VV: E dërguam në Gjykatën Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të mërgatës

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar rreth procesit të numërimit të zarfeve të ardhura nga Serbia.

Nga VV thonë se është e patelorueshme të trajtohen zarfet nga Serbia dhe të mos trajtohen zarfet e ardhura nga bashkatdhetarët.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashresa dhe përgjigjes së tyre, e dërgoi në Gjykatë Supreme ankesën për trajtimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga bashkatdhetarët”.

Ja postimi i plotë i VV-së:

Kurti e përjashton mundësinë për koalicion me AAK-në: Më mirë të qëndrojë në opozitë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit edhe fitues i këtyre zgjedhjeve ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së AAK-së në një qeveri potenciale të VV-së me LDK-në, Kurti ka thënë se “AAK-ja më mirë është në opozitë”, përcjell Periskopi.

“AAK-në s’e barazoj me PDK-në, sepse s’ke si, por me qeverisjen e fundit, fort iu ka afruar. S’i kam barazuar asnjëherë me PDK-në. “AAK-ja më mirë është në opozitë”, ka thënë ai.

Kurti për “Der Standard”: Do kërkoj kompensim të luftës nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Kandidati për postin e kryeministrit nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë intervistë për gazetën vjeneze “Standard” para mbajtjes së zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, ku ka folur për atë se çfarë hapash do t’i ndërmerr në rast se del fitues.

Ai ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës.

Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

“Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive”, ka deklaruar Kutri.

Ai po ashtu shtoi se Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.

Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi.  “Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria”, u shpreh ai.

I pyetur se a është ende favorizues i bashkimit të Shqipërisë së Madhe, ai tha se mendon që do të duhej që qytetarët të votojnë për të, nëse do të kishte referendum.

“Megjithatë, referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore  dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt”, përfundoi Kurti.

Numërimi në KQZ po shkon drejt fundit, Vetëvendosje tani ka mbi 200 mijë vota

Periskopi.com Lajme

Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë në vend të parë, derisa ka kaluar numërin prej 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV-ja ka marrë 200374 vota.

Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja deri më tani ka marrë 194778 vota.

Në rend të tretë, ndërkaq, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja. PDK-ja ka marrë 164930 vota.

Në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 90280 vota.

Deri tani janë numëruar 97,80% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV-ja merr 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, si dhe komunitetet 20 deputetë.

Latifi-Bajqinovcit: Po mbledhni pare prej Berlinit deri në Londër për me ble vota

Periskopi.com Lajme

Blerim Latifi kandidatë për deputetë nga PDK-ja është përplasur me kandidatin për deputetë nga VV-ja Mefail Bajqinovci, për luftën kundër korrupsionit.

Latifi i është kundërvë Bajqinovcit duke i thënë se VV-ja është mësuar të shpifë.

Ai në debat i ka përmendur se VV-ja sipas tij ka filluar të mbledhë fonde në perëndim për të ardhur në Kosovë për të blerë vota, përcjell Periskopi

“Ju po mbledhni pare me ble vota. Prej Berlinit deri në Londër po shkoni. Ne kemi me luftu. Ju jeni mËsu me shpifë jeni të specializumë për shpifje. Ju jeni për propagandë. Unë thashë kemi fakte që këta që ni mujë kanë hi në perëndim duke mbledhë fondëme me  ardhë  në Kosovë mi ble votat në Kosovë”, tha Latifi

Haradinaj: Koncepti i Vetëvendosjes është komunist

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj thotë se Kosova pak ka punuar për të “rehatuar” punët e saj, derisa sipas tij gjithmonë iu është bërë qejfi të tjerëve.

Kështu u shpreh ai gjatë takimit me qytetarët e Ratkocit të Rahovecit, ku para tyre ai ka premtuar se do të hiqet akciza e naftës, madje shtoi se do të kthehet sistemi për mbrojtjen nga reshjet. Krahas kësaj, ai ka premtuar edhe rritjen e pagës minimale.

“Ne si Kosovë jemi munduar t’iu bëjmë qefin të tjerëve, por punët tona nuk i kemi rehatuar. Kur e kam marr punën kësaj here, i kam hi ren shtëpive që kanë mbetur. Kom punu për Ushtrinë, nuk duhet me u bazu gjithë me na mbrojt dikush, duhet me mbrojt vetën. E kemi bërë Trepçën në Kosovë, Trepça është 100 për qind Kosovë. I kemi kthy prapa ato ide me na copëtuar, që me na bo horë, sot jemi në Rahovec me sy qelë”, tha Haradinaj.

Edhe një herë ka përsëritur se taksa nuk duhet të hiqet. Derisa pati dy fjalë edhe për programin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pse po e suspendon për 120 ditë, çka ndryshoj, pse me e suspendu ne. Nuk bën me na qeveris miqtë, miku-mik, shtëpia-shtëpi. Askush nuk duhet me vendos për ne. I kom dëgju duke thënë ama shtetin, Nuk duhet na me hjek taksën deri në njohje, nëse mundemi me mbrojt deri në njohke është mirë… Nuk janë hajgare këto punë…. Politika e tyre ekonomike është si dikur komuniste. Koncepti i VV-së është komunist dhe fukarallak”, tha Haradinaj.

Ai nuk la pa përmendur edhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, ku tha se nuk ka nevojë për kreativitet, për t’i dhënë diçka Serbisë.

“Nuk kom mujt me përcjell gjatë krejt Kadri Veselin mbrëmë, por me ma dhënë dynjanë, nuk mbrrijta me kuptu, po guri gurin nuk dite ku me lshu. I ra rrotull e rrotull e nuk dike ku me lshu. Shumë thjeshtë është kjo punë, nuk kemi pse me u mundu me u bo kreativ çka me i jep Serbisë më. Se po thonë gjene një mënyrë bëhu kreativ qysh me e kënaq Serbinë, a jeni në veti”, tha Haradinaj.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka kërkuar nga qytetarët që ashtu siç ia kanë besuar udhëheqjen e komunës, t’i besohet Ramush Haradinajt udhëheqja e shtetit për katër vite mandat.

“Dua t’iu ftoj ta nderojmë me votë popullore Ramush Haradinajn, i cili i prin koalicionit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, Ramush Haradinaj dihet e ka numrin një ëahtë bartës i listës. Ky koalicion ka numrin 119. Po ashtu dua t’iu ftoj të gjithëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre elementare, që ti japin fuqi dhe besim kryeministrit, i cili po vjen”, tha ai.

Sipas Latifit, Haradinaj ka dëshmuar vetën më së miri gjatë udhëheqjes së tij 18 muajshe. Latifi tha se gjatë kësaj periudhe kjo qeveri ka nderuar të rënët.

Fatmir Iska, Florina Krasniqi e Afrim Hoti, janë kandidatët për deputetë nga komuna e Rahovecit

​VV mbanë zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Të gjithë anëtarët e këtij subjekti politik që janë të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues deri të hënën.

“Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019”, thuhet në njoftim.

Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje njoftohet se janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, përfundon njoftimi.

Totaj i reagon VV-së: Shkarkimet e vonshme, mirë që po e ndiqni PDK-në

Periskopi.com Lajme

Pas dy largimeve brenda javës të drejtorëve të komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Vetëvendosje ka reaguar sërish kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Ai ka thënë se këto veprime janë të vonshme dhe megjithatë mirë që po e ndjek VV-ja agjendën e PDK-së në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. “Vendime të vonuara të kryetarit Haskuka për të larguar zyrtarë me aktakuza.

Mos përfillja e tij e gjatë ndaj kërkesave qytetare është e papranueshme dhe kundër premtimeve të tij për një qeverisje të përgjegjshme. Megjithatë, është mirë që Vetëvendosje reagoi më në fund duke ndjekur iniciativën dhe agjendën e PDK-së për të luftuar kundër korrupsionit dhe nepotizmit” ka shkruar Totaj në Facebook.

Vetëvendosjes i kanë mbetur veç tri figura

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ardian Kastrati, ka thënë se lëvizja Vetëvendosje pas largimit të një numri të anëtarëve, që më vonë kaluan në PSD, ka mbetur vetëm në tri figura.

Ai ka folur të martën në “Debat” te RTK.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur në tri figura. Është Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Libunr Aliu. Vetëm këta tre janë që e artikulojnë programin. Zonja Nagavci dhe zonja Haxhiu vetëm tash janë duke u etabluar”, ka thënë ai.

Kastrati ka thënë se nuk mund të ketë koalicion mes VV-së e LDK-së pa marrëveshje për postin e kryeministrit.

Liburn Aliu tregon se çfarë do të ndodhë me taksën nëse partia e tij vjen në qeveri

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka treguar qëndrimin e VV-së, karshi tri temave me rëndësi për Kosovën, siç janë dialogu me Serbinë, luftimi i korrupsionit si dhe taksa 100 për qind ndaj shtetit serb.

Aliu ka thënë se korrupsionin mund ta luftojnë ata që janë të pa korruptuar dhe që janë të guximshëm.

“Unë mendoj që VV është e gatshme të futet në këtë betejë, dhe një ndër armët në ketë betejë me korrupsionin është transparenca e plotë. VV do ta bëjë këtë me transparencë, e cila  do të jetë garancia e parë, por jo e mjaftueshme. Të gjithë opinioni, shoqëria civile, mediat, do të kenë qasje në çdo dokument të shohin çdo para se ku po shpenzohet, ky do të jetë hapi i parë, duhet vullnet për luftimin e korrupsionit përbrenda”, ka thënë Aliu për Telegrafin.

Ndërsa sa i përket taksës 100 për qind ndaj Serbisë, deputeti tha se Vetëvendosje gjithmonë ka qenë pro reciprocitetit me shtetin serb.

“Ne e kemi mbështetur taksën, do ta thellojmë reciprocitetin me shtetin serb. Reciprociteti me Serbinë do forcojë Kosovën”, ka theksuar ai.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Aliu tha se duhet të ndodhë ndryshimi sa i përket negociatave.

“Deri tani kemi pasur dialog në Bruksel, Thaçi ka pasur takime me Vuçiqin dhe është krijuar përshtypja para faktorit ndërkombëtar se gjithçka është në rregull, ndërkohë që në terren situata është krejtësisht tjetër, kemi thellim të ndasisë, përmes pakos së Ahtisarit. Kemi afërsi të shtresave të larta, kurse situata në terren është e rëndë për serbët dhe shqiptarët. Prandaj duhet t’i jepet përparësi dialogut në nivel lokal.

Duhet ta forcojmë dialogun në nivel qytetarë, duhet t’i afrojmë qytetarët. Në nivelin e lartë duhet ta kemi të qartë se kemi bërë kompromise, ndërsa tash duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Duan negociata me Serbinë, duhet të ketë njohje. Sepse ne po bëjmë kompromise dhe në fund nuk po na njohin. Duhet të ketë njohje, pastaj hyrje në negociata me Serbinë”, ka deklaruar Aliu.

Deputeti Aliu, gjithashtu është deklaruar edhe për koalicionet parazgjedhore. Ai ka konsideruar se duhet të ndodhë një koalicion VV-LDK në mënyrë që ndalohet krijimi i një koalicioni PAN 2.