Hoqi dorë nga Belgjika për Shqipërinë, kurrë nuk mori telefonatë nga Kosova

Periskopi.com Sporti

Din Sula, sulmuesi i Waasland-Beveren kishte lënë Belgjikën për t’iu bashkuar Shqipërisë, ndërsa Kosova nuk shfaqi asnjëherë interesim për të

21 vjeçari luan në kampionatin belg, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë edhe e Kombëtares U-17 e U-19 të Belgjikës, sipas ‘Reporteri’, transmeton Periskopi.

Por, Shqipëria shfaqi interesim për të dhe Sula i tha ‘PO’ ‘Kuqezinjëve’ ku deri tani ka zhvilluar disa ndeshje me U-21.

Madje, Sula luajti me Shqipërinë U-21 në përballjen kundër Anglisë U-21, ku ‘Kuqezinjtë’ u mposhtën 3-0.

Ai në një intervistë për LIG Sport ka treguar në detaje se pse u largua nga Belgjika për të vazhduar me Shqipërinë. Gjithashtu tregon edhe për neglizhencën që Kosova tregoi me të duke mos e kontaktuar fare.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni intervistën e Din Sulës. /Periskopi.com/