Gruaja me origjinë nga Bosnja dyshohet se ka vrarë vajzat e veta në Australi

Periskopi.com Lajme

Policia e Australisë ka arrestuar një grua 38 vjeçare me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina nën dyshimin se ka vrarë vajzat e saj.

Trupat e vajzave që kanë qenë 6 dhe 10 vjet i ka gjetur babai i tyre pasi që është kthyer nga puna.

Gruaja e arrestuar ka pasur plagë nga  vetëlëndimet dhe është dërguar në spital por që nuk është në rrezik për jetën, shkruajnë mediat në Australi.

Siç kanë treguar fqinjët, familja nga Bosnja jetojnë në Australi tash e 20 vjet.

Policia ka bërë të ditur se familja nuk ka pasur ndonjë dosje e as nuk janë të njohur se ndonjëherë e kanë shkelur ligjin.