Digjet kështjella 500 vjeçare

Periskopi.com Lajme

Një zjarr ka shkatërruar strukturën kryesore të kështjellës Shuri, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO në Okinava, i cili simbolizon si mbretërinë e lashtë Ryukyu, ashtu edhe rimëkëmbjen e ishullit jugor japonez nga Lufta e Dytë Botërore.

Flakët nisën mëngjesin e sotëm në pjesën qendrore të kështjellës, duke u përhapur me shpejtësi në ndërtesat e tjera e tjera të kompleksit.

Nuk pati raporte për të lënduar, megjithatë rezidentët aty pranë u evakuuan të gjithë ndërsa zjarrfikësit u angazhuan për orë të tëra në betejën me ferrin e flakëve.

Kështjella e drunjtë, e ndërtuar 500 vjet më parë në kohën e Dinastisë Ryukyu, u cilësua në vitin 1933 si thesari Kombëtar i Japonisë, dhe e tillë vazhdon të konsiderohet akoma, shkruan BBC përcjellë Klan Kosova.

Ajo u shkatërrua pothuajse plotësisht në një betejë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe struktura aktuale ishte një rikonstruksion.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, dihet vetëm se alarmi i kompanisë së sigurimit, ra diku rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Dinastia Ryukyu ishte një mbretëri që lulëzoi falë tregtisë detare e lidhi të gjithë vendet e rajonit, dhe kështjella e Shuri, megjithëse kishte ndikime arkitektonike nga Kina dhe Japonia, ishte në qendër të kësaj kulture unike.