezës Prishtinë Prizren, emërtimet e nivelit të lartë të përfaqësuesve janë tregues të avancimit të raporteve në mes të Kosovës dhe të Vatikanit.

E Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Parolin vitin e kaluar ka vizituar edhe Serbinë, aty u diskutua edhe për çështjen e Kosovës. Sekretari i Shtetit kishte takuar patriarkun serb  Irinej, me të cilin ai kishte trajtuar çështjen e Kosovës. Irinej kishte lavdëruar pozitën e Vatikanit karshi mosnjohjes së Kosovës.

Takimi i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit me Pariarkun Irinej është bërë me 30 qershor të vitit të kaluar. Në të njëjtën ditë, Parolin u takua me presidentin serb Aleksandër Vuciq dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daciq.

Parolin kërkoi që përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit të arrihet një zgjidhje dhe kompromis për Kosovën me qëllim mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit, duke shtuar se  Vatikani ndjek me vëmendje të veçantë situatën në rajon dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke theksuar se mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë është me rëndësi të veçantë për Këshillin.

Drejtori i Policisë në vizitë zyrtare në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Me ftesë të presidentit të Policisë Federale të Gjermanisë Dr. Dieter Roman që nga data 21 deri 23 maj në Policinë Federale të Gjermanisë po qëndron për vizitë zyrtare drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj i shoqëruar nga stafi i tij, në këtë rast drejtori i Departamentit të Policisë kufitare Shaban Guda, atasheu i Policisë, Driton Vrajolli dhe zyrtari i Ambasadës së Kosovës, Lulzim Pllana, raporton Periskopi.

Në një njoftim për media thuhet se në kuadër të vizitës që po realizohet në Gjermani, drejtori i Policisë së Kosovës u prit nga presidenti i Policisë Federale Dr. Roman, të cilët në shenjë nderimi për policët e rënë në detyrë në Policinë Federale fillimisht vizituan memorialin e tyre, me ç’rast drejtori i Policisë Qalaj në shenjë respekti la një shkrim në librin e vizitorëve të Policisë Federale, për të vazhduar më pastaj me takimet sipas programit të paraparë.

“Dr. Roman dhe z. Qalaj janë dakorduar se bashkëpunimi bilateral mes dy policive do të rritet dhe dy institucionet do ta mbështesin njëra-tjetrën në këtë rrugëtim. Përvojat e mira të bashkëpunimit në mes të dy policive do të vazhdojnë dhe ato vetëm sa do të intensifikohen në fusha të ndryshme të sigurisë si: kontrolli kufitar, shkëmbimi i informacioneve, trajnimi në fusha të ndryshme të sigurisë, shkëmbimi i programeve në avancimin e Policisë dhe mbështetja në fusha të ndryshme të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të vizitës drejtori Qalaj vizitoi edhe Departamentin e fluturimit, patrullimit me helikopter si dhe një pikë të përbashkët kufitare në mes të Gjermanisë dhe Polonisë. Të dy homologët Dr. Roman dhe z. Qalaj e vlerësuan lart takimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë policor dhe takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen./PERISKOPI

Gjuriq: Vitin e kaluar 18 herë nuk më kanë lënë të hyjë në Kosovë, nesër do të provoj prapë

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, sot në televizionin publik serb (rts) është ankuar se gjatë vitit të kaluar është përpjekur 18 herë të hyjë në Kosovë, por nuk ia ka dalë pasi “organet e Prishtinës nuk më kanë lënë”, ka thënë ai.

“Do të provoj edhe nesër për të hyrë në Kosovë”, ka thënë ai.

Sido që të jetë, sipas tij, “njerëzit nga Zyra e tij do të jenë me popullin serb që nesër voton në veri”.

“Popullin tonë në Kosovë askush nuk mund ta frikësojë dhe jam i bindur se nesër ai popull do ta dëshmojë forcën dhe harmoninë”, ka përfunduar ai.

Si u bë që të arrihet deri te vizita e Arbëreshëve të Italisë në Kosovë dhe bashkëpunimi me ta

Periskopi.com Lajme

“Ditët e Arbëreshëve në Kosovë”, është aktiviteti më i madh që Kosova e ka ndërmarrë ndaj komunitetit Arbëresh që jetojnë në shtetin e Italisë.

Ky aktivitet kulturor që ka filluar nga 3 dhe do të zgjatë deri më 6 maj, është organizuar nën patronatin e Ministrisë se Diasporës dhe Investimeve Strategjike, që udhëhiqet nga Dardan Gashi.

Organizime të shumta, si vizita, aktivitete kulturore dhe takime të ndryshme, janë paraparë që të bëhen gjatë këtyre tri ditëve sa do të zgjasë ky aktivitet, më i madhi i bërë ndonjëherë për Arbëreshët nga shteti i Kosovës. Madje, edhe Kuvendi i Kosovës mbajti dje seancë të veçantë në nderim të tyre.

Por, nga lindi ideja për këtë organizim?

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, teksa foli dje në seancën e Kuvendit, për nder të Arbëreshëve, tregoi se si lindi ideja për këtë organizim.

Ai tha se ideja për një organizim të tillë i kishte ardhur pas një vizite të vitit të kaluar atje, së bashku me zv/kryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e qeverisë shqiptare, Pandeli Majko.

Gashi, u shpreh se Arbëreshët e Italisë janë dëshmia më e mirë se nuk ka pushtues të mirë, teksa potencoi, se ata edhe sot e kësaj dite mbeten urë lidhëse mes shqiptarëve dhe civilizimit evropian.

“Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar, që t’ju uroj mirëseardhje sot këtu, juve miq dhe bashkëkombës nga Italia, në emër të Qeverisë së Kosovës. Gjate vizitës që kishim vitin e kaluar bashkë me zëvendëskryeministrin Limaj dhe ministrin Majko, lindi ideja që t’i ftonim kryetarët e komunave arbëreshe të Italisë, për vizitë në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Gashi u shpreh se më herët mendonin se në Itali janë vetëm 15 komuna arbëreshe, por kur filluan përgatitjet që ata të vinin në Kosovë, doli që ai numër të jetë trefish më i lartë.

“Atëherë ne mendonim se janë gjithsej jo më shumë se 15 komuna arbëreshe në Itali. Por kur filluam përgatitjet bashkë me Rosarijon, doli që ky numër të jetë trefish më i madh dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur e krenar, që kaq shumë komuna banohen dhe qeverisen nga motrat dhe vëllezërit tanë arbëresh. Po aq i lumtur jam, që takimin e parë të këtij lloji, pothuajse të gjithë kryetarëve arbëresh, të organizohet nga ministria ime dhe këtu në Prishtinë, në kuvendin e Kosovës”, shtoi ministri Gashi.

Ministri i Diasporës, para Arbëreshëve e kujtoi eksodin e 1 milion shqiptarëve gjatë vitit 1999, duke thënë se edhe para 500 vjetësh, stërgjyshërit e tyre, kishin qenë të detyruar që t’i lëshojnë tokat e tyre.

Me këtë rast Gashi tha se Arbëreshët e Italisë, janë shembulli më i mirë se nuk ka pushtues të mirë, teksa i kritikoi të gjithë ata që thonë  se “Perandoria Osmane ka qenë pushtetuese e mire”.

“Sot ka të atillë që tentojnë ta rishkruajnë historinë duke pretenduar se pushtimi otoman nuk ishte pushtim, por një bashkëqeverisje me një pushtues të cilin këta pretendojnë që ishte një “pushtues i mirë”. Ju jeni shembulli më i mirë dhe i gjallë se nuk ka pushtues të mirë. Se sigurisht paraardhësit tuaj nuk ikën nga të mirat që solli ky pushtues, por nga dhuna, shtypja e terrori që u ushtrua mbi ta”, ka thënë Gashi. “Pushtimi osman shkëputi shpirtërisht e fizikisht shqiptarët nga Evropa. Ju arbëresh të Italisë, duke qenë pjesë e civilizimit evropian, ishit pishtarët e rilindjes kombëtare duke u bashkuar me bashkëmendimtarët pro-evropian në Shqipëri, për të çliruar toka shqiptare dhe rikthyer popullin tonë në familjen evropiane”.

Gashi u shpreh se shumë shpejt ëndrra e Skënderbeut do bëhet realitet, “edhe me ndihmën tuaj, populli shqiptar dhe arbëreshët e Italisë, do të jenë pjese e një unioni shtetesh evropiane dhe do të jetojnë si një popull nën një kulm!”.

“Edhe sot, kur Kosova dhe Shqipëria kanë nisur rrugëtimin në Bashkimin Evropian, ju jeni ura lidhëse e popullit tonë me civilizimin evropian. E për këtë falënderojmë popullin mik italian dhe institucionet e këtij vendit, që mundësuan që me shekuj ju ta ruani gjuhën, kulturën dhe kishën tuaj të pavarur arbëreshe. Shumë shpejt, ëndrra e Skënderbeut do të bëhet realitet e edhe me ndihmën tuaj, populli shqiptar dhe arbëreshët e Italisë, do të jenë pjese e një unioni shtetesh evropiane dhe do të jetojnë si një popull nën një kulm!”, ka përfunduar Gashi.

E për nder të pritjes madhështore që iu bë nga Kuvendi i Kosovës, Arbëreshët kishin vendosur që të vishen me veshje kombëtare.

E para se të merrnin pjesë në seancën e Kuvendit, delegacioni i Arbëreshëve, në përcjellje të vetë Gashit, ishin për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes. Aty u takuan me ministrin Rrustem Berisha dhe drekuan me ushtarët e Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Pas përfundimit të vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe seancës së Kuvendit, delegacioni i Arbëreshëve, darkuan në njërin nga restaurantet e Prishtinës. Të pranishëm përveç Gashit, ishin kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë dhe shumë figura publike të artit dhe kulturës shqiptare.

Ata thanë se Arbëreshët e Italisë, janë gurthemel i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke iu dhënë kështu merita të mëdha për kontributin e tyre ndër vite në kulturën shqiptare.

Arbëreshët e Italisë, u shprehën të lumtur me faktin që ka filluar një bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe atyre, duke thënë se ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet.

Ata u shprehën gjithashtu të gëzuar me faktin se tashmë kanë filluar që të njohën edhe më shumë me kulturën shqiptare, përmes vizitave të ndryshme që i kanë bërë këto ditë nëpër monumente kulturore në Kosovë.

Teksa, ditëve ne vazhdim pritet të bëhen aktivitete të ndryshme për nder të tyre, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, premtoi se tashmë përkrahje dhe mbështetja për këtë komunitet do të jetë shumë më e madhe në të ardhmen.

 

Presidenti i Bankës Evropiane viziton Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti  për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sir Suma Chakrabarti, do ta vizitojë sot Kosovën gjatë një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgatitje për takimin vjetor të Bankës për vitin 2019 që do të mbahet në Sarajevë në muajin maj. Kjo është vizita e parë e Presidentit që nga viti 2016.

Gjatë qëndrimit të tij njëditor, Presidenti Chakrabarti do të takohet me zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sir Suma Chakrabarti, do ta vizitojë sot Kosovën gjatë një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgatitje për takimin vjetor të Bankës për vitin 2019 që do të mbahet në Sarajevë në muajin maj. Kjo është vizita e parë e Presidentit që nga viti 2016.

Gjatë qëndrimit të tij njëditor, Presidenti Chakrabarti do të takohet me zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Haradinaj për vizitën në SHBA: Isha si me thanë në Pejë ose Deçan të Amerikës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për vizitën disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që pati atje – raporton Periskopi.

Haradinaj tha se në këtë vizitë nuk ka pasur takime protokollare të nivelit të lartë, pasi nuk ka shkuar në SHBA, por në veri të Amerikës – në Detroit.

“Nuk kam qenë në Uashington fare, po kam pas disa miq që kanë ardhur me më vizitu aty ku isha. Jo vizita protokollare. Kam shkuar me i pa shqiptarët e mi, bashkëkombësit e mi. Nuk kam ba vizitë protokollare në Uashington. Kam shku si me thanë në Pejë të Amerikës ose në Deçan të Amerikës i kam taku bashkëkombësit e mi për miqësi. Herave të kaluar kam takuar zyrtarë të lartë, por ato kanë qenë vizita të tjera. Kjo është sikur vjen dikush në Gllogjan të Kosovës apo në Kaçanik. Unë kam qenë në një vend krejt tjetër, larg Uashingtonit”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai tha se arsyeja kryesore e vizitës së tij në SHBA ishte një borxh 20 vjeçar pa la.

“E kam pas një borxh gati 20 vjeç me la. Çdo vjet, komuniteti katolik shqiptar “Shën Pali” në Detroit më çojnë ftesën për shënimin e Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së flamurit të Dedë Gjo Lulit. Më bëjnë nderim tre muaj më herët. Në janar ma çojnë ftesën për prill. Kësaj here isha me i pa ata. Ajo është në veri të Amerikës, afër Kanadasë atje dhe të them të drejtë ndihesha i nderuar që isha me ta. Kemi kaluar një periudhë vëllazërore”, ka thënë tutje Haradinaj./PERISKOPI

Kë e takoi Haradinaj gjatë vizitës në ShBA përtej asaj që u bë publike

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar në një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizitën, Haradinaj e realizoi falë vizës amerikane që më në fund ia lëshoi Ambasada amerikane në Prishtinë. Ai kishte qenë në mesin e politikanëve të sanksionuar nga amerikanët shkaku i mos-pezullimit të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Por, a ishte vizita e Haradinajt private apo zyrtare dhe pse ai nuk u takua me asnjë zyrtar amerikan? Periskopi ju sjell detaje të reja…

Më 5 prill të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një kumtesë të Zyrës së Kryeministrit thuhej se Haradinaj udhëtoi në Amerikë, me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Me këtë rast u tha se kryeministri Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit, si dhe zyrtarë të tjerë të ShBA’së.

Por, kush ishin zyrtarët e tjerë të ShBA’së asnjëherë nuk u bë e ditur.

Në fakt, gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri nuk bëri publik asnjë takim me zyrtarë amerikanë të shtetit.

Andaj, nuk dihet se kë prej tyre ka takuar në të vërtet dhe çfarë karakteri kishin ato takime.

Këshilltarja e kryeministrit, Donjeta Gashi, ka thënë për Periskopin se kryeministri ka pasur edhe takime të tjera në SHBA, të cilat kanë qenë jo-protokollare, andaj të njëjtat nuk janë bërë publike.

Por, sipas saj, kjo nuk nënkupton se ato takime kanë qenë më pak të rëndësishme.

Gashi shtoi se përveç ftesës nga Komuniteti Katolik Shqiptar, vizita e Haradinajt më shumë ka pasur karakter ekonomik.

“Ka pasur edhe takime të tjera, të cilat kanë qenë jo-protokollare, andaj edhe nuk janë bërë publike, edhe ato kanë qenë të rëndësishme. Por vizita kryesisht ka pasur karakter ekonomik, ku janë zhvilluar takime me investitorë potencial”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Me të mbërritur në SHBA, Haradinaj publikoi një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shkroi për takimet që do pritet t’i ketë.

Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, 5 April 2019

“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, shkroi Haradinaj.

Të nesërmen, ai publikoi një fotografi nga një drekë pune me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun dhe bashkëpunëtorët Edi Demaj dhe Marjan Camaj, të cilët janë ndërmarrës në Detroit të SHBA’së.

Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, 6 April 2019

“Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së. Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit. I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj shkoi edhe për vizitë në një nga kompanitë më të suksesshme të Detroit, Bedrock, ku partner teknologjik në ndërtim janë edhe kosovaro-amerikanët Etrit dhe Edi Demaj.

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, 6 April 2019

“Vizitë në njërën nga kompanitë më të suksesshme të Detroit, Bedrock ku partner teknologjik në ndërtim janë edhe kosovaro-amerikanët Etrit dhe Edi Demaj. Duke pas në fokus sektorin e patundshmërive Bedrock me vëllëzërit Demaj, janë shndërruar në forcë kryesore të zhvillimit të Detroit pas krizës ekonomike. Me një investim prej 3 miliardë dollarësh, Bedrock, përmes KodeLabs 60% e softëareve i punon në Kosovë, me të rinjtë tanë. Duke e pasur përqëndrim zhvillimin ekonomik të vendit, para këtyre ndërmarrësve dhe partnerëve të tjerë, shpalosa platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë. Në këtë ofertë të Kosovës, karshi tërheqjes së investimeve direkte, Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt, për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës”, shkroi Haradinaj.

E krejt në fund, Haradinaj publikoi fotografitë nga festa e komunitetit katolik shqiptar “Shën Pali” në Detroit, në shënim të 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë dhe Ditës së flamurit të Dedë Gjo Lulit.

Shumë i nderuar të isha në mesin e komunitetit Katolik Shqiptar “Shën Pali” në Detroit dhe shqiptarë të të gjitha…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, 7 April 2019

“Shumë i nderuar të isha në mesin e komunitetit Katolik Shqiptar “Shën Pali” në Detroit dhe shqiptarë të të gjitha trojeve tona, në shënim të 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë dhe Ditës së flamurit të Dedë Gjo Lulit, një prej ngjarjeve më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare. Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë. Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në”, shkroi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj kishte qenë në mesin e politikanëve të sanksionuar nga amerikanët, si pasojë e vendimit për mos-pezullimin e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, e cila ka bllokuar dialogun me Serbinë në Bruksel./PERISKOPI  

Haradinaj për vizitën në Amerikën: Kam kalu qysh është më së miri

Periskopi.com Lajme

Haradinaj arrin në Bllacë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi disa ditë. Ai thotë se ka kaluar si më së miri.

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurëthemelit të muzeut për nder të refugjatëve të Bllaca gjatë luftës së ‘99-ës.

E para kësaj, ai ka qëndruar katër ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pasur takime me përfaqësues shqiptarë.

Haradinaj, i pyetur sot në Bllacë për vizitën e tij në SHBA, u përgjigj shkurt dhe pa detaje.

“Si në Amerikë ma, qysh është ma së miri”, u është përgjigjur Haradinaj media.

Shumë shpesh është raportuar për problemet me marrjen e vizës amerikane që kryeministri ka pasur për shkak të qëndrimeve të tij për cështje të ndryshme.

Së fundmi taksa ndaj produkteve serbe dhe këmbëngulja e tij për të mos e hequr atë, ka shkaktuar paknaqësi te SHBA’ja që ka insistuar për heqjen e saj.

Veseli dhe Beqaj vizitojnë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, kanë vizituar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.

Ata tutje do të bëjnë ecje në këtë park ku do të bëjnë vizitë në në spital, ndërtesën e akomodimit dhe në hapësirën për prodhim dhe në kantinë.

Pas David Hale, në Kosovë vjen edhe një zyrtare e lartë amerikane

Periskopi.com Lajme

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjen e Narkotikëve, Kirsten D. Madison, do të vizitojë së shpejti Kosovën.

Sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit, zonja Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, për të nxitur reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë.

Ajo do të flasë në një ceremoni ku do të dhurohen pajisje që do të rrisin ndjeshëm aftësitë ligjzbatuese në Agjencinë e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Para se të shkojë në Kosovë, zonja Madison do të kryesojë një delegacion amerikan që do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Komisionit të 62-të për drogat narkotike në Vjenë. Në takim, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë veprime në rritje nga vendet e ndryshme, për të kontrolluar drogat e paligjshme sintetike që po ushqejnë krizën e tanishme të opioideve në SHBA.

Departamenti amerikan i Shtetit lufton trafikimin e drogës, krimin ndërkombëtar dhe korrupsionin kudo në botë, duke ndihmuar qeveritë dhe shoqërinë civile të ndërtojnë shoqëri të forta, të qëndrueshme dhe të ndershme që luftojnë krimin ndërshtetëror dhe destabilizimin, të cilat kërcënojnë sigurinë e amerikanëve.

Madeleine Albright së shpejti në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, brenda një periudhe jo të largët kohore pritet ta vizitojë Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur Arbër Vllahiu, ambassador i Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë.

“Zonja Sekretare, Madeleine Albright, në pragun e shtëpisë sonë, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, pas takimeve në Qendrën Amerikane në Pragë. E mirëpritur si gjithëherë dhe me shumë krenari. Zonja Sekretare shprehu gëzimin e saj për punën e Ambasadës sonë, që ndanë mjediset e punës me Qendrën Amerikane dhe me Ambasadën e SHBA-së në Pragë. Një bashkëpunim i jashtëzakonsëm me ambasadorin amerikan, Stephen B. King. Zonja Sekretare, e lumtur që do të mund ta vizitojë Kosovën në një periudhë jo të largët kohore. Krenarë me miken e Kosovës dhe të nderuar për ngrohtësinë dhe përkrahjen e saj” ka shkruan Vllahiu në njoftim.

Kush është David Hale – Zyrtari i lartë amerikan që viziton Kosovën, studenti i Madeleine Albright

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë sot pritet të zbarkojë një nga zyrtarët më të lartë amerikan të shtetit – raporton Periskopi.

Bëhet fjalë për David Hale – nënsekretarin amerikan për çështje politike.

Porosia e tij gjatë vizitës në Kosovë do të jetë e qartë: Taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të pezullohet dhe dialogu duhet të vazhdojë – raporton Periskopi.

U raportua se Hale mëngjesin e sotëm do të zhvillojë një takim të përbashkët me liderët shtetërorë të Kosovës – presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Takimi ende nuk ka ndodhur.

Çështje kyçe e këtij takimi të përbashkët do të jetë taksa – më konkretisht, gjeta e një mënyre për pezullimin e saj, në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

Heqja e taksës është vendosur si kusht nga pala serbe për vazhdimin e dialogut.

Hale, i cili sot vjen në Kosovë, gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Serbi, me ç’rast është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Nga ai takim, Hale i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ndalin provokimet e ndërsjella dhe të fokusohen në arritjen e një marrëveshjeje finale nga procesi i dialogut.

Ai kishte deklaruar se ekziston mundësia që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet gjatë vitit 2019, por që ka insistuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i japin recetë Kosovës e Serbisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“SHBA bëjnë thirrje për heqjen e taksës, ndalimin e provokimeve dhe vazhdimin e dialogut. Nënsekretari Hale gjatë bisedës me presidentin Vuçiq ka theksuar se SHBA-të vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, thuhej në një njoftim të Ambasadës amerikane në Beograd, të lëshuar dje pas takimit Hale – Vuçiq.

Por, kush është David Hale?

Në diplomacinë amerikane, ai renditet shumë lartë.

Ai kishte marrë betimin e nënkryetarit të Shtetit për Çështjet Politike më 30 gusht 2018.

Hale ka qenë ambasador i Amerikës në Pakistan, i emëruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama më 2015.

Aty kishte shërbyer si ambasador deri më 2018.

Ai është pjesë e shërbimit të jashtëm amerikan që nga viti 1984.

Më parë kishte shërbyer në ambasadat amerikane në Manama, Bahrain; Konsullatën në Dhahran në Arabi Saudite, si dhe kishte qenë i ngarkuar si oficer politik në Misionin e SHBA’së në U.N në Nju Jork.

Ai veçohet si ekspert i Lindjes së Mesme.

Në Uashington, ai kishte shërbyer si asistent ekzekutiv i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright nga viti 1997 deri më 1998. Albright kishte qenë një nga profesoreshat e Hale gjatë kohës sa ai ishte duke studiuar në Georgetown.

Ai kishte shërbyer edhe si zëvendësshef i misionit në ambasadën amerikane në Liban, nga vitet 1998 deri më 2001, kur edhe u kthye në Washington për të shërbyer si drejtor i Zyrës së Jashtme për Izrael dhe Palestinë deri në vitin 2003.

Pas kësaj, Hale kishte qenë i ngarkuar me mision diplomatik në Ambasadën Amerikane në Jordani. Aty kishte shërbyer si zëvendësshef nga viti 2003 deri më 2004, më pas si punonjës i ngarkuar nga viti 2004 deri më 2005, ndërsa nga nëntori i vitit 2005 deri më 2008 ai kishte qenë tamam ambasador.

Nga viti 2008 deri më 2009, ai ishte emëruar si zëvendëssekretar i shtetit në Byronë për Çështje të Lindjes së Afërt. Pasi kishte marrë detyrën si president Barack Obama, e emëroi Hale si zëvendës i misionit për paqe në Lindje të Mesme.

Më 2013, ai ishte emëruar ambasador i SHBA’së në Liban, por më pas ishte larguar në Bejrut, pas evakuimit që iu bë një pjesë të stafit të ambasadës, për shkaqe sigurie.

Gjatë qëndrimit të tij në Bejrut, Hale kishte mbikëqyrur shitjen e pajisjeve ushtarake të SHBA’ve qeverisë libaneze, përfshirë raketat Hellfire.

Gjatë këtij turi të vizitave, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Hale qëndroi për vizitë zyrtare edhe Britani të Madhe dhe Ukrainë, përveç Kosovës e Serbisë./PERISKOPI

 

 

 

 

 

Vazhdon presioni: Amerika sjell në Kosovë edhe një diplomat të lartë, shkaku i taksës

Periskopi.com Lajme

Një nga njerëzit kryesor të Departamentit të Shtetit Amerikan, diplomati David Hale do të vizitojë Kosovën me 8 dhe 9 mars. Gjatë kësaj vizite ai do të takojë liderët shtetëror. Kjo vizitë e Hale vjen në kohën kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar dhe kur SHBA’të po përpiqen të krijojnë rrethanat që procesi të vazhdojë. Gjatë javës që po lëmë pas krerët e shtetit kanë pritur mysafirë edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Në dy letra të dërguara në adresë të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte shprehur interesin e administratës së tij që të shfrytëzohet momentumi i krijuar për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i SHBA-së, gjithashtu në shkresat e tij kishte kërkuar që të shmangeshin veprimet të cilat e bllokojnë procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Dy shkresat e tij në adresë të presidentit Thaçi kishin ardhur pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj për vendosje të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, masë kjo që u kërkua të pezullohet në një letër të tretë të Departamentit të Shtetit Amerikan, e në të cilën ishin paralajmëruar edhe pasoja për Kosovën.

Interesi strategjik i SHBA-së për t’u arritur një zgjidhje finale Kosovë-Serbi që do të vendoste paqe në Ballkan për një kohë të gjatë, dhe në anën tjetër rezistenca e kreut të Qeverisë për ta pezulluar taksën ndaj mallrave serbe, ka bërë që administrata e Donald Trump, të dërgojë zyrtarë të lartë shtetëror në Kosovë.

Vizitën e dy zyrtarëve të lartë amerikan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Earth dhe Brad Berkley, do ta pasojë vizita e numrit tre të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Hale planifikon të qëndrojë në Kosovë për një vizitë dy ditore, në datat 8 dhe 9 mars.

“Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, planifikon të jetë në Prishtinë me 8-9 mars”, thuhet në konfirmimin e Ambasadës amerikane për Express.

Diplomati amerikan gjatë vizitës së tij në Kosovë do të takohet me krerët e shtetit.

“Ai do të takohet me udhëheqës të ndryshëm shtetërorë”, vijon përgjigja e ambasadës amerikane.

David Hale detyrën e tij të nënsekretarit të Shtetit për Çështje Politike e ka marrë me 30 gusht të vitit 2018. Ai ka shërbyer si ambasador në Pakistan, Liban, ka qenë i dërguar special për paqen në Lindjen e Mesme, dhe ambasador në Jordani, de gjithashtu kishte shërbyer edhe në Misionin Amerikan në OKB.

Gjatë viteve 2008/9, Hale në Uashington kishte qenë zëvendës ndihmës sekretar i Shtetit për Izraelin, Egjiptin dhe Levant [regjion në Azi]. Ai gjithashtu ka qenë Drejtor për Çështje ndërmjet Izraelit gjatë viteve 2001-2003.

Gjithashtu Hale kishte qenë edhe asistent ekzekutiv i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Diplomati amerikan Hale gjithashtu ishte shpërblyer me disa çmime për punën gjatë gjithë karrierës së tij.

 

Një nga njerëzit më të afërt të Trumpit viziton Evropën, takohet edhe me Mogherinin

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, pritet të nisë një cikël të vizitave në shtete të ndryshme të shteteve të Bashkimit Evropian.

Më 12 shkurt, Pompeo do të qëndrojë në Bratislavë – Sllovaki, ku do të takohet me presidentin Kiska, kryeministrin Pellegrini dhe ministrin e Jashtëm Lajçak për të diskutuar rreth marrëdhëniet të sigurisë.

Po këtë ditë, sekretari amerikan do të vizitojë edhe Varshavën – Poloninë.

Ndërsa, në Bruksel-Belgjikë Pompeo do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ata pritet të diskutojnë për bashkëpunimin SHBA-BE dhe një sërë çështjesh kyçe duke përfshirë përpjekjet për të rivendosur demokracinë në Venezuelë dhe për të mbështetur presidentin e Përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido.

Po ashtu, do të flitet edhe për rëndësinë e forcimit të sigurisë evropiane dhe adresimin e kërcënimeve të paraqitura nga Irani dhe Rusia, shkruan Indeksonline.

Në fund të turit në Evropë, njëri prej njerëzve më të fuqishëm në SHBA do të qëndrojë edhe në Islandë më 15 shkurt.

Ata do të diskutojnë për çështje të sigurisë në Atlantikun e Veriut.

Albin Kurti viziton në shtëpi Sylejman Selimin: I shkëlqente fytyra

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandant Sylejman Selimin, i cili u lirua me kusht nga paneli i lirimit me kusht, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. 

“Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Koha.net.

Pas më shumë se 5 vjet qëndrimi në burg, Selimi javën e kaluar është liruar nga burgu dhe është kthyer në shtëpi te të afërmit e tij.

Derisa, ai do të jetë nën mbikëqyrje nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, deri më 31 tetor të vitit të ardhshëm.

Image