Sfeqla thotë se presidenti nuk i takon LDK’së: Duhet të jetë figurë unifikuese

Periskopi.com Lajme

Xhelal Sfeqla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sonte në Interaktiv se për postin e presidentit nuk ka pse të diskutohet njëherë, transmeton Periskopi.

Sipas tij, presidenti njëherë nuk  i takon as LDK’së e as VV’së.

‘’Nuk është koha të flitet për presidentin sepse Kosova e ka një të tillë. Sipas mendimit tonë, meqenëse edhe nuk po bisedojmë, s’ka kurrfarë arsye që ky post t’i takojë o LDK o VV dhe t’i përcaktohet kujtdo. Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese sikurse në Kushtetutë. S’ka arsye tash të bisedohet për një gjë që mund të ndodh pas 2 viteve’’/PERISKOPI/