MPJ e Xhamajkës sqaron gjithçka: S’kemi marrë vendim për çështjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Xhamajka nuk ka marrë kurrfarë vendimi rreth njohjes së Kosovës si shtet të pavarur.

Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës, në një përgjigje, në natën e së shtunës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në komunikatën nga Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ’së së Xhamajkës.

“Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Megjithatë, tani për tani, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim rreth çështjes”, thekson komunikata.

“Rrjedhimisht, është për keqardhje që ka ndodhur një keqkuptim i qëndrimit të Xhamajkës”, ka bërë të ditur MPJTJ e Xhamajkës.

Komunikata nga Xhamajka vjen pak pasi ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka thyer heshtjen e saj, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit nga Xhamajka.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte raportuar i pari, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, se ishte informuar nga Çitaku se Kosova ka siguruar njohjen nga shteti ishullor.

Por, pak orë më vonë, Xhamajka ka mohuar se ka vendosur për njohje, duke e turpëruar Kosovën.

Vlora Çitaku: Rreth (mos)njohjes nga Xhamajka janë të përfshira shumë palë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, për herë të parë ka folur për çështjen e (mos)njohjes nga Xhamajka.

Deri sot, Çitaku nuk është deklaruar rreth kësaj teme, ndonëse u akuzua se s’dha informacion të vërtetë dhe se vuri në lajthitje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe drejtues të tjerë të institucioneve.

“Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje”, shkruan Çitaku në facebook.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z.Haki Abazi qenka marrë pak me mua. Më paska quajtur mua dhe Ambasadën në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit, e jo të Kosovës.

Nuk është hera e parë që z.Abazi merret me mua dhe shpif kundër meje. Nuk e kam kuptuar ende pse. Nuk i jam përgjigjur më herët sepse z.Abazi nuk ka mbajtur post publik dhe nuk ka pasur përgjegjësi publike.

Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.

Çdo gjë do të sqarohet me kohë.

Zv Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktoi me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për më tepër, është e ditur botërisht që unë jam emëruar Ambasadore përmes çelësit politik, njësoj si shumë Ambasadorë tjerë. Kjo nuk është shkelje apo diçka e jashtëzakonshme. Në fakt, është e rregulluar me ligj. Si Ambasadore, unë i kam shërbyer Kosovës. Kam punuar me nderë tërë jetën time. E tillë do të vazhdoj të jem.

Nuk do të lejojë që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale.

Jam shumë krenare me punën e kolegëve të mi dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik.

E kam thënë edhe më herët, të jem Ambasadore e Kosovës në Washington DC është nderi i jetës sime.

Nexhmedin Spahiu: Glauk Konjufca të japë dorëheqje pas skandalit me Xhamajkën

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Nexhmedin Spahiu po e konsideron si skandaloze dhënien e lajmit që kinse Xhamajka njohu Kosovën nga institucionet më të larta të shtetit.

Ai gjithashtu paralajmëroi pasoja në diplomacinë kosovare për shkak se Kosova po tregohet joserioze në sferën e politikës së jashtme, njofton Klan Kosova.

“Kur bëhet një joseriozitet i tillë në kulm të piramidës shtetërore, paramendoni se çfarë bëhet nëpër institucione tjera. E gjithë kjo lojë është bërë për ta diskretituar qeverinë e re që të tregojnë jopërvojën e saj”.

“Është dashur që të bëhen hetime për këtë njoftim. Nëse vërtet Vlora Çitaku ka shkruar në e-mail që të mos bëhet publike sepse ende nuk ka ardhur zyrtarisht, atëherë ajo nuk mban përgjegjësi për këtë”.

“Ministri i Jashtëm nuk është dashur të bie pre e kësaj, por është dashur të thotë se nuk kemi konfirmim dhe nuk kemi informatat zyrtare. Presidenti është mësuar me këso skandale, por edhe qeveria e re po tregon se është njësoj si të tjera, shtet hajgare”.

Spahiu në Info Magazine tha se kjo ngjarje e ka dëmtuar fort Kosovën në marrjen e njohjeve të reja.

“Problemi do të jetë te njohjet sepse të tjerët të njohin nëse je serioz. Kur lindin kombet e reja kombet ekzistuese e japin një mendim të tyre se nëse është ngjizur një komb apo jo. Disa kombe të botës na kanë njohur sepse këtu ka lindur një komb i ri. Bushi ka thënë se kemi vendosur ta njohim një komb sovran. Secili e ka mendimin e vet, përfshirë këtu edhe Xhamajkën”.

“Nëse të njohin shumica e kombeve ata pak që nuk të njohin bëhen më pak të rëndësishëm, por edhe mund t’i bashkohet mendimin të shumicës. Por, kur këta që na kanë njohur dhe e tërheqin atëherë krijohen dyshime. Ekziston një rrezik që Kosovën ta njohin kombet e botës”.

Spahiu u tregua i rreptë ndaj zyrtarëve që duhet dhënë përgjegjësi për, siç e quajti ai, skandalin me Xhamajkën.

“Janë tre njerëz përgjegjës: Presidenti, Ministri i Jashtëm dhe Ambasadorja Vlora Çitaku. Nëse kjo e fundit ka thënë që të mos publikohet atëherë nuk është përgjegjësia e saj. Por, përgjegjësia e MPJD-së dhe e Presidencës absolutisht nuk duhet anashkaluar. Ose Glauk Konjufca të japë dorëheqje, ose kryeministri duhet ta shkarkojë atë. Nëse unë e kisha bërë një gabim të tillë do të jepja dorëheqje”.

Megjithatë, Spahiu tha se fillimi i Qeverisë Kurti është i mirë, por rastin me Xhamajkën e quajti si një skandal të madh.

“E kam thënë disa herë edhe para formimit të Qeverisë se pika më e dobët e Kurtit ka me qenë politika e jashtme. Glauku dhe diplomacia janë larg. Kurti e emëroi në këtë pozitë sepse ishte i detyruar pas dorëheqjen nga Kuvendi”.

Rasti Xhamajka: Analistët politikë thonë se diplomacia kosovare është hajgare

Periskopi.com Lajme

Situata e komplikuar rreth njohjes dhe mosnjohjes së pavarësisë së vendit tonë nga Xhamajka, sipas ekspertëve, duhet të merret si shqetësuese, pasi dëmton imazhin e Kosovës dhe krijon argumente të forta të cilat mund të përdoren nga Serbia kundër republikës sonë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje përmes një postimi në Tëitter, njoftoi se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo një lajm i tillë u demantua sot nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, e cila tha se deri më tash shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Dhënien e lajmit se Xhamajka e ka njohur Kosovës e bëri ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila përmes postës elektronike e ka njoftuar presidentin e Koso vës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Albin Kurti, e ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca për njohjen nga ky shtet.

Karshi deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Xhamajkës se ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sot ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.

Ai përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se si ministri do i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësità « e secilit”, ka shkruar Konjufca.

Por fajtor për skandalin e mosnjohjen nga Xhamajka, njohësit e kësaj fushe e lënë diplomacinë kosovare dhe liderët shtetëror, të cilët ende pa marrë notën verbale për njohje nga Xhamajka shpërndajnë lajme të tilla.

Sipas tyre, kjo situatë e ka dëmtuar imazhin e Kosovës, madje edhe ka krijuar argumente të forta të cilat mund të përdoren nga Serbia kundër Kosovës.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti derisa e konsideron si situatë mjaftë të komplikuar, thotë se deklarimet e ministres së shtetit të Xhamajkës duhet të merren me shumë seriozitet dhe si shumë shqetësuese.

Sipas tij, krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës të cilët e mirëpritën këtë lajm, duhet të tregojnë notën verbale për njohje nëse e kanë atë, në të kundërtën shteti i Kosovë do dal shumë jo seriozë.

Hoti thotë se liderët e Kosovës duke dashur që t’ i marrin meritat për njohën e shtetit të Kosovës po nguten të dalin me deklarime të tilla të cilat e dëmtojnë vendin.

“Kjo përtej deklarimit të ministres se Jashtme të Xhamajkës bënë thirrje, ngreh alarmin për liderët politik në Kosovë të cilët njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë që qeverisja me vendin nuk duhet të shprehet përmes emocioneve, por duhet të shprehet përmes një sistemi të konsoliduar dhe të përcjell me dokumente të shkruara. Njohja e një qeverie nga qeveria tjetër bëhet përmes një akti formal i cili mund të jetë i llojeve të ndryshme duke filluar nga njohja formale ose mënyra të tjera të komunikimit. Por se pa i siguruar ato dokumente mendoj se është e ngutshme sepse liderë të caktuar në emër të rivalitetit nga njëherë shumë të sëm urë dhe vërtet të shumë emocional, provojnë të paraqiten si bajraktar në kuptimin se kush punon më shumë dhe kush vërtetë po siguron njohje për Kosovën. Mendoj se kjo praktikë definitivisht duhet të mbyllet dhe se personaliteti i cili ka proklamur njohjen nga Xhamajka duhet ta bëjë të njëjtën duke prezantuar dëshmi të sakta dhe të shkruara që qeveria e Xhamajkës vërtetë ka ndërmarr hapin ose vendimin për njohjen e Kosovës. Në të kundërtën nëse nuk është kjo situata rrezikojmë të dalim jo serioz dhe që vendimet e tilla mund të na kthehen bomerang “, tha ai.

Njohësi i të drejtës ndërkombëtare thotë se kjo njohje apo mosnjohje nga shtetit xhamajkan i ka dhënë një argument të fuqishëm diplomacisë serbe për të vazhduar fushatën e saj të ashpër për tërheqjen e njohjeve të shteteve që tashmë e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Një veprim i tillë, ai madje thotë se e ka dëmtuar edhe imazhin politi k por edhe juridik të Kosovës.

“Imazhi politik dhe juridik ndërkombëtar i vendit dëmtohet në masë jashtëzakonisht të madhe aq më parë kur për vendimin e njohjes kemi deklarimet e tre krerëve institucional, mendoj që vërtet duhet të jemi të kujdesshëm të mos biem në gracka të tilla për faktin që gracka të tilla mund të na kthehen bomerang në kuptimin e shfrytëzimit si një argument komprometues nga pala e kundërt këtu e kam fjalën për Republikën e Serbisë e cila si kundër reagim tash e sa kohë ka organizuar dhe po vazhdon me fushatën për tërheqjen e njohjeve dhe për kontestimin juridik dhe ndërkombëtar të statutit të Kosovës. Defintivisht duhet të jemi të kujdesshëm që situata të tilla të mos na përsëritën…Është një argument i gatshëm për t’u përdorur nga diploma cia serbe madje jo vetëm duke u përdorur nëpër evente të ndryshme, në mbledhje e Këshillit të Sigurimit por edhe në kontaktet bilateriale apo raportet bilateriale tek shtetet nga të cilat ata kërkojnë tërheqjen e njohjeve, hezitim respektivisht dilema për njohjen për mosnjohje nga Xhamajka do të përdoret si argument nga serbët për vendet të cilat kanë skepticizëm për vendimin e tyre”, theksoi Hoti.

Artan Demhasaj nga organizata Çohu tha se kjo situata për njohjen dhe mosnjohjen e shteti të Kosovës nga shteti i Xhamajkës, tregon se Kosova ka një diplomaci “hajgare”.

Demhasaj thotë për KosovaPress, se asnjë bartës i institucioneve të Kosovës nuk duhet të jap lajme të tilla pa e marrë dokumentin që vërteton atë njohe.

“Është diplomaci hajgare që zakonisht edhe ambasadorët por edhe bartës të lartë të institucioneve në Kosovë prej ngutisë se cili të dal të jap lajmin e parë për njohjen apo jo të një vendi nguten dhe flasin për njohjen në këtë rast nga ana e Xhamajkës pa e marr një dokument zyrtar që tregon për njohje. Nuk duhet që asnjë bartës i institucioneve në Kosovë të dal dhe të jap një lajm të tillë në publik sepse ky mund të jetë një dezinforimim i publikut pa marr njohjen në bazë të dokumenteve zyrtare. Pra kjo tregon edhe njëherë se çfarë niveli të diplomacisë kemi ne sot kur japin lajm madje edhe presidenti jep një lajm të tillë“, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike madje thotë se ka mundësi që dhënia e lajmit se shtetësia e Kosovës është njohur nga shteti i Xhamajkës, e ka penguar këtë proces.

“Me siguri me gjasa ka q enë në proces çështja e njohjes së Kosovës nga ana e Xhamajkës , mirëpo akoma nuk ka qenë zyrtare sepse nuk e kemi marr atë notën që tregon se Kosova është njohur nga Xhamajka dhe në momente të tilla kur ne kemi publikuar një lajm të tillë akoma pa e marr dokumentin tregon për njohjen e Kosovës kjo mundet me dëmtua sidomos këtë proces. Sepse tashmë Xhamajka ka mundur që edhe nëse e ka pasur në plan për njohje e Kosovës momentin kur e ka parë lajmin akoma pa e dhënë notën diplomatike të njohjes atëherë edhe mundet në një mënyrë me i ra pishman mos me ndodh një gjë e tillë. Për shkak të një nguti që ne sot e kemi nga individë të caktuar të lidershipit politik dhe institucional kjo mundet me ndikua që ne mundemi me humb një njohje që kemi mundur ta kemi pasur gjatë javës që vjen”, theksoi Demhasaj.

KosovaPress gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë, V lora Çitaku për ta sqaruar situatën e krijuar rreth njohjes apo mosnjohjes së Kosovës nga Xhamajka por kjo e fundit nuk është përgjigjur.

Mosnjohja nga Xhamajka ka krijuar reagime të shumta, madje deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli kërkoi edhe shkarkimin e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

 

Konjufca: Do ta sqarojmë situatën për rastin e Xhamajkës dhe do të veprojmë

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm Glauk Konjufca, ka reaguar pas situatës së krijuar lidhur me lajmin për njohjen nga Xhamajka, e që më vonë doli, se në fakt, ky shtet nuk na ka njohur.

Në reagimin e tij, Konjufca thotë se ambasadorja Çitaku e ka njoftuar Ministrinë e jashtme për këtë njohje. Thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën në SHBA dhe se ‘do të ndërmerren veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit’.

“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, shkruan Konjufca.

Presidenca: Njoftimi për njohjen nga Xhamajka erdhi zyrtarisht nga Çitaku

Zyra e Presidentit të Republikës reagoi pas mohimit të lajmit se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga Presidenca thonë se njoftimi është marrë zyrtarisht nga ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Po ashtu, thuhet se Çitaku të njëjtin njoftim e ka dërguar edhe te kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës./Periskopi/

 

Presidenca dhe Qeveria u njoftuan zyrtarisht nga ambasadorja Çitaku për njohjen nga Xhamajka

Periskopi.com Lajme

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, thotë se ‘është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga ambasadorja e Kosovës në Uashington për njohjen nga Xhamajka’.

Sipas një përgjigje për Periskopin, Zyra e Presidentit thotë se i njëjti njoftim për njohje, nga ambasadorja Çitaku është përcjellur edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrit të jashtëm.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës”, thuhet në përgjigje.

Mbrëmë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi për njohjen nga Xhamajka, mirëpo më pas, ministrja e jashtme e këtij shteti, ka reaguar duke thënë se ky shtet nuk e ka njohur Kosovën./Periskopi/

Dikush në VV beson se njohjen nga Xhamajka e solli Glauk Konjufca

Periskopi.com Lajme

Ndonëse duket e pabesueshme, dikush në Lëvizjen Vetëvendosje beson se njohja nga Xhamajka erdhi falë Qeverisë së re.

Kështu, të paktën, lë të kuptohet një anëtar i VV-së, i cili e llogaritë si punë të madhe faktin se ministri Glauk Konjufca ka pranuar njohjen vetëm 2 javë pasi u emërua si shef diplomacie, shkruan reporteri.net.

“As dy javë nga emërimi, Glauku pranoi njohjen nga Xhamajka!?”, ka shkruar ish-anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Adnan Rrustemi.

Vetë Konjufca, ndërkohë, nuk ia ka ledhatuar sedrën vetes në reagimin pas njohjes nga shteti xhamajkjan. Ai vetëm tha se do të nisin menjëherë përgatitjet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë ????”, ka shkruar Konjuca.

Sidoqoftë, Xhamajka u bë sot shteti i 117 që e njeh shtetësinë e Kosovës, e që erdhi pas një pauze të gjatë, pasi njohja e fundit datonte në vitin 2018.

Ndryshe, lajmin për njohjen nga Xhamajka e ka bërë sot presidenti Hashim Thaci, i cili e ka quajtur si lajm të mrekullueshëm.