Shesheli: Ta përkrahim Maduron, edhe Serbisë tentuan t’ia bëjnë si Venezuelës

Periskopi.com Lajme

Vojslav Sheshel ka takuar Grupin për Miqësi me Venezuelën në Serbi, të cilëve u ka thënë se ‘Beogradi duhet të qëndrojë pranë tyre në këto momente të rënda nëpër të cilat po kalon shteti i Venezuelës’.

“Mendoj se shumica e serbëve janë në anën tuaj. Sot, ne jo vetëm që kemi armiq të përbashkët, por kemi edhe miq të përbashkët. Ata që janë miqtë tonë janë edhe miqtë tuaj. Ne jemi përballur me një kërcënim të ngjashëm si ju, sepse ajo që ndodhi në rrugët e Beogradit, e cytur nga ambasadat perëndimore në Beograd, ka mundur të jetë edhe më e rëndë për ne”, ka thënë Sheshel.

Sheshel më pas u ka folur miqve të tij nga Venezuela, se si ai ‘dëshiron një botë më të mirë’ dhe se si Qeveria serbe duhet të dalë haptazi në mbrojtje të Nicolas Maduro. /Periskoi/