Demokracia në Veprim: Vendimi i Supremes për votat e diasporës është i gabuar

Periskopi.com Lajme

Demokracia në Veprim ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për votat e diasporës.

“Demokracia në Veprim (DnV) ka ndjekur të gjitha zhvillimet lidhur me pakot me fletëvotime të supozuara, të cilat kanë ardhur me vonesë nga diaspora. DnV njeh dhe respekton maksimalisht të drejtën universale të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur, në këtë rast qytetarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit. Mirëpo, kjo e drejtë duhet të ushtrohet duke respektuar procedurat dhe afatet ligjore të përcaktuara në kuadër të legjislacionit zgjedhor. DnV konsideron që qëllimi për të cilin janë vendosur procedurat dhe afatet ligjore për ushtrimin e të drejtës së votimit nga jashtë është i bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare dhe si i tillë i shërben garantimit të integritetit dhe rregullsisë së procesit zgjedhor. Ne vlerësojmë që vendimi i Gjykatës Supreme për pranimin dhe vlerësimin e këtyre pakove si të rregullta, ndonëse është i zbatueshëm, është jo i drejtë dhe përbën një precedent që mund ta ndikojë negativisht mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në Kosovë. Duke marrë në konsideratë kompleksitetin e krijuar lidhur me votimin jashtë vendit në këto zgjedhje, DnV kërkon që kjo çështje të jetë një nga prioritetet kryesore që duhet të adresohet në kuadër të reformës zgjedhore”, thuhet në reagimin e DnV’së./Periskopi/

Rezultatet e fundit nga diaspora: Ja sa vota ka marrë koalicioni Nisma-AKR

Periskopi.com Lajme

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë. Deri më tash Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota – gjithsej 2237.

Pason LDK me 921, PDK ka 731, koalicioni AAK-PSD ka 350 vota dhe koalicioni NISMA-AKR-PD 326 vota.

Në këtë proces nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.

Sipas KQZ-së, janë mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.

Ende nuk dihet fati i votave që erdhën me vonesë nga diaspora

Periskopi.com Lajme

Shërbimi i votuesve që është në kuadër të Komisionit Qendror Zgjedhor, ende nuk ka marrë asnjë vendim për 4000 mijë zarfet me vota nga diaspora, që kanë ardhur me vonesë në këtë institucion.

Kryetarja e KQZ-së dhe përfaqësues i PDK-së, thonë se duhet të respektohet ligji, që nënkupton të mos pranohen këto vota. Ndërsa mandatari për kryeministër, Albin Kurti thekson se gjitha votat e mërgatës duhet të pranohen, pasi sipas tij, nuk është faji i tyre nëse vonohet posta.

“Nuk është faji i mërgatës sonë pse vonohet posta. Vullneti i atyre njerëzve që ikën nga Kosova qoftë për shkak të mjerimit social, qoftë për shkak të diskriminimit politik është e dëmshme që  tash mos të lejohet të dëgjohet zëri i tyre. Ata e mbajnë vendin me remitenca. Tash ne t’iu a dëbojmë votën nuk mendoj që është mënyrë e duhur edhe e drejt”, pohon Kurti.

Për dallim nga Kurti, shefja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se ende janë në pritje të Shërbimit të Votuesve, për të vendosur se a janë të rregullta këto vota apo jo.

“KQZ nuk do të merr vendim për ato vota, sepse shërbimi i votuesve është ai që e vlerëson ligjshmërinë e votave të ardhura nga diaspora”, thotë Daka.

Ndërkaq, përfaqësuesi i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi thotë se nuk duhet të merret ndonjë vendim që bie në kundërshtim me dispozitat ligjore, pavarësisht dëshirave politike.

Sipas tij, ligji e thotë qartë se çdo votë nga jashtë shteti duhet të jenë në Kosovë 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

“Unë kam personalisht familjar që jetojnë jashtë vendin, kam shtetas, vëllaun në Zvicër, tjetrin në Gjermani dhe mund të ndodhë dhe votat e tyre janë në kontingjentin e katër mijë pakove që kanë ardhur, kështu ne nuk mund të paragjykojmë se në favor të kujt janë, sepse janë pako të mbyllura. Por ne jemi të thirrur t’i respektojmë vetëm ligjet në fuqi, pavarësisht dëshirave të liderëve politik apo partive politike. Njësia përkatëse e vlerëson, ajo është e thirrur për të pranuar ose mospranuar pakot që vijnë nëse janë në harmoni me ligjin ose jo”, deklaron Gashi.

Këto vota të mërgatës, janë dërguar me 19,20 dhe 21 shtator, por për shkak të disa problemeve teknike, ato kanë ardhur jashtë afatit kohor që është i paraparë deri më 5 tetor.

KQZ: Votat në Ministrinë e Infrastrukturës, për shkak të mungesës së hapësirës

Periskopi.com Lajme

2000 mijë pakot e votave nga diaspora, të cilat po qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës janë të sigurta.

Kështu ka pohuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili shton se mungesa e hapësirës në KQZ e ka detyruar këtë organ që të shfrytëzojë hapësira të objekteve tjera. “Pakot ruhen në hapësirë të veçantë dhe të sigurt.

Dhoma që është në shfrytëzim të KQZ-së sigurohet gjatë 24 orëve nga Policia e Republikës së Kosovës.

Për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në proceset zgjedhore KQZ-ja detyrohet të marrë hapësira tjera jashtë objektit të KQZ-së. Bëhet fjalë për hapësira që shfrytëzohen dhe që u përkasin institucioneve tjera, siç është rasti me hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës”.

Ai thekson se pakot e votave të diasporës nuk do të hapen për numërim deri një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Deri më 27 shtator 2019 në hapësirën që shfrytëzohet nga KQZ-ja kanë arritur rreth 2.000 pako të supozuara me fletëvotime të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 5 tetor 2019. Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara”, ka deklaruar Elezi. /zëri/

Drojë për manipulime me votat e diasporës

Periskopi.com Lajme

Ka gati një javë qëkur disa vota të diasporës kanë arritur në Kosovë dhe po qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës. Vendosja e këtyre votave në objekte si ky i Ministrisë dhe jo në KQZ po konsiderohet si mundësi për dallavere me to. Njohësit e çështjeve politike theksojnë se për shkak të rezultatit të ngushtë që pritet të jetë në zgjedhjet e 6 tetorit ka shumë mundësi të manipulohet me votat e diasporës, të cilat, siç thonë ata, do ta përcaktojnë fituesin. 

Votuesit nga diaspora kanë edhe 4 ditë kohë të votojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga 35 mijë aplikues për të votuar për zgjedhjet e parakohshme, deri tani e kanë përfunduar këtë proces rreth 2000 persona, votat e të cilëve janë pranuar nga KQZ-ja, por të njëjtat nuk janë duke qëndruar në hapësirat e këtij organi.

Këto pako të votuesve të mërgatës kanë zënë vend në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të, siç thotë KQZ-ja, mungesës së hapësirës në këtë institucion. Mirëpo ish-udhëheqës të KQZ-së dhe njohës të rrethanave politike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mjaftueshëm hapësira për t’i mbajtur pakot e fletëvotimeve të diasporës, shkruan më tutje “Zëri”.

Ata theksojnë se vendosja e fletëvotimeve të mërgatës, si në këtë rast në Ministri të Infrastrukturës, krijon pasiguri për ato vota, për të cilat në raste si këto mund të krijohet përshtypje se nuk e kanë rëndësinë e njëjtë me votat e qytetarëve rezidentë të Kosovës.

 

Madje, sipas tyre, ka shumë mundësi që në këto zgjedhje rezultati i ngushtë të manipulohet me këto vota

Votat e diasporës po i ruan Policia e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Që nga 19 shtatori në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve.

Ndonëse kanë kaluar 11 ditë që kur të gjithë bashkatdhetarët kanë filluar të votojnë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për lajmi.net, se këto dy mijë pako kanë arritur deri më datë 27 shtator, pra tetë ditë pasi që ka filluar votimi përmes postës.

“Sipas të dhënave të fundit, të datës 27 shtator, kemi pranuar nga jashtë vendit 2 mijë pako me fletëvotime të supozuara”, tregoi Elezi i cili theksoi se fletëvotimet nga diaspora do të pranohen nga KQZ-ja vetëm deri më 5 tetor, pra një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Sipa Elezit, edhe pse kanë arritur dy mijë pako në KQZ, ende nuk dihet numri i saktë as i votuesve e as prej cilave shtete kanë arritur këto fletëvotime.

Ai ka thënë për lajmi.net, se në fund të procesit do të dihet çdo gjë në mënyrë të detajuar.

“Në fund të këtij procesi do të kemi një raport të detajuar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e votimit përmes postës”, deklaroi Elezi.

I pyetur se ku mbahen këto pako dhe kur bëhet numërimi i këtyre fletëvotimeve, Elezi ka thënë se numërimi i tyre do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), dhe se të gjitha kutitë mbahen në një dhomë të veçantë që është e siguruar nga Policia e Kosovës.

“Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara. Pakot me fletëvotime të supozura të cilat vijnë nga jashtë Kosovës ruhen në një hapësirë të veçantë dhe të sigurtë. Dhoma që është në shfrytëzim të KQZ-së sigurohet 24 orë nga Policia e Republikës së Kosovës”, tregoi Elezi pë lajmi.net.

Ndryshe 35 mijë e 87 qytetarë nga Kosova të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme të botës kanë të drejtën e votës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Duhet theksuar se votimi me postë ka filluar më 19 shtator dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kanë qenë 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, por që janë aprovuar vetëm 35 mijë e 87 aplikacione pasi që 5 mijë e 226 aplikacione janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.