Probleme të mëdha financiare: Klubi i njohur anglez largon nga puna gjysmën e punëtorëve

Periskopi.com Sporti

Administratori i Wigan Athletic, Gerald Krasner ka thënë se klubi ka apeluar kundër reduktimit me 12 pikë pasi u fut në procesin e administrimit.

Liga e Futbollit ka thënë se dënimi do të futet në përdorim këtë sezon, nëse ëigani shmang tri vendet e fundit në tabelë, transmeton Periskopi.

Krasner konfirmoi se 75 punëtorë të klubit kanë mbetur pa punë dhe se figurat ekzekutive të klubit kanë pranuar të punojnë pa pagesë derisa të zgjidhet situata.

Ai gjithashtu tha se skuadra e parë po paguhet me 20% të pagave./Periskopi.com/