Polici xhiron të gjithë skenën kur qëllon me armë të dyshuarit

Periskopi.com Lajme

Pamje shokuese janë publikuar në rrjetet sociale kur një polic i Shteteve të Bashkuara qëllon me armë në drejtim të një automjeti me ngjyrë të zezë.

Incidenti ndërmjet policit William Umana dhe dy njerëzve që dyshohet se janë vrarë ka ndodhur në Las Vegas më 11 korrik.

Umana kishte një kamerë përpara derisa qëllonte nga dritarja e përparme e veturës së tij, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

Të dyshuarit, thuhet se janë qëlluar 34 herë nga polici.

Policia thotë se të dy burrat ishin të armatosur dhe ishin të dyshuar në një vrasje vetëm dy orë para ndjekjes. Ata kishin vrarë një person në një qendër të larjes së makinave./Periskopi/