Tag: Willian Jose

Barça arrin marrëveshje për zëvendësuesin e Dembeles: E transferon pavarësisht se është mbyllur afati kalimtar
12 February 2020, 22:14
Sporti
Pas zyrtarizimit të mungesës së Osman Dembelesë (6 muaj), Barcelona tani pret vetëm dritën jeshile nga federata spanjolle që të futet në merkato për të afruar një tjetër lojtar.
Një rregull në Spanjë e lejon një skuadër të zëvendësojë lojtarin nëse ai dëmtohet dhe qëndron jashtë fushave për më shumë se 5 muaj. Ndërkohë që federata do të japë miratimin, katalanasit duan që të jenë të përgatitur dhe të mbyllin menjëherë marrëveshjen.
Mediat bëjnë me dije se Willian Jose është i përzgjedhuri dhe mes Barcelonës dhe Sociedadit ka një akord paraprak. Një transferim i tillë do të kapte vlerat e 35 milionë eurove.
Willian Jose është një nga golashënuesit më të mirë të La Ligës, por zëra nga Barcelona e mohojnë faktin që kanë arritur marrëveshjen.