Objekti në Vranidoll të Prishtinës rekomandohet si karantinë për koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Është një objekt në Vranidoll të Prishtinës, i cili tash e gati katër vjet, strehon e shtetasit e huaj të cilët kanë thyer ligjin ose paraqesin ndonjë rrezik për shoqërinë.

Por ka gjasë që ato hapësira të shfrytëzohen për karantinë, nëse do të ketë të prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovë që këto hapësira të shfrytëzohen për karantinë, nëse vendi preket nga koronavirusi.

Megjithatë, qeveria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.

8 persona të lënduar nga aksidenti në fshatin Vranidoll

Periskopi.com Lajme

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Vranidoll ku si pasoj e aksidentit kanë mbetur tetë persona të lënduar.

Aty janë përfshirë dy vetura të cilat janë përplasur më njëra-tjetrën. Njëra prej veturave psedon targa të huaja kurse tjetra ato vendore, raporton Periskopi.

Kalimtarët e rastit thonë se ambulanca është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë. Ndërsa aty shihen të pranishëm edhe ekipi i Policisë së Kosovës.

“Sot në fshatin Vranidoll si pasoje e mospërshtatjes se shpejtësisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku te perfshira kane qene dy vetura. Ne mesin e te lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashte pasagjeret e këtyre veturave. Te njëjtit kane marr trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve behet fjale për lëndime te lehta”, ka thënë zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Periskopin.

Gratë e kthyera nga Siria: Burrat na gënjyen, na thanë se po shkonim në Gjermani e na çuan në luftë

Periskopi.com Lajme

Shumica e grave që të premten u kthyen nga Siria në Kosovë kanë lënë të kuptohet se kanë qenë viktima të burrave të tyre, tashmë të vrarë atje. Ato thonë se i çuan pa dijeninë e tyre, në zonat e luftës në Siri e Irak, duke pretenduar se nuk e dinin për ISIS-in, por se bashkëshortët para nisjes u kishin thënë se bashkë po merrnin rrugë për në perëndim.

32 gratë e veja që të premten u kthyen nga kampet e luftës në Siri, gjatë të hënës janë intervistuar nga hetuesit kosovarë. Disa prej tyre edhe në cilësinë e të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e huaja dhe bashkëngjitje të grupeve terroriste.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se shumica prej këtyre grave në deklaratat e tyre pretendojnë se nuk kanë qenë në dijeni për luftën në Siri, kur janë nisur për atje.

Madje, nga burime brenda autoriteteve të sigurisë, gazeta mëson se disa nga gratë e kthyera në Kosovë të premten mbrëma pohojnë se para se të merrnin rrugën për në ISIS, burrat e tyre u kishin thënë se po niseshin për të shkuar në vende të Europës Perëndimore. Kryesisht, ato kanë përmendur Gjermaninë si cak të shkuarjes, në momentin kur ishin larguar nga Kosova, disa para katër e të tjera para tre vitesh.

Sipas tyre, tek kur kanë arritur në Siri e kanë kuptuar se ku ndodhen në të vërtetë. Ato, kanë deklaruar se prej fillimi gratë janë mbajtur në kampe të caktuara në Siri.

Sipas deklaratave të tyre ato pretendojnë se pas shkuarjes në Siri takimet me bashkëshortet e tyre, tashmë të vrarë, nuk kanë qenë të shpeshta. Pasi, ata nuk kanë qëndruar në kampet e grave dhe fëmijëve, por në zonat e luftimeve.

Ato, hetuesve kosovarë u kanë thënë se për fatin e burrave të tyre, kur largoheshin për të luftuar, dëgjonin shumë rrallë. Vetëm kur vriteshin ata.

Intervistimin e këtyre grave nga hetuesit policorë e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Prokuroria e Shtetit. Sipas, prokurorit special Sylë Hoxha, ende nuk i kanë marrë të dhënat e raporteve të hetuesve të antiterrorizmit.

“Policia është duke i intervistuar. Ne po presim nga Policia ndonjë raport nëse ka elemente të veprës penale”, tha Hoxha përmes telefonit.

Nga ana tjetër, pos intervistimit nga hetuesit kosovarë, të kryera në prani të avokatëve, gratë e xhihadistëve shqiptarë të vrarë në Siri, tashmë të kthyera në Kosovë, që po mbahen në qendrën për mbajtjen e të huajve në Vranidoll të Prishtinës, në ditën e tretë të qëndrimit në këtë “kamp” janë konsultuar edhe me psikologë.

Atyre, Policia po u ofron 24 orë siguri, derisa në shërbim të tyre janë edhe mjekët dhe kujdestarët e tjerë. Derisa, zyrtarët e Institutit kombëtarë për Shëndetësi Publike po vazhdojnë të bëjnë analizat shëndetësore të të kthyerve.

Gjatë gjithë ditës, vizitat në këtë qendër, të familjarëve të këtyre 106 kosovarëve të riatdhesuar nuk kanë munguar.

Përveç 32 grave, në këtë “kamp” janë edhe 74 fëmijë e tyre që u kthyen bashkë nga Siria. Vetëm nëntë prej këtyre fëmijëve janë pa asnjërin prind, të cilët besohet se u janë vrarë të dy në Siri.

Ndryshe, prej vitit 2012, të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 400 kosovarë i janë bashkuar vatrave të luftës në Siri e Irak, përkrahë organizatave terroriste ISIS e Al-Nussra. Rreth 80 prej tyre raportohet të jenë vrarë. Një pjesë e tyre janë kthyer në Kosovë. Ndërkohë se njoftohet se 30 luftëtarë nga Kosova vazhdojnë të qëndrojnë aktivë në ISIS, krahas 49 grave dhe tetë fëmijëve tjerë kosovarë që kanë mbetur ende në disa kampe siriane.

Pamje nga kampi ku po qëndrojnë të kthyerit nga Siria – Fëmijët shihen duke lozur

Periskopi.com Lajme

Autoritetet kosovare, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur që mbrëmë të kthejnë 110 shtetas të Kosovës nga zonat e luftës në Siri. Prej  tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë – 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë. Këta persona janë strehuar në një kamp në Vranidoll të Prishtinës. Ministria dhe Policia kanë bërë të ditur se ata, në ditët në vazhdim  do të trajtohen në mënyrë të denjë dhe do të ri-integrohen në shoqëri.

Kosovarët e kthyer nga Siria, nga Aeroporti Ndërkombëtar, mbrëmë rreth orës 01:00 janë dërguar drejt në Vranidoll të Prishtinës. Periskopi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka shkrepur edhe ca fotografi nga atmosfera në ambientet e jashtme.

Nga pamjet shihen disa fëmijë duke lozur mes vete. Po ashtu, pran tyre janë parë edhe kujdestarët mjekësorë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot tha se operacioni është marrë në bashkëpunim me insititucionet vendore dhe SHBA’në.

Tutje Tahiri ka thënë se të kthyerit janë mbajtur pa vullnetin e tyre atje. Por tani, shteti do të punojë për rehabelitimin e tyre dhe integrimin në shoqëri.

Ndërsa, Policia  ka arrestuar katër kosovarë që shkuan të luftojnë në Siri, posa u kthyen mbrëmë në vend.

Në një konferencë për media, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj  përmendi se të njëjtit ishin pjesë e luftrave dhe sipas ligjeve të shtetit tonë të njëjtit duhet t’i nënshtrohen procesit të drejtësisë.

Ndëra Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandar Lumezi ka treguar se ndaj 119 pjesëmarrësve në Siri kanë ngritur akte akuzuese, duke dhënë edhe detaje tjera nga rasti i fundit.

Në Siri, po vazhdojnë të qëndrojnë ende 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë kosovarë./PERISKOPI/

 

Policia jep detaje për aksidentin në Vranidoll, dy të lënduar

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e aksidentit në fshatin Vranidoll, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku kanë mbetur dy persona të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Periskopin se në aksident janë përfshirë autobusi, një furgon dhe dy vetura.

‘’Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve,( një autobus, një fugon dhe dy vetura). Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut’’, ka thënë Ahmeti për Periskopin.

Periskopi ka  siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se janë krijuar kolona të gjata.

 

 

Aksident në fshatin Vranidoll, disa persona janë lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar edhe disa fotografi, në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ku si pasojë disa persona janë lënduar lehtë.

Përveç dëmeve materiale në këtë rrugë janë shkaktuar kolona të gjata.

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Vranidoll

Periskopi.com Lajme

Një aksident në mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës, njofton Policia e Kosovës. 

Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.