Legjendat në ring: Holyfield dhe Klitschko stërviten bashkë

Periskopi.com Sporti

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Evander Holyfield është duke u përgatitur për rikthimin e tij në ring në moshën 53-vjeçare. Ai pritet të duelojë ndaj Miky Tyson, në një duel “show”.

Për këtë rikthim, Holyfield është duke u përgatitur në palestër me një tjetër ish-kampion bote të peshës së rëndë, legjendën Wladimir Klitschko.

Bashkë me ta është edhe Antonio Traver (ish-kampion bote në peshën light heavyweight).

“Ne jemi një ekip i fortë përreth jush”, shkruan Holyfield, duke postuar foton me Klitschko, dy ikona të boksit. Klitschko dhe Traver po ndihmojnë Holyfield që të jetë gati për këtë rikthim në ring, pas 10 vitesh.

Holyfield dhe Mike Tyson kanë dueluar dy herë mes tyrë në karrierë dhe në të dyja rastet ka fituar Evander. Përballjet e tyre kanë qenë epike dhe të mbushura me tension e sherr, por tashmë dy boksierët janë miq.

Tallej e këndonte vetëm disa orë para se ta mposhte Klitschkon: Kjo video e Tyson Furyt po shkon viral

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar disa pamje të Tyson Furyt duke shijuar veten dhe duke u tallur rreth e rrotull, para se t’i jepte fund regjimit 10-vjeçar të Wladimir Klitschkos në peshat e rënda.

Video vjen nga brenda dhomës së hotelit në Dyseldorf të Gjermanisë, qyteti ku u mbajt meçi i vitit 2015.

Fury shihet duke qëndruar në dhomë, duke kënduar këngën e rep-legjendës, B.I.G, “Juicy”, dhe duke treguar se si do ta mposht Klitschkon.

Ai thotë: “Qetësi para stuhisë.

“28 nëntor, 2015, para se Tyson Fury të futet në histori si kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda.”

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Publikohen pamje të pazakonta nga përballja prapa dyerve të mbyllura: Klitschko e nokautoi Wilderin

Periskopi.com Sporti

Wladimir Klitschko është ndeshur me Deontay Wilderin në një ring stërvitës, derisa janë publikuar pamje nga momentet.

Dillian Whyte vazhdimisht ka potencuar se ukrainasi e nokautoi amerikanin me një grusht të jashtëzakonshëm, transmeton Periskopi.

Klitschko, natyrisht, u pensionua pas humbjes kundër Anthony Joshuas në prill të vitit 2017.

Sidoqoftë, e vetmja gjë që ka dalë nga meçi stërvitës mes Wilderit dhe Klitschkos tetë vite më parë, është një GIF i shkurtër.

Sigurisht diku atje është një video më e gjatë, e cila përmban pamje nga përballja në kampin e Klitschkos.

“E kam parë atë duke u nokautuar. Wladimiri e nokautoi Wilderin,” ka thënë ëhyte. /Periskopi.com/

Klitschko po rikthehet? Paralajmëron meçin me një prej boksierëve më të mirë në botë

Periskopi.com Sporti

A po rikthehet Wladimir Klitschko në boks?

Nuk mund ta dallojmë nëse ai është duke u tallur në Twitter, ose Wladimir Klitschko e ka seriozisht

Klitschko dominoi divisonin e peshave të rënda për disa vite, para se të pensionohej më 2017, transmeton Periskopi.

Tani, në moshën 43-vjeçare, ai ka dhënë shenjë rikthimi duke pyetur fansat nëse do të preferonin ta shihnin atë në meç kundër Anthony Joshuas, Tyson Furyt, ose Deontay Wilderit.

Wladimir Klitschko teases comeback on TwitterWladimir Klitschko teases comeback on Twitter

Ukrainasi humbi titulline tij nga Fury më 2015, pastaj u pensionua pasi u ndal nga Joshua në meçin tjetër.

Duke marrë parasysh nga “pëlqimet” që gjeneruan postimet e tij, shumica e fansave dëshirojnë ta shohin rimeçin me Fury.

Por jo të gjithë e dëshiruan këtë. /Periskopi.com/

Tyson Fury zbulon anën e errët të Klitschkos: Ishte kampion por nuk kam fare respekt për të

Periskopi.com Sporti

Boksieri i cili po konsiderohet si më i miri i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, ka zbuluar detaje interesante rreth duelit të dikurshëm me Wladimir Klitschko.

Klitschko që asokohe ishte kampion bote i unifikuar, mposhtej nga Fury, madje duke u dukur si një i vogël në ring.

Gjithsesi, sipas fjalëve të Fury, ukrainasi kishte tentuar të gjitha gjërat për të triumfuar, madje edhe trike të pista.

“Klitschko ishte kampion dhe ka bërë karrierë të mirë, por si person, nuk kam fare respekt për të. Ai është mashtrues dhe xheloz” ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Kur unë boksova kundër tij, ishte hera e parë që dueloja në atë rang, dhe shihesha ‘outsider’ duke u kuotuar me 10/1”.

“Ai filloi me shumë detaje duke thënë se nuk kisha peshën e duhur, dhe plotë gënjeshtra të tjera duke u munduar që të luante me nervat e mia” ka shtuar ndër të tjerash britaniku.

Tutje ai ka zbuluar edhe të tjera, duke thënë se edhe dorezat i ishin ndërruar nga ato që kishte porositur. /Periskopi.com/

Klitschko: Isha mes jetës dhe vdekjes të dielën, ja kush më shpëtoi

Periskopi.com Sporti

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko ka bërë një postim së fundmi në Twitter ku ka treguar se është rrezikuar seriozisht jeta e tij dhe e familjes.

Kjo pasi jahtin ku ai po qëndronte për pushime në Spanjë e kaploi flaka, transmeton Periskopi.

Ukrainasi ishte ndalur për peshkim me familjen rreth orës 3:00 të mëngjesit të dielën, kur kishte filluar zjarri.

“Ishim në mes të detit, në zonën e Majorkës, kur na shpëtuan zjarrëfikësit. Anija kishte marrë flakë dhe ne po përpiqeshim që të shpëtonim, duke qëndruar jashtë anijes. Për fat jemi të gjithë mirë”, shkroi Klitschko.


Kujtojmë se Tyson Fury ishte boksieri që e mposhti 43-vjeçarin në meçin për titujt e botës katër vite më parë.

Klitschko u pensionua nga sporti i boksit në vitin 2017 pas një karriere të bujshme. /Periskopi.com/

Zhvillim masiv rreth rikthimit potencial të Wladimir Klitschkos në ring

Periskopi.com Sporti

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko raportohet se po përgatitet të bëjë një rikthim sensacional në ring, pas dy viteve mungesë.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda raportohet se ka marrë një ofertë prej 76 milionë dollarëve nga kompania televizive “DAZN”, e cila po mundohet ta bind atë të rikthehet nga pensionimi, transmeton Periskopi.

Klitschko ka qenë jashtë ringut që prej kur ishte mposhtur nga Anthony Joshua, më 2017.

Wladimir Klitschko looks like he could be set for a return to the ring

Në një intervistë për “IFL TV”, promoteri Eddie Hearn ka zbuluar detaje rreth rikthimit potencial të ukrainasit.

“Mendoj se ai po e konsideron [rikthimin]. Asgjë nuk po ndodh për momentin.

“‘DAZN’ gjithashtu ka folur me të. Do të na pëlqente ta rikthenim [në ring], e dua Klitschkon.

“Mendoj se ai është shumë i madh, por do të shohim.” /Periskopi.com/

Klitschko ka pasur kontakte me tre boksierë, përfshirë rimeçin me Fury dhe Joshua

Periskopi.com Sporti

Wladimir Klitschko ka mbajtur bisedime mbi një kthim të mundshëm në ring – me ish-kampionin e peshave të rënda që synon rimeçin kundër Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

42-vjeçari u pensionua pas humbjes nga Joshua në Wembley në prill 2017, transmeton Periskopi.

Në javët e fundit ka pasur spekulime që ai do të ndeshet kundër Dillian Whyte, por vet Klitschko ka mohuar këto duke i cilësuar si ‘lajme të rreme’.

The third fight of the proposed deal would be a second blockbuster against Anthony Joshua 

Por, sipas Ring Magazine, Klitschko ka diskutuar një marrëveshje për tre ndeshje me televizionin DAZN.

Lufta e parë do ta shohë ukrainasin, i cili mbush 43 vjeç në mars, të ndeshet kundër një kundërshtari më të vogël përpara një rimeçi me Fury – i cili në nëntor të vitit 2015 përfundoi mbretërimin e tij të gjatë si kampion botëror.

Ring pretendon se ndeshja përfundimtare e marrëveshjes së propozuar do ta shohë atë të përballet me Joshuan për herë të dytë, më shumë se dy vite pasi ata ndanë një nga luftimet më të mira të peshave të rënda kohëve të fundit. /Periskopi

Historia e skandaleve të testeve doping të bokserit rus Alexander Povetkin

Periskopi.com Sporti

Në shtator Anthony Joshua do të tentojë të ruajë titullin si kampion bote në kategorinë e rëndë kundrejt rusit Alexander Povetkin, personit të cilët iu ka ndaluar të boksojë vitin e kaluar për shkak të përdorimit të substancave të dyshuara.

Aktualisht ndalimi i është hequr, por jo sepse Povetkin ishtë akuzuar si fajtor për krimet e tij. Rusi dështoi në dy teste të dopingut disa vite më parë.

Këto dështime atij i kushtuan me humbje të medaljes së artë në lojërat Olimpike dhe humbje të mëdha parash, por tani ai ka mundësi që t’i kthehet luftës për rripin e artë.

Atëherë çilat janë gabimet dhe si i erdh mundësia që të garojë prapë për titullin e kampionit botëror?

38-vjeçari kishte një rekord impresiv me 30 fitore dhe vetëm 1 humbje para se të akuzohet për skandalet e përdorimit të substancave të dyshimta.

Povetkin fitoi të artën në divizionin e peshave të rënda në lojërat Olimpike të vitit 2004 dhe ai ka mbajtur për dy vite titullin e WBA deri në humbjen nga Wladimir Klitschko në vitin 2013.

Pas humbjes ai do të  shënojë katër fitore rresht për ta vendosur veten përballë kampionit të WBC Deontay Wilder në Moskë në maj të 2016, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Ishte po para kësaj përballje gjigande ku ai dështoi në testin e dopingut dhe ndeshja ishte anuluar nëntë ditë para se të fillonte spektakli.

Pavarësisht dështimit të tij në testin doping, Povetkin inicioi një luftë me Bermane Stivene për titullin e peshave të rënda në gusht të 2016.

Megjithatë, vetëm një ditë para se takimi të zhvillohej, Povetkin do të dështojë edhe në testin e dytë  të dopingut, i cili në atë kohë kishte përdorur substancat e ndaluar ostarine.

Në mars të vitit 2017, Povetkin i ishte hequr titulli i WBC dhe u detyrua të paguajë gjobën prej 250, 000 dollarëve./Periskopi/

A history of Alexander Povetkin's drug scandals as he prepares for Anthony Joshua fight

David Price (left) in action against Alexander Povetkin in their WBA Inter-Continental Heavyweight and WBO International Heavweight Championship contest at the Principality Stadium, Cardiff. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Friday March 30, 2018. See PA story BOXING Cardiff. Photo credit should read: Nick Potts/PA Wire

A history of Alexander Povetkin's drug scandals as he prepares for Anthony Joshua fight

A history of Alexander Povetkin's drug scandals as he prepares for Anthony Joshua fight

Boxing - Anthony Joshua vs Joseph Parker - World Heavyweight Title Unification Fight - Principality Stadium, Cardiff, Britain - March 31, 2018 Anthony Joshua celebrates with the belts after winning the fight Action Images via Reuters/Andrew Couldridge TPX IMAGES OF THE DAY

Vendi, data, kostoja e biletave… e përballjes Joshua-Povetkin

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua shprehet i gatshëm për të mbrojtur serinë e të pa-mposhturit në kategorinë e peshave të rënda kundër Alexander Povetkin në stadiumin Wembley në shtator.

Joshua (21 fitore, 0 humbje) fitues i IBF, WBA, WBO dhe IBO do të ndeshet me Povetkin (34 fitore, 1 humbje), në atë që pritet rreth 90, 000 njerëz ta ndjekin përballjen gjigande.

Do të jetë herë e tretë ku Anthony Joshua do të ndeshet në Wembley pas një fitore me nokaut kundrejt Wladimir Klitschko vitin e kaluar, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Persikopi.

Kur do të zhvillohet përballja Joshua vs Povetkin?

Lufta do të zhvillohet më 22 shtator të këtij viti në stadiumin e Wembleyt, Londër.

Kostoja e biletave?

Çmimi i tiketave: 40 funta, 60, 80, 100, 150, 200, 400, 800 dhe 2000 funta për VIP./Periskopi/

NEW YORK, NY - JULY 17: Group Managing Director of Mathroom Sports Eddie Hearn (L) and Anthony Joshua on stage at the U.S. launch of DAZN - The Future of Sports Streaming at Industria Studios on July 17, 2018 in New York City. (Photo by Johnny Nunez/Getty Images for DAZN)

Anthony Joshua vs Alexander Povetkin tickets on sale next week - when and where

Anthony Joshua vs Alexander Povetkin tickets on sale next week - when and where

“I rrezikshëm dhe i pamëshirshëm”, rusi që do ta sfidojë bokserin britanik Joshua

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua mund të vihet nën presion kur mbrojtësi i titullit në peshat e rënda Alexander Povetkin do ta sfidojë atë në stadiumin e Wembleyt më 22 shtator.

Tifozët me padurim e kanë pritur një përballje kundër Wilderit, por tek Povetkini, Joshua pret ta mposhtë njeriun që është fitues i një medalje të artë olimpike dhe i cili është mposhtur vetëm një herë nga Wladimir Klitschko në 35 përballje sa ka zhvilluar gjithsej.

Mediumi britanik “BBC” i ka bërë një analizë përballjes së Povetkin-Joshua, nëpërmjet Steve Bunce dhe komentatorit të boksit Mike Costello, transmeton Periskopi.

Negociatat mbi përballjen në mes Wilder dhe Joshuas janë ndërprerë pasiqë dytë nuk janë pajtuar për vendin e sfidës, dhe kështu Joshua ka gjet kundërshtarin rus Povetkin.

“Ishte lufta që prisja dhe nuk jam i zhgënjyer. Natyrisht jam paksa i zhgënyer që nuk është Wilder por kjo ishte gjithmonë një luftë problematike edhe ne e kemi biseduar këtë çështje për muaj me radhë”, u shpreh Steve Brunce.

“E pëlqej Povetkinin, jam një fans i madh i tij. Ai mund të jetë një njeri me të meta, ka pasur shumë praktika të dyshimta larg ringut me shkelje të ndryshme në përdorimin e rregullave mjekësore”, shtoi ai.

“Jam duke thënë që kjo është një përballje e mirë. Joshua bokson shkëlqyeshëm, por ndeshja me Joseph Parker ka qenë paksa e mërzitshme. Pastaj u bërë pishman për mos-zhvillimin e përballjes me Wilder. Me Povetkin do të jetë një luftë e hatashme”.

Në anën tjetër, Mike Costello thotë “Nëse shikojmë ndeshjet e Povetkin në karrierën e tij, ai ka vetëm një humbje në 35 përballje, të vetmen sfidë e kishte humbur nga Wladimir Klitschko në vitin 2013 në Moskë”.

“Në maj të 2016, Povetkin ishte paraparë të ndeshet me Wilder në Moskë. Wilder ishte trajnuar shumë në Angli para përballjes ndërmjet dy gjigandëve. Por pastaj rezultuan testet pozitive. Kjo ishte një njollë për sportin rus”, shtoi Kostello.

Në tokën britanike, Povetkin ka luftuar një herë më parë duke shënuar një fitore me nokaut kundrejt David Price në Cardiff./Periskopi/

Nuk do të ndodhë përballja Klitschko-Joshua

Planet për një meç mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos në muajin dhjetor janë hedhur poshtë pasi ukrainasi ka pësuar një lëndim në muskuj.

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht lëndimit, një meç mes tyre pritet të mbahet gjithsesi pasi dy palët janë në bisedime, por jo në dhjetor siç raportohej. Lëndimi thuhet se ka shtyrë meçin për në pranverën e ardhshme, raporton “Daily Mail”.

“Kemi negociuar me Wladimirin dhe ekipin e tij gjatë javës së shkuar ndërsa WBA ka mbetur të vendosë. Kemi folur me menaxherin e Wladimirit dhe pas lëndimit tani duhet të përbalemi në mars apo prill. AJ do të përballet më 10 dhjetor tani ka mbetur të zgjedhet kundërshtari”, ka thënë promoteri i përballjes Eddie Hearn. /Periskopi.com

Ja dita kur do ta kuptojmë nëse do të ketë përballje Joshua-Klitschko

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitshko janë në pritje të një vendimi të rëndësishëm nga WBA.

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Botës në IBF, Joshua ka pranuar të përballet me ukrainasin në Manchester Arena me 10 dhjetor.

Por, menaxheri i Klitschkos, Bernd Boente ka pranuar se klienti i tij mund të kërkojë një tjeëtër kundërshtar, nëse titulli i WBA nuk është në rrezik.

Në anën tjetër, Presidenti i WBA, Gilberto Mendoza thotë se anëtarët e komisionit kanë afat deri të mërkurën për të vendosur rreth kësaj përballje.

“Anëtarët e komisionit kanë një afat deri të mërkurën për t’u përgjigjur”, ka thënë Mendoza.

Kjo përballje pritet të zhvillohet pas dënimit të Tyson Fury, të cilit i janë marrë titujt, pasi kishte pranuar se ka konsumuar substanca narkotike. /Periskopi.com

Klitschko-Joshua anulohet?

Përballja e paralajmëruar ndërmjet ukrainasit dhe anglezit mund të anulohet shkaku i WBA.

Periskopi.com Sporti

Meçi për titull të botës është në pritje të vendimit nga WBA që të sanksionjë titullin, ky vendim pritet të mirret mbrenda 48 orëve.

Kampi i boksierit ukrainas insiston se meçi mund të zhvillohet vetëm nëse luftohet edhe për titullin IBF, titull që e mban momentalisht Joshua, dhe për brezin WBA, raporton The Telegraph.

Kjo luftë për titull të botës pritet që të ndodhë më 10 dhjetor në Manchester Arena.

Javën e kaluar titujt WBA dhe WBO i ishin marr boksierit britanik Tyson Fury, i cili vuante nga depresioni dhe kishte rezultuar pozitiv në dy teste të kokainës. /Periskopi.com

A po arrihet marrëveshja për meçin Klitschko-Joshua?

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko afër marrëveshjes për super përballjen që thuhet se do të vlejë 30 milionë euro.

Periskopi.com Sporti

Bisedimet e bokserëve janë afër përfundimit , përballja do zhvillohet me 10 dhjetor raporton Daily Telegraph.

Joseph Parker ishte kandidati kryesor për t’u përballur me Joshuan për titull të botës, por pas ngjarjëve të Tyson Fury kanë ndryshuar gjërat pasi anglezi u tërhoqë nga përballja me ukrainasin, Klitschko.

Tyson Furyt, i cili ishte dashur që të mbrojë titujt e botës kundër Klitschkos, ditë më parë edhe zyrtarisht i janë marr titujt e kampionit për shkak të problemeve që kishte me kokainë.

Agjenti i Anthony Joshua, Eddie Hearn mendohet se do të bëjë zyrtare përballjen që pritet të mbahet në Manchester Arena. /Periskopi.com

Joshua-Klitschko, afër marrëveshja për duelin

Është shumë afër arritja e marrëveshjes për duelin në mes kampionit të IBF-së, Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschkos.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar promoteri Eddie Hearn.

Boksieri britanik, Tyson Fury dorëzoi titujt WBA dhe WBO të mërkurën mbrëma dhe kjo ia mundësoi Joshuas dhe Klitschkos të përballen për këta dy tituj.

“Kurdo që do të rregullohet do t’iu tregoj. Do të jetë dueli më i madh në dhjetë vjetët e fundit. Dua që ta rregulloj këtë duel”, ka thënë Hearn.

Përballja në mes Joshua dhe boksierit ukrainas është paraparë të zhvillohet më 10 dhjetor në Manchester ose në Londër. /Periskopi.com

Klitschko pritet të përballet me Joshua

Promotori Eddie Hearn ka bërë të ditur se janë në negociata në lidhje me një ballafaqim mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitcshko.

Periskopi.com Sporti

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të versionit IBF, Joshua, ende nuk ka konfirmuar sfiduesin e dytë por ka caktuar një datë për duel më 26 nëntor në Manchester Arena.

Dhe, Klitschko është shfaqur si kundërshtar i mundshëm pas anulimit të ballafaqimit me Tyson Fury, i cili u tërhoq për shkak të një lëndimi.

“Kam lexuar shumë gjëra rreth Joshua dhe Klitchko, duke thënë se është arritur një marrëveshje. Por, nuk është ashtu”, deklaroi Hearn për “Sky Sports News”.

“Ne jemi në bisedime me ekipin e Klitschkos dhe menaxherin e tij, Bernd Boente. Shpresoj se do t’i përfundojmë me sukses në mënyrë që të kemi një duel të madh”, theksoi ai.

Joshua e mbrojti me sukses titullin në duelin e parë më 25 qershor duke mposhtur Dominic Breazeale me ndërprerje në raundin e shtatë.