Filmat shqiptarë në Wikipedia

Periskopi.com Lajme

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, së bashku me “Open Laps”, një grup të rinjsh që kontribuojnë në përditësimin dhe pasurimin e informacioneve në faqen “Wikipedia” shqip, për herë të parë i jep jetë transferimit në “Ëikipedia” të informacionit rreth kinematografisë shqiptare.

Kemi disa kohë që bisedojmë me QKK-në për të kaluar informacion rreth filmave shqiptarë në Ëikipedia, pasi evidentuam që niveli, cilësia dhe sasia e artikujve ishte e pakët. Jo vetëm për filmat, por edhe për aktorët, regjisorët dhe të gjithë kontribuuesit në filmin shqiptar”, tha Redon Skikuli, “Ëikimedia Community User”.

Ndërsa politika është më kontroverse dhe të dhënat për figurat e saj editohen shumë shpesh, kultura është një fushë me informacion të pakët në “Wikipedia”.

“Filmi është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe mendojmë se, njëlloj si shoqëritë e tjera që ne i konsiderojmë shembuj për t’u ndjekur, që e kanë zhvilluar filmin, edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Me aq kontribut sa mund të bëjmë”, tha Redon Skikuli.

Shumë prej filmave shqiptarë janë në “Youtube”, disa edhe me titra kineze, duke cënuar të drejtën e autorit. Prandaj edhe “Wikimedia” nënshkroi këtë memorandum me QKK-në.

“Çdo material që vendoset në platforma të tjera duhet koordinim jo vetëm me institucionet përkatëse, që kanë të drejtën e autorit, në rastin e filmit është shumë e specifikuar, por edhe artistit dhe çdo person apo entitet që ka të drejtën e autorit”, tha Redon Skikuli.

Gjithashtu, çdokush ka mundësi të japë kontributin e tij në përditësimin e të dhënave në “Wikipedia”, me një procedurë shumë të thjeshtë, siç po bëhet me filmin “Balkan Bazar”.

“Për shembull, komenti: reagime jo pozitive pati vetëm nga qarqe…” është opinion i pabazuar në asnjë burim ose fakt. Unë do ta fshij komentin dhe kategorinë për momentin dhe shkruaj: Koment rreth përmirësimeve që bëra”, tha Redon Skikuli, “Wikimedia Community User”./Telegrafi/

Italia mbyll Wikipedian në shenjë proteste

Periskopi.com Lajme

Wikipedia në Itali ka bllokuar lexuesit nga faqja e saj, në shenjë proteste për një ligj të Bashkimit Evropian rreth të drejtave të autorit në internet.

Kritikët kanë thënë se ligji, i cili pritet të votohet këtë javë, mund të ndalojë fotografitë me përmbajtje qesharake si dhe mund t’iu kërkojë platformave të pagujnë për qasje në lajme.

Vetë redaktorët kanë shkruar se “Wikipedia mund të jetë në rrezik të mbylljes”.

“Nëse propozimi miratohet, mund të jetë e pamundshme të shpërndahet ndonjë artikull i gazetave në rrjetet sociale apo të gjendet në kërkimet në internet, është thënë në njoftim.

Përdoruesve të faqes në gjuhën angleze nuk u është ndaluar përdorimi, mirëpo edhe atyre u është dërguar njoftimi dhe u është bërë thirrje për të kontaktuar me përfaqësuesit e tyre evropianë, para votimit.

Wikipedia është faqja e pestë me më së shumti trafik në internet, ka njoftuar faqja e të dhënave, Alexa.

Artikujt 11 dhe 13 janë kritikuar ashpër në kuadër të rregullave të reja.

Artikulli 13 është cilësuar shumë kontravers, pasi u kërkon faqeve të ashpërsojnë të drejtat e autorit, edhe kur publikohen nga vetë ata.

Kritikët besojnë se kjo do të nënkuptonte se të gjitha rrjetet sociale do të duhej të vërtetonin secilën përmbajtje të publikuar, detyrë pothuaje e pamundshme për përdoruesit.