​Bashkëshortja e Adem Demaçit: Shqiptarët nuk i vlerësojnë veprat e tij, po thonë tulifar fjale për të

Periskopi.com Lajme

Një vit pas ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ai po kujtohet si një njeri i cili i dha shumë kombit shqiptar, por njerëzit e afërt të tij, po vlerësojnë, se kontributi i tij, nuk po vlerësohet mjaftueshëm nga populli.

28 vite i mungoi për së gjalli, e tani flet me fotografinë e tij çdo ditë.

Kështu bashkëshortja e Adem Demaçit, Xhemajlija flet për veprimtarin e çështjes kombëtare që jetën ia kushtoi popullit, duke kërkuar liri.

Duke kujtuar kohën që bashkëshorti i saj kaloi në burgje, Xhemajlie Demaçi thotë se popullin shqiptar ende nuk e vlerëson veprimtarinë e tij, e një gjykim të tillë ajo e konsideron si të gabuar.

Në këtë përvjetor të vdekjes së tij, Demaçin e kujtoi edhe bashkudhëtari i tij i cili ishte për shumë vite edhe këshilltar i tij, Hakif Bajrami.

Sipas tij, populli shqiptar nuk ka kapacitet ta njoh vlerën e Adem Demaçit.

Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit, Adem Demaçi, sot është vendosur edhe gurthemeli i shtatores së tij, ku me modelin ideor kanë vërejtje familja e tij.

Kujtojmë që për bindjet dhe angazhimin e tij politik, Adem Demaçi qëndroi 28 vjet i në burgjet e Jugosllavisë. Demaci udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së, me zyrë në Prishtinë. Demaçi ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.