Deputeti serb: Irinej në Siri për interesa të Rusisë, vizitë e turpshme

Periskopi.com Lajme

Vizita e patriarkut të Kishës ortodokse serbe me Bashar el Asadit në Siri për deputetin serb Zarko Korac është problematike në disa nivele, ndër të cilët veçohet ai që e përcakton kryetarin e Sirisë – fjala është për një regjim diktatorial

“Është e pakuptueshme se sa i tërheqin serbët diktatorët”, ka thënë Korac për gazetën beogradase “Danas”, duke shtuar se, sipas interpretimit të tij, vizita e Irinejit në Siri ishte në interesin e Rusisë, përkatësisht Kishës ortodokse ruse.

“Kjo vizitë është për hesap të Kishës ortodokse ruse që patriarku Irinej të lobojë që të njihet autoqefalia e kishës ukrainase”, ka thënë Korac.

Ai ka shtuar se kjo vizitë është e turpshme, sepse, siç ka thënë, “shkon te diktatori për të mbrojtur interesat e huaja shtetërore”.

Korac ka thënë se, megjithatë, kjo nuk ka lidhje të drejtpërdrejta me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Por, ka shtuar më teh, i forcon lidhjet “vëllazërore” me Rusinë, gjë që, përfundon ai – i shkon për shtati.

Goran Miletic, nga Civil Rights Defenders, thënë se kjo vizitë megjithatë nuk është njësoj sikur ta kishte bërë një zyrtar shtetëror, megjithatë “hapësira mediatike e cila i është dhënë vizitës pasi që patriarku kinse ‘i ka shpëtuar sulmit terrorist’ është më shumë se shqetësues”.

Miletic thotë se Asadin trajtohet si cilido shetar tjetër, e jo si dikush që është përgjegjës për shkelje drastike të të drejtave të njeriut.

“Duket sikur patriarku është ‘dërguar”, pasi që askush nga zyrtarët nuk mund të shkojë, përndryshe do të shkaktonte probleme me Perëndimin”, ka thënë ai