Radhë e gjatë në Fushë Kosovë për të votuar me kusht

Periskopi.com Lajme

Fushë Kosova mbetet njëra nga qytetet me popullsi të madhe në Kosovë.

Ky qytet është në ndërtim e sipër dhe viteve të fundit shumë banorë i janë shtuar duke ndërruar vendbanim, nga fshati në qytet.

Por sot, në ditën e zgjedhjeve kjo komunë duket se nuk iu ka kushtuar vëmendje personave të cilët nuk udhëtojnë në fshatrat e tyre për të votuar.

Në Fushë Kosovë ka shumë votues të interesuar për të votuar me kusht.

Por aty është vetëm një klasë në të cilën po kanë mundësi të votojnë banorët e rinj të Fushë Kosovës.

Në fotografitë që ka siguruar IndeksOnline shihet një tollovi para kësaj klase. Po ashtu, mund të shihni radhën e gjatë të votuesve që po presin t’ia hedhin votën të preferuarve të tyre për pozitën e kryeministrit.

Ndryshe, rreth 550 mijë qytetarë nga i gjithë vendi u janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 15:00.

Sipas statistikave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, komunat me dalje më të madhe të qytetarëve në votime janë Shtërpca, Zveçani, Novobërda dhe Leposaviqi. Më më pak disponim për të votuar ka pasur në Dragash e Gjakovë.

Numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje është 1 milionë e 937 mijë e 868. Deri tash kanë votuar 554.750 qytetarë.