Sveçla: Ka qëndrime të ndryshme brenda LDK’së për koalicion

Periskopi.com Lajme

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që koalicioni me LDK’në të mos ndodhë, shkruan Periskopi.

“Ne jemi shumë të qartë nuk ka arsye që ky koalicion mos të ndodhë. Ka një lloj zvarritje nga përvojat e kalume në certifikim të rezultateve. Ne kemi inicu takimet, po ndodhin takimet”, ka thënë ai në Frontal.

Ai në një formë ka thënë se disa qëndrime të ndryshme brenda LDK’së po vonojnë koalicion mes këtyre dy subjekteve.

“Ka qëndrime të ndryshme brenda LDK është publike po shihet, ne kemi qenë të gatshëm. Ndoshta ata kanë pritë të fitojnë dhe janë ndier keq me humbjen, diferenca po rritet mes VV dhe LDK’së, dhe ata nuk presin që rezultati të ndryshoj”

“Është cështje e brendshme e LDK të shoshoj këto ndryshime mes vete, nuk është e imja që të mirrem me deklaratat e tyne”, ka thënë tutje ai./Periskopi/