Vazhdon skandali: Publikohen dëshmi të reja se si serbë të vdekur votuan në zgjedhjet e 6 tetorit

Periskopi.com Lajme

Vazhdojnë të dalin dëshmi të reja se si serb të vdekur figurojnë në listën e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Qytetarë serbë të cilët kanë pasur të drejtë votë, por që kanë ndërruar jetë, bëjnë pjesë në listat e votuesve jashtë Kosovë.

Ata bëjnë pjesë pikërisht në votat e ardhura nga Serbia, të cilat PZAP ka urdhëruar KQZ-në t’i largojë sepse sipas PZAP janë evidentuar një serë parregullsish më pakot e ardhura nga Serbia.

Indeksonline ka arritur të sigurojë dokumente se si dhjetëra votues figurojnë në listën e të vdekurve, e të cilët kanë ndërruar jetë.

Pakot e ardhura nga Serbia janë objekt trajtimi i Gjykatës Supreme.

Kandidatë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nenad Rashiq janë ankuar në Supreme pasi PZAP ka urdhëruar KQZ-në t’i largojë ato vota.

Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiq kishin thënë se këto fletëvotime nuk duhet assesi të pranohen sepse janë fletëvotime falso dhe të kontrabanduara, por tani situata ka ndryshuar, votat po kërkohet të numërohen përfitime politike!