Nusja e rrah vjehrrit në Prizren

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi që e njejta ka sulmuar fizikisht vjehrrit e sajduke i bërë për spital.

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat vjehrrit e saj. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Vjehrri rrah renë e tij në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një burrë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë pasi ka sulmuar fizikisht renë e tij.

Pas raportimit në polici viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Podujevë 27.10.2018- 12:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht  renë e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, pas intervistimit është kthyer në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.