Wilson: Nëse Kosova e Serbia nuk arrijnë marrëveshje, banorët do të ikin nga aty

Periskopi.com Lajme

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se bota është duke lëvizur me një shpejtësi të madhe, dhe se është në interes të Kosovës dhe Serbisë për të mbyllur një kapitull mes tyre, përndryshe ai ngre shqetësimet se banorët e dy shteteve do të largohen nga vendet e tyre.

Ai ka thënë se ka pasur një takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të cilit ia ka përsëritur faktin se përderisa nuk ka dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mundësit që situata të eskalojë janë të mëdha.

Sipas tij një situatë e tillë status-quo, është oksigjen për palët e treta, të cilat dëshirojnë të krijojnë tensione.

Wilson thotë se Vuçiq ka bërë gjëra të mira, megjithatë potencon se ka bërë edhe të kundërtën.

Ndër të tjera ai shprehet se SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të detyrojnë Kosovën dhe Serbinë për të arritur ndonjë  marrëveshje.

“Ne nuk do t’i detyrojmë për asgjë, nuk do të ndodh”, ka thënë ai në një intervistë për N1, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket taksës dhe luftës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, Wilson thotë se palët duhet t’i lënë anash këto përplasje dhe të fokusohen në arritjen e një marrëveshje finale.

“Ne kemi nevojë për një moratorium që do të hiqte status-quon. Palët duhet të përqendrohen në atë që më të vërtetë ka rëndësi, arritja e një marrëveshje”, shton ndër të tjera ai.