Shqiptari nga Vrutoku, plaku që bëri internetin të qesh me lot (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Ditëve të fundit i gjithë Ballkani ka folur për 82 vjeçarin nga Zagebi, i cili i sulmoi të gjithë pensionerët dhe të tjerët që ankohen për shëndetin e tyre.

Në një video të postuar ditë më parë edhe nga Periskopi, e cila u bë virale shumë shpejtë, u pyet se a ka frikë nga gripi, dhe njerëzit që ankohen për shëndetin e tyre dhe epidemitë, ndërsa si përgjigje gazetarja morri një koment shumë qesharak nga ai.

Së fundmi personi për të cilin po flet i gjithë Ballkani del të jetë shqiptar. I ashtuquajturi Toni në fakt quhet Talat Selmani dhe është i lindur në fshatin Vrutok të Gostivarit. /Periskopi

Shikojeni edhe një herë videon dhe dëgjojeni deklaratën e tij legjendare: