Mike Tysoni merr ofertë 20 milionëshe për t’u ndeshur me ‘vrasësin’ brutal të ringut pa doreza

Periskopi.com Sporti

Nëse nuk keni qenë duke fjetur gjatë tërë kohës ose nuk keni jetuar në ndonjë shkëmb muajin e fundit, sigurisht se keni dëgjuar për rikthimin e Mike Tysonit në boks.

“Majku i Hekurt” vazhdimisht ka postuar video në palestër duke ushtruar, dhe e drejtë të themi se ai po duket në formë të jashtëzakonshme, transmeton Periskopi.

Pavarësisht moshës së shtyer, 53-vjet, amerikani duket po aq mirë sa dukej në ditët e tij të artë, transmeton Periskopi.

Pyetja e vetme në mendjen e të gjithëve mbetet, kush do të jetë kundërshtari i tij?

p1e963jq741e0g2sabhl126rlfj9.jpg

Ka pasur shumë spekulime në lidhje me këtë, derisa është përfolur për një rikthim në ring me Evander Holyfieldin për herë të tretë.

Mirëpo, Tyson ka edhe opsione të tjera, një nga to është të futet në ring për një ndeshje pa doreza.

Organizata e njohur, “Bare Knuckle Fighting Championship” tashmë i ka bërë një ofertë Tysonit, por besohet se ajo është refuzuar.

Mirëpo, tash e njëjta organizatë është e gatshme t’i ofrojë atij më shumë se 20 milionë që të futet në ring me legjendën e sportit, Wanderlei Silva.

Nëse nuk jeni në rrjedha me BKFC, mund të mos keni dëgjuar për Wanderlei Silvan, por ju sigurojmë se ai është thjesht i tmerrshëm. /Periskopi.com/