Presidenti Hashim Thaçi së shpejti udhëton drejt Washingtonit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së shpejti do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë të tillë e ka zbuluar zv.presidenti i ‘Atlantic Council’, Damon Wilson, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” edicionin në gjuhën serbe.

Wilson vizitën e presidentit Thaçi në Washington e ka përmendur teksa ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovës dhe pengesat që kanë dalë në krijimin e qeverisë së re.

“E shihni që është e komplikuar, sepse demokracitë janë të komplikuara”, ka thënë Wilson.

Megjithatë ai thotë se zgjatja e procesit të krijimit të qeverisë është një gjë e mirë për të dëshmuar demokracinë dhe bashkëpunimin në Kosovë që kanë evoluar shumë shpejtë.

“Kjo është e lavdërueshme”, ka shtuar tutje Wilson.

Wilson gjithashtu ka përmendur edhe presidentin Thaçi.

“Atje është edhe presidenti Thaçi, unë mendoj se së shpejti do të vizitojë Washingtonin”, ka treguar Wilson.

Megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera rreth qëllimit të një vizite të tillë dhe zyrtarëve që do të takojë Thaçi në Washington.

Teherani dhe Uashingtoni shkëmbejnë të burgosurit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif njoftoi sot se mes Teheranit dhe Uashingtonit është kryer një shkëmbim të të burgosurve.

Në një postim në Twitter, Zarif bëri të ditur lirimin e shkencëtarit iranian Massoud Soleimani i cili ishte i burgosur në SHBA prej më shumë se një viti me arsyetimin se kishte shkelur sanksionet.

Me lirimin e Soleimani, ministri i Jashtëm Zarif deklaroi se shtetasi amerikan me origjinë kineze Xiyue Wang i cili u arrestua në Iran me akuzat për spiunazh në vitin 2016, do të kthehej në shtëpinë e tij brenda një kohe të shkurtër.

Kryediplomati iranian ndër të tjera ka shprehur falenderimet ndaj qeverisë zvicerane për ndërmjetësimin e shkëmbimit.

Shtetasi amerikan me origjinë kineze, Xiyue Wang, student i doktoraturës në Universitetin Princeton u arrestua në vitin 2016 për spiunazh në Iran ku ai po bënte kërkime lidhur me shkollimin e tij.

Ndërsa prof. Massoud Soleimani nga Universiteti ‘Tarbbiat Modares University‘ në Teheran u arrestua në tetor të vitit të kaluar në aeroportin e Çikagos gjatë hyrjes së tij në SHBA me pretendimin për shkelje të sanksioneve.

Daçiq thotë se Washingtoni e Brukseli nuk janë mërzitur për dështimin e Parisit

Periskopi.com Lajme

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar për TV Pink se nuk ka shumë pikëllim as në Bruksel dhe as në Washington pse takimi i Parisit është shtyrë, transmeton Koha.net.

“Kjo flet se SHBA-ja këtë e shikon si dëshmi që pa të asgjë nuk mund të përfundojë. Tash ata që janë përpjekur ta organizojnë takimin po e shohin se nuk është lehtë.”

Ka shtuar se aktualisht është shumë herët të thuhet se kur do të vazhdojë dialogu Serbi – Kosovë dhe cila do të jetë rrjedha e ngjarjeve.