Kandidati për president thotë se nëse nuk e sjellë Xavin në Barcelonë do t’ia paguajë të gjitha biletat e tifozëve

Periskopi.com Sporti

Kandidati për president te Barcelona, Victor Font ka dhënë një premtim të madh për tifozët e Barcelonës.

Font siguroi se nëse zgjedhet president atëherë Xavi do të jetë trajner i Barcelonës.

Po ashtu, Font tha se nëse nuk e realizon premtimin atëherë ai do të paguajë të gjitha biletat e stadiumit për tifozët.

Më i miri për të bindur Messin është Xavi . Ju e njihni atë në mënyrë perfekte. Leo u beson aftësive të Xavit. Do të ketë një vend shumë të rëndësishëm në këtë proces. Messi është i pazëvendësueshëm ”, deklaroi Font.

Zgjedhjet e presidentit të Barcelonës pritet të mbahen në muajin janar.

Rrëfehet Xavi, ka mesazh të qartë për Setien dhe Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Xavi Hernández nuk fshihet. Ai ka një ëndërr, të bëhet trajner i Barcelonës. Se kur do të ndodhë kjo, nuk është në gjendje ta thotë për momentin, teksa vazhdon të “farkëtohet” në këtë rol në stolin e Al Sadd, në Katar. Në një intervistë për “Marca”, ish-ylli i skuadrës katalanse dhe i “La Roja” tregon edhe filozofinë e tij të futbollit.

Si lojtar, ju përfaqësonit një stil shumë të veçantë. Si trajner, në varësi të lojtarëve, a është dashur të hiqni dorë nga bindjet tuaja? Jam shumë i qartë për idetë e mia, për sistemin tim të lojës. Unë besoj në posedimin e topit sa më shumë të jetë e mundur, te presioni lart, duke luajtur në fushën e kundërshtarit, duke sulmuar. Ky është futbolli që kam përjetuar te Barça dhe Spanja: dominim me topin, duke krijuar shanse. E kuptoj futbollin kështu dhe besoj se do të fitoj në këtë mënyrë. Me këtë mënyrë loje je më afër fitores.

A mendoni, pra, se futbolli cilësor është i mundur pa lojtarë me cilësi maksimale?
Jam plotësisht i bindur që, pavarësisht se ku jeni dhe cilët lojtarë keni, është e mundur që ta përcillni këtë ide të lojës. Mjafton t’i bindni lojtarët se do të jenë më mirë dhe do të fitojnë më lehtë kështu. Natyrisht, Al Sadd nuk është Barça, por ne u përpoqëm të luanim nga pas, me një nivel të mirë teknik. Lojtarët janë të bindur se fitojnë kështu.

A e imagjinoni veten në Katar për një afat të shkurtër apo mund të ketë ndonjë surprizë, nëse thirreni përsëri nga Barcelona?
Nuk fshihem, gjithmonë e kam thënë se qëllimi im kryesor, kur të ndodhë, është drejtimi i Barçës. Ajo është shtëpia ime, mbetet ëndërr të bëhem trajner i saj. Por, tani për tani jam i përqendruar tek Al Sadd, mezi pres sezonin e ri. Kur Barça duhet të vijë si mundësi, në një afat të shkurtër apo të gjatë, do të ndodhë. Mbi të gjitha, Quique Setién duhet të respektohet. I uroj ekipit gjithçka të mirë.

Setién premtoi futboll të mirë pas mbërritjes. A mendoni se po ia del mbanë?
Ndonjëherë Barça luan shumë mirë; të tjerët, mirë ose jo aq mirë. Por, mua më pëlqen ideja e Setién, e tanishmja dhe me ekipet e tij të mëparshme: të dominojë dhe të bëjë një lojë tërheqëse. Ndonjëherë nuk është e mundur, është e vërtetë, pasi rivalët jua bëjnë të vështirë. Kemi parë ndeshje shumë të këndshme dhe shumë të mira për Barçën me Setién. Pa asnjë dyshim.

A i shihni logjike ankesat ndaj arbitrimit, që erdhën nga Barcelona në La Liga-n e fundit?
Nuk më pëlqen të mendoj shumë për punën e gjyqtarëve. Puna e tyre tashmë është shumë e vështirë. Problemet me VAR duhen analizuar. Gjithmonë do të ketë polemika.

Arrihet marrëveshja në parim, Xavi do të emërohet trajner i Barcelonës pas këtij sezoni

Periskopi.com Sporti

Barcelona është në probleme të mëdha aktualisht.

Pasi barazoi në tri nga katër ndeshjet e fundit, blaugranët pothuajse ia kanë dhuruar titullin Real Madridit, skuadër që tash kryeson tabelën me katër pikë më shumë, transmeton Periskopi.

Por kjo nuk është as gjysma e stories.

Lionel Messi rrëmbeu kryetitujt pasi injoroi asistentin e katalunasve, Eder Sarabia, gjatë pauzës së pijës, derisa Quique Setien duket shumë afër largimet, teksa Antoine Griezmann po inkuadrohet vetëm në kohën shtesë të ndeshjeve.

Pastaj, për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, raportet e së enjten potencuan se Messi dëshiron të largohet nga klubi pasi t’i përfundojë kontrata më 2021.

p1ec9v73ppcuj60t4k610unhj6f.jpg

Mirëpo, raportet e fundit janë paksa më inkurajuese.

Me Setienin të destinuar të largohet në fund të sezonit, klubi është në kërkim të trajnerit të ri.

Dhe duket se është vendosur që nga sezoni i ri në krye të skuadrës të jetë legjenda e klubit, Xavi.

Kjo të paktën sipas gazetarit të “Mundo Deportivo”, Francesc Aguilar, i cili potencon se Xavi ka arritur marrëveshje në parim për të marrë kontrollin në fund të fushatës.

Përmes disa postimeve, Aguilar zbulon se ai është informuar nga burime të besueshme në Katar – ku aktualisht është trajner Xavi – se ish-mesfushori ka pranuar marrëveshjen, sipas të cilës ai do të përfitojë 6 milionë euro në vit. /Periskopi.com/

Xavi ka këshilluar Barcelonën të mos i firmosë Sadio Manen e as Aubameyang, kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Ikona e Barcelonës, Xavi ka këshilluar ish-klubin e tij që të mos firmosë sulmuesin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang ose anësorin e Liverpool, Sadio Mane.

Ndonëse spanjolli vlerësoi cilësitë e tyre, ai ka dyshime serioze nëse dyshja do të mund të përshtateshin me stilin e lojës së trajnerit të Barcelonës, Quique Setie.

Mane kërkohet nga dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid, anipse ka kontratë në Anfield deri në vitin 2023.

“Mane dhe Aubemayang janë fenomenal në hapësirë të hapur,” tha Xavi, përcjell Periskopi

“Por Barcelona ka nevojë për lojtarë që dinë të lëvizin në hapësira të vogla.”

“Unë jam duke menduar për një lojtar që do t’i përshtatet Barcelona dhe nuk është e lehtë të gjesh një. Samuel Etoo ishte i përsosur siç është Luis Suarez tani.”

Kujtojmë që Xavi është trajner i klubit Al Sadd në Ligën e Katarit. /Periskopi.com/

Këta janë futbollistët legjendar që nuk arritën kurrë të fitojnë ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dyshja që kanë fituar 11 ‘Ballon d’Or’ së bashku, por ka futbollistë të tjerë legjendar që nuk kanë fituar kurrë çmimin e lojtarit më të mire, anipse karriera e tyre ishte e bujshme, shkruan Periskopi.

Kështu Periskopi jua sjell lojtarët më të mirë që kurrë nuk arritën të fitojnë trofeun ‘lakmitar’, prej të cilëve, disa mund t’i dini e disa mund të jenë surprizë.

TENERRY HENRY

Midis 2001/6, ish sulmuesi i Arsenalit ishte në kulmin e karrierës së tij.

Jo vetëm që ishte golashënuesi më i mirë në Premier League në katër nga ato pesë sezone, ai shënoi 29 gola në 52 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Por, për disa arsye, pavarësisht shfaqjeve briliante ai ishte vetëm kandidat për Ballon d’Or.

PAOLO MALDINI

Ai është thirrur mbrojtësi më i mirë që ka luajtur ndonëherë. Ikona e Milanit fitoi 25 trofe, përfshirë shtatë tituj në Serie A dhe pesë herë Champions League.

Por për gjithë madhështinë e tij, ai shpesh ishte në hije nga shokët e ti të shkëlqyeshëm të skuadrës si Andriy Shevchenko, Kaka, George Ëeah, Marco Van Basten dhe Ruud Gullit, të cilët të gjithë ishin fitues të topit të Topit të Artë.

Ai arriti të fitonte vendin e tretë në 1994 dhe 2003.

XAVI

Mesfushori spanjoll luajti 767 herë për ‘katalunasit, por Ballon d’Or e shmangu atë, edhe kur ndihmoi Spanjën të fitojë Kupën e Botës 2010.

ANDRES INIESTA

Është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit spanjoll – me 35 trofe, përfshirë nëntë tituj të La Liga dhe katër Champions League.

Megjithatë, Iniesta nuk arriti të fitonte një ‘ Ballon d’Or’, anipse ai poashtu shënoi edhe golin fitues kundër Holandës në finalen e Kupës së Botës 2010.

BOBBY MOORE

Lojtari më i madh i Anglisë ndonjëherë – Bobby Moore, kapiteni i ekipit fitues të Kupës së Botës 1966, nuk e mori kurrë shansin të ngre një Ballon d’Or. /Periskopi.com/

 

Momenti i zënkës, kur Neymar sa nuk e rrëzoi nga autobusi Xavin – pasi përpiqej t’i kapej për këpucë

Periskopi.com Sporti

Me profesionistë të moshuar të respektuar si Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi në klubin e Barcelonës, Neymar padyshim që nuk e kishte respektin si treshja.

Braziliani është një personazh lozonjar dhe, mbase të gjithë e kujtojmë zënken që pati me Xavin, kur klubi po festonte triumfin e tyre, pasi i kishin ikur dy pikë Real Madridit, dhe ishin në një paradë të hapur me autobus.

Kështu, gjatë paradës pati një grindje mes Neymar dhe Xavi, e cila ishte patjetër për të gjithë një befasi.

Xavi, i hipur në autobusi, tundi Neymarin në fytyrë dhe i tha atij të ikte ndërsa ia bënte me gisht brazilianit.

Spanjolli do t’i tregonte më vonë gazetës Katarit Sport: “Ai (Neymar) po përpiqej të m’i hiqte këpucët dhe të më shtynte kur isha në buzë të autobusit.

Sidoqoftë Neymar vazhdoi të shënojë 105 gola në 186 ndeshje për Barçën, duke fituar dy tituj të La Ligës, tre Copa del Rey dhe UEFA Champions League. Ndërsa kalimi i tij te PSG për 198 milion ishte transferim rekord në vitin 2017. /Periskopi.com/

 

Pamje të rralla të futbollistëve më eminent kur ata ishin adoleshentë

Periskopi.com Sporti

Që prej kur ndeshjet e futbollit janë anuluar arkivat po na ndihmojnë të rikthejmë qaste të paharruara të futbollit.

Kështu Periskopi ua sjell klipet më të vjetra që vijnë nga vitet 1970, dhe tashmë keni një shans për të parë Diego Maradonan kur ai luante për Argjentinën për t’u bërë pastaj një fenomen global.

Videot sjellin nostalgji edhe për futbollistë të tjerë si: Gianluigi Buffon, Neymar, Francesco Totti, Fernando Torres, Xavi, Maradona, Ronaldinho, Iker Casillas dhe të tjerë kur ishin adoleshentë. /Periskopi.com/

 

 

Xavi: Tash që kam bërë përvojë si trajner, dua të kthehem te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Mesfushori legjendar Xavi Hernandez ka shprehur dëshirën që të marrë postin e trajnerit të Barcelonës, vetëm dy muaj pasi e refuzoi këtë mundësi.

Xavi beson se tash është i gatshëm për të marrë drejtimin e Barcelonës, por ka insistuar se nuk mund të jetë asnjë person helmues në zhveshtore, nëse ai merr drejtimin e klubit.

“Jam i qartë se dua të kthehem te Barcelona. Tash që kam bërë përvojë si trajner, besoj se mund të sjelli përvojë te lojtarët. Por, unë kam qenë i qartë se e shoh veten në një projekt që nis nga zero dhe në të cilin vendimmarrja është e imja”, ka thënë Xavi për “La Vanguardia”, transmeton Koha.net. “Unë dua të punoj me njerëz tek të cilët kam besim, të cilët janë besnikë dhe të vlefshëm. Nuk mund të jetë asnjë person helmues rreth zhveshtores”.

Xavi 40-vjeçar kaloi 18 vjet të karrierës si futbollist profesionist te Barcelona, duke luajtur mbi 700 ndeshje për klubin.

Ish-reprezentuesi i Spanjës fitoi 25 trofe gjatë kohës së tij te Barcelona – përfshirë tetë herë La Ligan dhe katër herë Ligën e Kampionëve – dhe është vlerësuar si një prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së vet.

Ai po ashtu me Spanjën fitoi tre tituj rresht, dy herë Evropianin dhe po ashtu Botërorin 2010 në Afrikë të Jugut.

Xavi u largua nga Barcelona për të vazhduar karrierën në Katar te Al Saad në vitin 2015. Te ky klub luajti katër vjet para se të merrte postin e trajnerit të klubit.

Barcelona kishte insistuar të kthente Xavin në janar, por ai refuzoi dhe në krye u emërua Quique Setien.

Xavi po ashtu ka treguar se kë do të pëlqente të transferonte nëse merr drejtimin e Barcelonës. Ai nuk e sheh Neymarin si përforcim ideal.

“Nuk e di nëse Neymar do të ishte i përshtatshëm për shkak të çështjes sociale, por në aspektin e futbollit, nuk kam dyshime se ai do të ishte transferim spektakolar. Barcelona nuk ka nevojë për shumë lojtarë të rinj: ndoshta Jadon Sanchon e Serge Gnabryn”, ka thënë Xavi.

Kjo paraqitje e Xavit kundër Real Madridit më 2009 është kriminalisht e nënvlerësuar

Periskopi.com Sporti

Sezoni i parë i Pep Guardiolas si trajner i Barcelonës ishte vërtetë legjendar.

I ngritur në detyrë nga skuadra B e klubit, trajneri tani ikonik spanjoll arriti ta fitojë tripletën më 2008/09, transmeton Periskopi.

Lionel Messi ishte ndër më meritorët në këtë sukses, por ngjitësi i përshtatjes së yjeve në skuadër ishte Xavi Hernandez.

Xavi recorded four assists in the 6-2 thrashing of Real Madrid

Spanjolli kaloi nëpër formën më të mirë gjatë vitit 2009 dhe pikërisht në këtë vit në “Bernabeu”, ai dhuroi një prej paraqitjeve më të kompletuara të të gjitha kohëve nga një mesfushor.

Jo, nuk po e ekzagjërojmë aspak. Xavi ishte njeriu përgjegjës për një prej paraqitjeve më të mira ndonjëherë të Barcelonës, me këtë të fundit që mposhti Real Madridin 6-2.

Atë natë të paharruar, Xavi regjistroi katër asistime.

Shikoni paraqitjen masterklas të tij më poshtë. /Periskopi.com/

Messi e kalon Xavin me paraqitje në ‘El Clasico’

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi është titullar dhe do të luajë ndeshjen e 43-të në karrierë kundër Real Madridit.

Kështu, ai ka kaluar legjendën Xavi Hernandez si lojtari i Barcelonës me më së shumti paraqitje në ‘El Clasico’.

Kjo El Clasico është një ndër më interesantet e viteve të fundit pasi luhet për titull kampioni, edhe pse pas kësaj ndeshje do të mbesin edhe shumë sfida deri në fund të kampionatit.

Aktualisht, Barcelona prin me 55 pikë në La Liga, Reali i Madridit  i dyti me 53 pikë.

Statistika e CR7 që i përdhosë legjendat e Barçës: Fansa blaugranë, mbyllni sytë sepse është e rëndë

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo është një prej më të mirëve që ka shkelur ndonjëherë në ndonjë fushë futbolli, më e pakta që mund të themi.

Disa do të thonë se ai nuk është ndër më të mirët por më i miri, derisa të tjerët janë të bindur se ai kurrë nuk do të konsiderohet më i mirë se Lionel Messi, transmeton Periskopi.

Mirëpo, atë që askush nuk mund ta mohojë është karriera e jashtëzakonshme që ka pasur portugezi deri tash.

Ai shënon gola për qejf, fiton trofe me klube e Kobmëtare, Ronaldo i ka bërë të gjitha – dhe ai ende është më i miri te Juventusi si 35-vjeçar.

Sidoqoftë, një aspekt i lojës së tij që është kritikuar shpesh, është mungesa e aftësisë që të kontribojë për bashkëlojtarët.

Ronaldo with the UEFA Nations League trophy

Por, zbulojmë një storie krejt tjetër kur shikojmë statistikat e asistimeve të Ronaldos me klubet dhe Kombëtaren.

Me “TransferMarkt” që ka publikuar numrat, zbulohet se portuezi ka regjistruar më shumë asistime për klubet dhe Kombëtaren se sa dyshja legjendare e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

Me Juventusin, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Sporting Lisbonën, Ronaldo ka – deri në kohën që po e shkruajmë këtë – shënuar 620 gola dhe ka asistuar për 214 të tjerë.

Sa i përket Kombëtares, epo pesë herë “Topi i Artë” ka shënuar 99 gola dhe ka kontribuar me 37 asistime, duke e dërguar totalin e asistimeve në 251.

Xavi and Iniesta with the CL trophy

Çka për legjendat e Barçës? Epo, me blaugranët dhe Al Sadd, Xavi ka regjistruar 212 asistime në 859 ndeshje, derisa për Spanjën ka asistuar për 24 gola në 131 paraqitje.

Një total prej 236 asistimeve për një prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës.

Sa i përket Iniestas, ai ka asistuar 150 herë në 716 ndeshje për Barcelonën dhe Vissel Koben, derisa ka regjistruar vetëm 29 në 131 ndeshje me Spanjën.

Numra befasues, apo jo?

Sigurishtë, Xavi dhe Iniesta janë më shumë se vetëm disa numra në një uebsajt; ata ishin dyshja më e mirë mesfushës e të gjitha kohëve. /Periskopi.com/

Eto’o kërcënon se do ta vrasë Xavin

Periskopi.com Sporti

Samuel Eto’o ka dhënë disa komente interesante drejtuar Xavi Hernandez.

Ish lojtari i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka dhënë disa komente lidhur me zërat për të ardhmen e stolit të Barcelonës.

Sigurisht, ai nuk mund të mos e përmendte ish shokun e skuadrës, Xavi Hernandez, i cili tash e sa kohë përmendet si opsion për stolin katalan.

Eto’o ka thënë se për të është e pabesueshme që Xavi të mos e drejtojë Barcën, madje në formë shakaje ka thënë se do ta vriste atë nëse nuk e merr këtë punë.

“Nëse Xavi nuk përfundon duke drejtuar Barcelonën, do ta vras” ka thënë Eto’o, transmeton lajmi.net.

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion të ri, dhe duke pasur parasysh edhe formën e dobët e fundit të sezonit të kaluar, pozita e Valverde po lëkundet.

Xavi ishte i qetë si lojtar, por si trajner po e tregon një anë krejt tjetër të tij

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Xavi Hernandez, e përballoi me mjaft emocion dhe stres ndeshjen e tij të parë zyrtare në stolin e Al Saad.

Aty ku mbylli karrierën si futbollist, ish-kapiteni blaugrana provoi edhe çfarë do të thotë të drejtosh të tjerët si trajner, transmeton Periskopi.

Një moment i shënuar për të, që prodhoi edhe shfryrjen e zemërimit të paparë ndonjëherë nga Xavi.

Pas një situate të diskutueshme në fushën e blertë, zemërimi i tij kaloi çdo cak, sa goditi fort me këmbë një shishe ujë, që kishte pranë.

Për të qeshur ishte fakti se, bashkë me shishen plastike të ujit, fluturoi në ajër edhe këpuca e trajnerit debutues të Al Saad.

Pra, mbeti me njërën këmbë zbathur, moment që nuk mund t’iu shpëtonte fokusit të kamerave.

Ndoshta ky “incident” shërbeu për të prishur “syrin e keq” në rrugëtimin e ri të Xavi. /Periskopi.com/


 

Xavi flet për rikthimin e mundshëm të Neymar në Barcelonë

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Barcelonës, Xavi do të jetë i kënaqur me rikthimin e yllit të PSG-së, Neymar në Barcelonë.

Neymar është afër rikthimit në Barcelonë dhe Xavi ka folur për këtë gjë, transmeton KosovaPress.

“Do të ishte një transferim i pabesueshëm, por është shumë e vështirë, kemi parë shumë gjëra dhe nuk besoja që do e shihja këtë gjë, PSG ka paguar për të 222 milionë euro, pra vetëm mund të presim. Nuk ka dyshim që ai është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Xavi është  pyetur edhe për transferimin e Antoine Greizmann, i cili po pritet që të transferohet në “Camp Nou”, këtë verë.

“Ai është një yll bote, ai ka bërë diferencën me Atletico Madridin dhe Francën, ai është një lojtar i mrekullueshëm, nuk është zyrtare por duket se ai do të transferohet në Barcelonë, besoj që do të jetë një transferim i mirë”, përfundoi spanjolli.

Varfërohet futbolli, një prej mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohëve paralajmëron pensionimin

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka konfirmuar pensionimin nga futbolli profesionist pas përfundimit të këtij edicioni.

Mesfushori qëndror aktualisht luan për skuadrën nga Katari, Al Sadd, të cilës ai iu bashkua në vitin 2015, pasi u largua nga La Liga, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, në moshën 39-vjeçare, spanjolli mendon se ka ardhur koha që ai të përshëndetet me sportin dhe të fillojë të ndjekë karrierën si trajner.

“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por mezi pres të shoh çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua si trajner,” tha Xavi.

“Filozofia ime si trajner reflekton me stilin që ne e kemi zhvilluar për shumë vite nën influencën e Johan Cruyffit dhe ‘La Masias’.”

“Më pëlqen të shoh skuadrat duke marrë inciativë në fushë, duke luajtur futboll sulmues dhe të rikthehet esenca e asaj që të gjithë e duam: futboll me posedim.” /Periskopi.com/

Xavi flet pas fitimit të ‘Topit të Artë’ nga Modric

Periskopi.com Sporti

Ikona e Barcelonës, Xavi, është i kënaqur që Luka Modric e ka fituar Topin e Artë.

Që prej se Kaka e fitoi në vitin 2007 këtë trofe nuk ka pasur lojtar tjetër pos Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos që e ka marrë atë.

Madje, Xavi shpesh u cilësua si një prej emrave që meritoi ta fitonte.

Modric madje tha se ka pasur edhe lojtarë si Xavi, Iniesta e Sneijder që merituan ta fitonin këtë trofe.

“Më vjen mirë për fjalët e tij, ishte mirë të dëgjosh të vërtetën”.

“Unë jam i lumtur që ky trofe i shkoi atij, edhe pse mendova që Messi do ta fitonte”.

“Unë do t’ia jepja Messit këtë çmim çdo vit, por nuk mund të jetë kështu”.

“Më mungon loja me të dhe me të gjithë të tjerët te Barcelona”, potencoi Xavi.

Barcelona fitoi dhe gjeti ‘Xavin e ri’ ndaj Tottenham

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Barcelonës, Arthur bëri një paraqitje të shkëlqyeshme mbrëmë, sa që edhe Xavi do të jetë krenar.

Këtë e ka deklaruar ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili punon në rolin e analistit në BT Sport, shkruan Periskopi.

”Ai ka qenë shumë i saktë, jam tejet i impresionuar”, tha anglezi.

”Në termin e pasimeve dhe kontrollit të lojës, Barcelona ia doli me Arthur, që më kujtoi Xavin”.

Ish-mesfushori i Sevillas ishte një nga lojtarët kyç të ‘Blaugranasve’ në fitoren 2:4 ndaj ‘Spurs’, duke i siguruar një të ardhme të ndritur ekipit të Valverdes./Periskopi/

Xavi tregon arsyen kryesore pse Messi do të dështojë keq sezonin e ardhshëm te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Paraqitjet e dobëta të Argjentinës në Kupën e Botës në Rusi mund të kenë një efekt negativ te Messi, i cili mund të zhgënjejë në edicionin e ardhshëm me Barcelonën

Argjentina mezi kaloi fazën e grupeve në Kupën e Botës, por menjëherë në 1/16-tën u eliminua nga Franca pasi humbi 4-3, shkruan Periskopi.

Xavi beson se Messi është i thyer nga një dështim i radhës në Kupën e Botës dhe se kjo mund të ndikojë në paraqitjet e tij me Barcelonën në edicionin e ardhshëm.

Kur Xavi u pyet nga AS nëse dështimi në Kupën e Botës do të ndikojë te Messi ai tha ‘Ndoshta po’.

“Ju nuk mund të arrini të gjitha objektivat në jetë. Për fat të mirë, shumica prej nesh në atë brez të lojtarëve ishim me fat që të fitonim gjithçka, por kjo nuk është normale – gjëja normale është se gjithmonë mungon diçka, diçka që nuk e keni fituar.

“Unë nuk mendoj se ai është mjaft i lumtur me Argjentinën ashtu siç është me Barcelonën,” përfundoi Xavi. /Periskopi/
Image result for xavi and messi