Skandaloze: Të vdekurit serbë votuan në zgjedhjet e fundit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Qytetarë serbë të cilët në të kaluarën kanë pasur të drejtë vote në Kosovë por kanë ndërruar jetë vite më parë, figurojnë si votues në zgjedhjet e 6 tetorit në listën e votuesve jashtë Kosovës, konkretisht Serbi.

Në votat e ardhura me postë nga Serbia, të cilat u shpallën të pavlefshme në një vendim të PZAP-së të hënën, figurojnë edhe votues që nuk jetojnë më.

Zorka Nikshiq, një grua nga Serbia e cila në të kaluarën ka pasur të drejtë vote në Kosovë, por që ka ndërruar jetë më 2018, ka figuruar si votuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Sipas një shpallje për të vdekurit, rezulton se Zorka Nikshiq ka ndërruar jetë më 9 nëntor të vitit të kaluar.

E në listën e votuesve nga jashtë Kosovës në zgjedhjet e fundit, figuronte edhe emri i Dobrivoje Ivanoviq, një ish-qytetari serb nga Kosova që ka ndërruar jetë në vitin 2002.

Për vdekjen e Dobrivoje Ivanoviq ka shkruar më 9 tetor Miqa Ivanoviq, djali i tij. Ka thënë se e ka pritur që babai i tij të rezultonte në listën e votuesve nga jashtë.

“[…] dhe për fat të keq TË VDEKURIT tanë (sidomos babai im Dobrivoje 1940 – 2002, e kam pritur, e kam listën zgjedhore si dokument, të mos del se po shkruaj marrëzira), nuk kan mundur të vijnë sepse nuk ka pasur transport të organizuar por edhe kanë munguar ‘sendviçët’”, ka thënë Miqa Ivanoviq në një shkrim në Facebook.

Ndonëse gati të gjitha votat e ardhura me postë nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit i takuan Listës Serbe, ky subjekt nuk është ankuar në Gjykatën Supreme pas anulimit të këtyre votave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ankesën pranë Gjykatës Supreme e kanë dorëzuar tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë: Alban Hyseni, Arta Bajralija dhe Enver Haliti.

Tre deputetët e Vetëvendosjes, pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga Serbia, e dorëzuan ankesën për anulim të vendimit të PZAP-së me arsyetimin se janë vënë në mbrojtje të “së drejtes së tyre si deputetë të zgjedhur”.

Votojnë 63 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Periskopi.com Lajme

KMDLNJ ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë votuar të burgosurit në këtë Qendër.

Nga numri total prej 90-të burgosurve, të drejtë vote kishin 79 vetë, 11-të nga ta ishin shtetas të huaj, që nuk janë në Listën Përfundimtare të votuesve të Republikës së Kosovës, për zgjedhejt e  6 tetorit 2019-të, pa të drejtë vote.

Nga 79 vetë ( të burgosur),të drejtën për të votuar e shfrytëzuan 63 të burgosur, 14-të  të tjerë refuzuan të votojnë , ndërsa 2 nga ta ishin pa dokumente identifikimi.

Procesi ëshët udhëhequr nga KQz, përktësishtë KKZ në Prizren dhe monitoruar nga Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren.

Serbët e veriut duan të votojnë, por kanë frikë nga tensionet ndërmjet partive

Periskopi.com Lajme

Tensionet e krijuara ndërmjet tri partive dhe Listës Serbe në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, pritet të ndikojnë edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto zgjedhje.

Në Mitrovicën e Veriut, disa nga banorët këtu duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, e të tjerë nuk i shohin me interes këto zgjedhje dhe nuk presin ndryshim të situatës, raporton KTV.

“Natyrisht se do të dal për të votuar që ta shfrytëzoj të drejtën time qytetare. Mendoj se situata do të jetë më e mirë, tashmë është më e mirë, por shpresoj të bëhet edhe më e mirë”, thotë një qytetare serbe nga Mitrovica e veriut.

“Po, do të dal në zgjedhje, në këto zgjedhje pres rezultate më pozitive, si gjithmonë”, thotë tjetri.

Shoqëria civile vlerëson se pjesëmarrja e komunitetit serb në këto zgjedhje, por edhe e komuniteteve tjera pakicë në vend, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ka ndikim pozitiv në politikën kosovare.

Për Erblin Hoxhën nga Lëvizja “FOL”, pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje do të dërgonte dy mesazhe.

Katër subjektet politike serbe do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, për 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës që janë të garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Disa janë bërë bashkë në koalicionin “Liria”, siç kanë thënë, me qëllimin për ta mposhtur Listën Serbe, e cila, sipas tyre, nuk ka qëllim mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe mandatin e kaluar kishte 9 ulëse në Kuvend, nga 120 gjithsej.