Përmes detajeve të vogla realizojmë ëndrrën tuaj të madhe!

Periskopi.com Lajme

“Nuk ka asnjë dyshim se të hysh në këtë industri është shumë stresuese, por pasioni ynë shkon përtej sfidave të punës.Planifikimi dhe dizajnimi i eventeve është një reflektim i klientit. “- kështu shprehet Vjosa Mushkolaj, sipërmarrësja e kësaj kompanie e cila edhe pse e re në moshë, me punë dhe kreativitet ka fituar besimin e shumë klientëve, të cilët kanë vendosur që ditën e tyre më të rëndësishëm t’ia besojnë Vjosës.

 “Vjosa Events” është një kompani serioze që ka për qëllim t’u sigurojë klientëve komoditet dhe një pamje unike eventit të tyre, që dasma, fejesa, ditëlindja, gëzimet apo festat e tyre të mbahen mend tërë jetën.

Që klientët të kenë vëmendjen që e meritojnë, kjo kompani ka limituar numrin e rezervimeve për një vit.

Sipas drejtueses së kwtij bisnesi, biseda me klientët është çelësi i një eventi të suksesshëm.

“Ne besojmë se çdo event është i veçantë, dhe përmes bisedës me klientët tanë, ne sigurojmë që ngjarja e tyre të jetë një reflektim i asaj çfarë ata ndjejnë dhe duan të përçojnë. Nga një mbledhje e vogël private deri tek martesa dhe ngjarjet e mëdha glamuroze- ne ju ndihmojmë që të realizoni ëndrrat tuaja”, thotë Mushkolaj.


Kjo kompani merr përsipër këshillimin, planifikimin dhe realizimin e çdo detaji përmes njohurive të tyre unike, gjithmonë duke e pasqyruar shijen dhe idetë personale të klientit. Në këtë mënyrë ju do të jeni të lirë të shijoni çdo aspekt të ditës suaj të veçantë.

“Ne besojmë se dashuria është manifestimi më i bukur ndjenjave, andaj meriton t’i kushtohet kujdes dhe rëndësi e veçantë. Ne jemi ata që përmes detajeve të vogla realizojmë ëndrrën tuaj të madhe!”- VJOSA EVENTS