Hapen dyert e ‘Wanda Metropolitanos’ për Real Madridin, aty mund t’i luajë ndeshjet si nikoqir

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Atletico Madridit, Ernique Cerezo ka hapur dyert për Real Madridin që ta shfrytëzojë “Wanda Metropolitanon” nëse dëshiron.

“Los Blancos” kishin planifikuar t’i zhvillonin ndeshjet e mbetura të sezonit në “Estadio Alfredo Di Stefano”, derisa “Santiago Bernabeu” po ristrukturohet, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, mundësia që fansat të rikthehen në tribuna më herët se që ishte menduar, ka hapur opsionin që të përzgjidhet një stadium më i madh.

“A do ta lëshoja me qira ‘Wandan’? Do ta heq maskën për t’iu përgjigjur,” tha Cerez fillimisht në prezencë të kryebashkiakut të Madridit, Jose Luis Martinez Almeida.

“Mos të keni dyshim se jemi në dispozicion të Real Madridit.”

“Nuk do të jetë hera e parë,” shtoi Martinez-Almeida, i cili është fans i Atleticos.

“Atletico luajti ndeshjen e parë të edicionit 1996/97 në ‘Bernabeu’ sepse ‘Vicente Calderon’ ishte në punime.

“Ka ndodhur më herët dhe për këtë, nëse klubi nuk e ka problem, as fansat nuk do ta kenë.” /Periskopi.com/