Rreth 100 vajza në kampin ndërkombëtar “WiSci Girls STEAM Camp”

Periskopi.com Lajme

Rreth 100 vajza nga Kosova, ShBA, Shqipëria, Serbia, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi, kanë marrë pjesë sot në hapjen solemne të kampit ndërkombëtar “WiSci Girls STEAM Camp”. Ato do të bashkohen me liderë të teknologjisë për të mësuar shkencë, teknologji, art, dizajn dhe lidership.

Rudina Gashi, pjesëmarrëse e këtij kampi nga Kosova, thotë se është shumë e entuziazmuar që do të jetë pjesë e këtij kampi.

“Mendoj që do të më ndihmoj shumë me perfeksionu gjuhën, me u njoftu me vajza të shumë vendeve tjera, me mësuar kulturën e këtyre vendeve. Kjo është eksperiencë që të vije një herë në jetë”, tha ajo.

Edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, beson se ky kamp ndërkombëtar do të arrijë këto vajza të integrojnë kulturën e vendeve të ndryshme.

Bailey Leuschen, drejtoreshë e kampit tha se është shumë e lumtur dhe falënderues që sot ndodhet këtu, së bashku me 100 vajza nga Kosova, ShBA-të, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, për të mësuar shkencë, teknologji, art, dizajn dhe lidership.