Eksperti i arsimit: Mësimdhënia duhet të shkojë nga PISA

Periskopi.com Lajme

Eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj ka thënë se mësimdhënia në Kosovë duhet të shkojë nga PISA.

Ai sonte në Rubikon të KTV’së ka thënë se Pisa është matës më i mirë se testi i maturës.

“Këto rezultate të testit PISA, ky test është i saktë, i besueshëm; ky tash nuk përputhet me testin e maturës, është mungesë e koherencës mes testeve. Normal PISA ndryshe, mat më mirë se sa matura jonë, PISA mat më mirë. Matura pak a shumë është përputhje me atë se qysh mbajmë mësim dhe qysh vlerësojnë mësimdhënësit”, ka thënë ai.

“Mësimdhënia duhet të shkojë nga PISA sepse e ardhmja e botës është duke shkuar andej, e jo se si mësojmë ne”./PERISKOPI/

 

Xhavit Rexhaj nga LDK: Kemi pajtueshmëri të plotë me VV-në në fushën e arsimit

Periskopi.com Lajme

Eksperti i fushës së arsimit nga LDK, Xhavit Rexhaj,  ka thënë se takimi i sotëm mes grupeve punuese të kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i gjatë por konstruktiv.

Përveç fushës së arsimit sot temë ka qenë edhe shëndetësia, njofton Klan Kosova.

“Konsideroj se procesi po ecë shumë mirë, jam shumë i kënaqur me shkallën e pajtueshmërisë. Ka qenë diskutim i thuktë sepse të dy palët kemi qenë të pagatitur mirë. Përafrimi është 100% sepse i kemi diskutuar edhe dallimet”, ka thënë Rexhaj në Info Magazine.

“Sot është bërë punë e mirë për arsimin dhe shëndetësisë. Kemi folur për intervenime të ndryshme sektoriale, si gjendja në Ministrinë e Arsimit, zgjedhjet e organogramit që nuk i janë përshtatur sistemit arsimor në Kosovë dhe ka pasë interesa të ngushta më tepër se nevojat e ministrisë”.

“Situata rregullohet jo me imponim, nuk ka nevojë të largohen njerëz nga puna, por bëhet risistemim. Është diskutuar edhe çështja e partnerëve zhvillimor dhe trajtimi i teksteve shkollore. Do të ketë politika që e forcojnë shkollën – forcohet llogaridhënia”.

“Jemi pajtuar, sepse kemi punuar që të pajtohemi”.

Rexhaj ka theksuar se dy grupet janë pajtuar që të shtohen investimet në arsim.

“Të gjithë kanë thënë se kanë investuar në cilësi, por nuk është investuar. Ne mendojmë që të bëjmë jo vetëm koordinatorë të cilësisë në shkolla, por të ketë shërbime cilësore”.

Në fund Rexhaj ka thënë se nuk dihet se cila parti do ta marrë ta drejtojë Ministrinë e Arsimit, por që ka theksuar se aty më shumë traditë ka LDK-ja.

Xhavit Rexhaj jep dorëheqje nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (Video)

Periskopi.com Lajme

Xhavit Rexhaj ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Rexhaj u largua nga ky organ i Agjencisë së Akreditimit pasi konsideroi se nuk ka liri të shprehjes.

Ai tha se për shkak të një postimi në facebook, të tjerët e kanë cilësuar si militantizëm.

“Atëherëq është dashur ta kontrolloj se çcka duhet të them dhe të shkruaj e të veproj apo ta ruaj lirinë time dhe të ndikoj në një sistem e jo vetëm të punoj në një institucion”, u shpreh Rexhaj.

Jep dorëheqje anëtari i Agjencisë së Akreditimit

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Agjencisë së Akreditimit, Xhavit Rexhaj sot ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante në këtë agjenci. Arsye për këtë po del të ketë qenë thurja e lavdeve për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në rastin konkret, ai kishte thënë se LDK’ja është partia më e mirë në Kosovë dhe rajon. Por, Agjencia Kundër Korrupsionit i ka kujtuar Rexhajt se lidhja me politikë në kohën sa mban pozitën e anëtarit të Agjencisë përbën konflikt interesi.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar vetë Rexhaj. Ai ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me qëndrim se lidhjet e tij me politikën sa është anëtar i Agjencisë përbëjnë konflikt interesi.

“Po, është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje. Një nga arsyet është qëndrimi im për LDK’në. Agjencia Kundër Korrupsionit ka dal me qëndrim që nuk lejohet edhe me qenë anëtar i Agjencisë së Akreditimit edhe me pas lidhje me politikë”, ka thënë Rexhaj për Express.

Ai së fundmi kishte vendosur të mos votojë asnjë vendim të këtij institucioni derisa nuk do të marrë interpretimin e Agjencisë Antikorrupsion për konflikt interesi.

Express ka raportuar javë më parë se Rexhaj kishte lavdëruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo është partia më e mirë në Kosovë dhe rajon dhe se është shkollë politike edhe për partitë në Ballkan.

“Vizioni rugovian mund ta udheheqe ende Kosoven. LDK ka pasuri e vlera te pakrahasueshme ne vizionin rugovian. Duhet te krenohemi me te! Aty jane patriotizmi, vlerat civilizuese euro-perendimore, maturia, lidershipi, perkushtimi, guximi, largpamesia, shteti, njerezia … te gjitha jane aty!”, ka shkruar Rexhaj, në FB.

Rexhaj është pjesë e Agjencisë së Akreditimit, organ i pavarur që mbikëqyr arsimin e lartë në Kosovë. Kur LDK udhëhiqte arsimin në Kosovë, Rexhaj kishte këshilluar Agim Veliun.

Nuk dihet nëse ka ndonjë pozitë në LDK megjithëse ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve të kësaj agjencie.

Agjencia e Akreditimit ishte përfshirë kohëve të fundit në një debat lidhur me disa vendime kontroverse lidhur me arsimin e lartë. Të gjitha vendimet që ishin marrë i kanë anuluar. Ende nuk kanë dhënë përgjigje se pse kishte ndodhur një gjë e tillë.