Petkoviqi shpreh keqardhje për largimin e Behramit nga përfaqësuesja e Zvicrës

Periskopi.com Sporti

Menaxheri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka thënë të premten se ndjen keqardhje me vendimin e Valon Behramit për t’u pensionuar nga futbolli ndërkombëtar, pasi mesfushori tha se ai është larguar nga përfaqësuesja nga vet trajneri.

Behrami kishte thënë se është përjashtuar nga përfaqësuesja zvicerane nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviq.

Në një intervistë për “RSI Sport”, Behrami më 6 gusht, tha se kishte pranuar një thirrje nga Petkoviqi me ç’rast ai e ka përjashtuar nga kombëtarja. Behrami e ka quajtur këtë vendim politik. Petkoviqi ka thënë se vendimi ishte vetëm sportiv.

“Mendoja se ishte thirrje normale, por në vend të kësaj më përjashtoi. Kjo është zgjedhje politike, trajneri mund të thotë gjithçka”, kishte thënë Behrami.

Behrami, 33-vjeç, i lindur në Kosovë, luajti në fitoren ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror, ku lojtarët tjerë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteineri u gjobitën nga FIFA për bërjen e simbolit të shqiponjës dykrenare si festime të golave.

Pavarësisht sugjerimeve nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit (ASF) Alex Miescher se lojtarët me dy shtetësi nuk do duhen lejuar të luajnë për përfaqësuese, Petkoviqi insiston se vendimi për të lënë jashtë listës disa lojtarë të vjetër për ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve ishte për arsye futbollistike.

“Nuk e kam të drejtën të pensionoj lojtarë, vetëm mund të përzgjedh ose jo një lojtar”, tha Petkoviqi në një konferencë për media, sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS.

“Vetëm kam dashur t’i informoj disa lojtarë se do të shfrytëzoj ndeshjet vjeshtore për t’u dhënë mundësi të tjerëve, në mënyrë që të di se kë e kam në dispozicion kur të zgjedh skuadrën për kualifikimet e vitit të ardhshëm për Euro 2020”, theksoi ai, transmeton Koha.net.

Edhe mesfushori i Eintracht Frankfurtit, Gelson Fernandes, u pensionua nga përfaqësuesja pasi zbuloi se do të lihet jashtë grumbullimit për ndeshjen hapëse për Ligën e Kombeve kundër Islandës më 8 shtator.

“Të gjithë kuptuan (arsyeshmërinë time), Gelson madje e kishte pritur se kishte vendosur të pensionohej, të gjithë përveç, fatkeqësisht, Valonit”, shtoi Petkoviqi.

“Më vjen keq për të, nuk e meriton këtë pas gjithçkaje që dha për skuadrën”.

Të premten, presidenti i ASF-së, Peter Gillieron, pranoi se ka pasur gabime dhe theksoi se nuk do të kandidojë më për këtë post me të përfunduar mandatin e tij në maj.

 

Gazeta më e madhe në Zvicër kërkon nga Petkoviq të japë dorëheqje shkaku i Behramit

Periskopi.com Sporti

Vladimir Petkoviq duket se nuk i ka bërë mirë planet kur ka vendosur të njoftojë Valon Behramin se nuk llogarit më në shërbimet e tij.

Prej përzgjedhësit të Zvicrës në futboll tani po kërkohet dorëheqja. Është gazeta më e madhe në Zvicër dhe po ashtu me ndikimin më të madh, “Blick”, që ka kërkuar largimin e Petkoviqit nga posti i përzgjedhësit. Është Andreas Boeni, drejtor i futbollit në “Blick”, që përmes një shkrimi autorial të publikuar të mërkurën, ka kërkuar nga Petkoviq që të japë dorëheqjen, shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë, Petkoviq të hënën përmes një telefonate 30-sekondëshe ia ka bërë të ditur Behramit se nuk llogarit më në shërbimet e tij. Behrami menjëherë u deklarua për një televizion zviceran, duke u shprehur i zhgënjyer, sidomos me mënyrën se si Petkoviq ia ka bërë të ditur vendimin.

Kjo ngjarje bëri bujë në Zvicër. Behrami ishte prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës. Ka luajtur për Zvicrën për plot 13 vjet dhe ka 83 ndeshje të zhvilluara. Po ashtu është paraqitur në katër kampionate botërore dhe dy kampionate evropiane, si asnjë lojtar tjetër i Zvicrës.

Zvicra godet brutalisht Xhaken dhe Shaqirin: Jo me lojtarë me dy shtetësi

Periskopi.com Botërori 2018

Federata e Futbollit e Zvicrës me propozim brutal: për shkak të gjestit me shqiponjë në të ardhmen për kombëtaren do të luajnë vetëm ata që heqin dorë nga shtetësia e vendit prejardhës. Kështu kërkon sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit Alex Miescher.

Pas humbjes së Zvcirës në të tetën e nales kundër Suedisë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, në opinionin zviceran ka shpërthyer debati mbi të ardhmen e kombëtares. Gazetat kanë kritikuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për lojë tepër të dobët në Rusi.

Në komente nuk ka mbetur pa u përmendur sërish edhe gjesti me shqiponjë gjatë ndeshjes me Serbinë. Në një koment është thënë se Xhaka dhe Shaqiri me gjasë ishin tamam të motivuar për lojë vetëm në përballjen me Serbinë. Por, debati ka eskaluar të enjtën në mbrëmje.

Në një intervistë për gazetën «Tages Anzeiger» sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Zvicrës Alex Miescher ka propozuar që për kombëtaren e Zvicrës në të ardhmen të mos kenë të drejtë të luajnë futbollistë me dy shtetësi. Miescher ka paralajmëruar se për këtë çështje do të asë me presidentin e Federatës Peter Gilliéron dhe me trajnerin Vladimir Petkoviq.

Po ashtu Miescher tha se gjesti me shqiponjë dhe ndodhitë pastaj kanë treguar se ekziston një problem.

«Ndoshta duhet pyetur veten: A duam lojtarë me dy shtetësi?» Kjo pyetje në të vërtetë është atak kundër Xhakës dhe Shaqirit dhe pas debateve të fundit që të dy ndoshta duhet të mbanin qëndrim publik: ose të këmbëngulin në bërjen e shqiponjës – dhe nëse Federata është kundër, të japin dorëheqje nga ekipi. Ose të pranojnë kushtet dhe të vazhdojnë të luajnë për Zvicrën, por pa shqiponjën dhe pa amur të Kosovës dhe flamur kombëtar në këpucë (si në rastin e Shaqirit).

Në Zvicër nuk është e ndaluar shtetësia e shumështë. Miescher thotë se Federata mund të vendosë që në të ardhmen lojtarëve të talentuar t’ua mundësojë të ndjekin trajnimet për futboll në Zvicër vetëm nëse heqin dorë nga shtetësia e dyshtë.

Sipas Miescher Zvicra duke i përgatitur futbollistët me origjinë të huaj po rrezikon që ata t’i humb për shkak se vendosin të luajnë për shtetet e origjinës dhe kështu i bie se ata ia kanë zënë vendin një talenti zviceran. Sipas Miescher bëhet fjalë për vende shumë të shtrenjta.