Muriqit dhe Vojvodës i rritet vlera pas kalimit në Serie A, ja sa kushtojnë ata tani

Periskopi.com Sporti

Gjiganti mediatik me mbulimin e statistikave dhe vlerave të futbollistëve, Transfermarkt ka rivlerësuar shumicën e futbollistëve të Serie A.

Në këtë rivlerësim janë prekur edhe dyshja e “Dardanëve” Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.

Sulmuesit i është rritur vlera për 5 milionë euro, pra ai ka kaluar nga 12 milionë sa vlerësohej më parë në 17 milionë.

Në anën tjetër, edhe Vojvoda ka pasur rritje ani pse pak më të vogël,  raporton Gazeta Olle.

Nga 4 milionë sa vlerësohej më parë, 25 vjeçari ka pasur rritje prej 1 milionëve dhe tani vlera e tij sipas Transfermarkt kap shifrën e 5 milionë eurove.

Edhe për ish-futbollistin e Kosovës që kaloi tek Shqipëria, Ardian Ismajlin ka pasur rritje të vlerës pas kalimit tek Spezia

Lojtarët e Kosovës shumë harmoni mes vete, tallje e shaka nëpër rrjetet sociale

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi 23-vjeçar i Kosovës, Mërgim Vojvoda, nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë “Dardanët” kundër Maltës në Ligën e Kombeve.

Djaloshi nga Skenderaj ka probleme fizike dhe nuk mund të rikuperohet për takimin e së shtunës, ndërsa po punon shumë që të jetë gati të martën, kundër Azerbajxhanit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këtë lëndim, vet lojtari, por edhe shokët e skuadrën – nuk e kanë marrë si diçka negative e që mund t’i kushtojë Kosovës.

I pari që ka postuar foto në Instagram (Instastory) është Vojvoda, i cili shihet së bashku me Rashicën dhe ka shkruar: “Bash qaty Milot Rashica”.

Nuk ka vonuar shumë, Rashica ia ka kthyer me shaka: “A rrezik është aty”.

Kosova gjendet e para në Grupin 3 të Ligës D me 8 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani./Periskopi/