Walker: Politikanët kosovarë po frikësohen të marrinë postin e kryeministrit në këtë periudhë

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadori i OSBE’së, William Walker ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë.

Ai tha se politkanët kosovarë janë duke u frikësuar për të udhëhequr Kosovën në këtë kohë të vështirë.

Sipas Ëalker Kosova është në një peridhë ku duhët të marrë vendime të rëndësishme, dhe si duket po I frikësohen kësaj, tha ai, përcjell Periskopi

“Mendoj që në këtë moment këshilla ime, nëse  edhe ky koalicion dështon, këshilla ime do të ishte zgjedhje të reja.  A dëshironi të bëheni kryeministër ju Haxhiu, duke e ditur që ku janë vështirësit, duke pasur parasysh vendimet e mëdha që duhet të merren për  këtë vend, politikanët  janë të frikësuar  që të bëhen kryeministër ”, ka thënë Walker në Zonën B/Periskopi

Formacioni fitues i Anglisë kundrejt Suedisë? Southgate në telashe

Periskopi.com Botërori 2018

Bosi i Anglisë Gareth Southgate i beson ekipit që e mposhti Kolumbinë në fazën e 1/8 final.

Goditja vendimtare e Eric Dier i siguroi Tre Luanëve fitoren përmes penalltive për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Por fitorja në Moskë vjen me një çmim të lëndimeve fizike duke e lënë Southgaten me disa shqetësime para çerekfinales kundrejt Suedisë.

How could England line-up against Sweden in World Cup quarter-final?

Jamie Vardy është duke vuajtur nga një tërheqje muskulare që e mori ndaj Kolumbisë, e cila i pengoi edhe të godasë penalltinë.

Sulmuesi i Leicester cityt ka munguar në stërvitjet e së enjtes.

Pjesa tjetër e skuadrës e përfundoi seancën e plotë në bazën e tyre të trajnimit Repino, për të qetësuar tifozët rreth lëndimeve të lojtarëve.

How could England line-up against Sweden in World Cup quarter-final?

Delle Ali është ankuar për një lëndim në kofshë, dhe kishte luajtur ndaj Kolumbisë për 81 minuta, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Por rikthimi i Fabian Delph ka ngritur shpresat e kampit anglez për rifreskimin e fushës në rast të mungesës së Ali.

Po ashtu numri i kartonëve të verdhë mund të bëjë që disa nga lojtarët kryesorë të Anglisë të mungojnë në gjysmëfinalen e Kupës Botërore nëse ata arrijnë të mposhtin Suedinë.

Jordan Henderson, Jesse Lingard, Walker dhe Loftus-Cheek janë në fazën e ndjeshme që në rast të ndëshkimit kundër Suedisë do të thotë që ata do të mungojnë në gjysmëfinale./Periskopi/